Alba Xifaj
( Shenim per librin poetik : ” Heshtje e kthejllet” te poetes Enkelejda Kondi )
Ne jetojme nen nje percaktim kohor te matur nen sekonda, minuta, ore, dite, jave, muaj, vite, te cilat rrjedhin ne te njejtin ritem e me te njejten pakthyeshmeri njesoj per te gjithe, pa perjashtim. Si nje teori konspirative, ajo e relativitetit, gjen strehe pikerisht ne vepren krijuese te nje poeti, nje artshkronjesi, ku koha merr nje tjeter dimension.
Teksa nis udhetimin pas gjurmeve te penes se Enkeledes, perjeton sa gjate ka jetuar kjo poete. Se sa gjate ka jetuar ate dimension kokforte ne pandalshmerine e saj, kohen. Enkeleda gezon luksin qe me shume se kushdo e ka nje poet. Ta veshesh ate cka ne kohe ne perjetojme, me fjale.
I kendon burgut te dashurise:
Me mbylle ne kuadrat
Te heshtjes, vetmise…
…dhe duhet vetem nje togfjalesh metaforik “Prangat e arta” te na valevis neper nje oqean kohor kujtimesh, refleksionesh, dhimbjeje per te na percjellur ne arratisje me forcen e dashurise, dashurise per dashurine:
U çlirova
Ika drejt qiejsh e lire
Pervoje e hidhur
Po vetes sime i perkas.
Ky botim poetik eshte nje udhetim plot ngjyra e force shpirterore, ku poetja i kendon dashurise. Thurr e shthurr per te si Penelopa. Dashuria mberrin keshtu:
Erdhe ne qiellin tim
Ne boten time
Ne heshtjen time
Erdhe te zemra ime
Qe une t’i besoj perjetsise.
Ajo jeton ne nje te ardhme, e jeton fort edhe kur na kthen mes dritave te qytetit te saj ne te kaluaren e “nje puthje aty ne park”
Jeton naten, mes yjesh e mekatesh. Jeton vone mes endrrash strukur labirintheve te harreses. Ne mosdashurine per Janarin e ftote e ne prarimin shpirteror vjeshtak. Dhe kur e zeza ngjyre hapsira ka pushtuar, derdh ngjyra e jeton ne nje “ylber mrekulluar”
Jeton ne dualizem, prane e larg. Ne dhomen “mes librave pa invetar”, ku percjell nje vit, kapitur e drobitur ne kalendar pa shifra. Ne zbardhje ditesh e bezdisur nga fytyra buzeqeshjeshtirur, po besimin s’humb dhe kur roberine takon. Drejt lartesive shpirtin guxon e ngre. E ngop me arome lirie e perhumb ne arome mimozash pranverore.
Jeton ne ikje e rikthime. Ne aeroportet qe ngjasojne “ne buzeqeshje qe thyhen si kristali”. Lotit te nenes i ben strehe ne poezine e saj e kenges labe i jep ze, atdheut per ti kenduar plot mall e perulje. Jeton si e huaj, ne 2 toke e patoke, por ne nje hapsire ku endrren takoi e thote:
Jam gruaja dhe nena qe kisha enderruar
Tani une jam nje enderr e trefishuar.
Mediton dhe mbi vdekjen e amanet le; “koka te me prehet ne timin dhe”. Frikes se fundit te botes i perplas ne fytyre shhpresen e nje fillimi te ri.
Sepse siç poetja thote:
Qyteti kendon meshen e fundit
Me kembanat e kishave ende zgjuar
ndersa poeti ecen ne rruge pa fund
Lahet qiellit te tij fitimtar.