Promovohet libri “ Heshtje e Kthejllet” i autores ENKELEJDA KONDI MASSEBOEUF

Nga ky aktivitet u miratua propozimi i mbrëmjes së leximeve një herë në muaj ( të dielen e fundit të çdo muaji), me emertimin: “ Një krijues në muaj!”

Të dielen, me  08 shkurt 2015, në Kafe Kuvendi, u be promovimi i librit “ Heshtje e kthejllet”, te autores Enkelejda Kondi, e cila kishte udhetuar enkas nga jugu i Frances per ne Detroit. Ditet e ftohta të këti muaji nuk e penguan aspak qe Enkelejda, veç promovimit, te vizitonte edhe Konsullin e Nderit te Republikes se Shqiperise, Ekrem Bardha si dhe Qendren e njohur të Shën Palit, në Rochester Hills, ku u takua  dhe shkëmbyen eksperienca emigrimi me drejtuesin e saj, Don Fran Kola. Për këtë promovim ishte interesuar, fillimisht miku i saj Klement Bardhi, i njohur ne komunitetin tone si dashamires i librit dhe kultures, duke marre pjesë e ndihmuar në disa aktivitete. Takimi i dates 8 shkurt 2015 shoqerohej edhe nga muzikanti i njohur Gentjan Cakorja dhe kengëtarja Suela Meçolli.

Para promovimit, ne Kafe Kuvendi

Enkelejda Kondi ne Kuvendi

Takimin e hapi dhe drejtoi botuesi Pjeter Jaku, i cili fillimisht bëri një biografi të shkurtër të poetes, si dhe foli për botimet e saj. Aktivistja dhe anëtarja e Këshillit  Botues të Revistës Kuvendi, Alba Xifaj diskutoi rreth vlerave artistike të krijimtarisë së Enkelejdes.

Më pas, disa nga pjesëmarrsit, me deshiren e tyre, lexuan  poezi të zgjedhura  nga libri që promovohej. Poetet Gjovalin Lumaj, Mensur Spahiu dhe Elinda Marku, folen per aktivitete të tilla dhe eksperiencen e Kuvendit që ka në këtë fushë, duke uruar poeten Enkelejda Kondi për botimin e saj dhe ardhjen mes krijuesve të Detroitit, në USA. Ata edhe lexuan pjesë nga krijimtaria e saj. Po ashtu, poezi lexuan edhe, i riu Dritan Dragu, Qendresë Halili, Alba Xifaj, Gjeto Ivezaj, Aida Gjergji etj, duke i dhënë një atmosferë krejt ndryshe takimit, larg fjalimeve të stërgjatura, që nuk thonë asgjë dhe vetëmburrjeve të pasherueshme të disa  pseudokrijuesve, kur flasin për krijimtarinë e të tjerëve. Në takim, foli edhe një nga dashamirësit e librit, Fran Vokrri. Poashtu, Bardhok Ndoi, Nënkryetar i Shoqatës “ Mirdita” përshëndeti Kuvendin dhe punën e tij të vazhdueshme në këtë lëmi.

Poeti Ruzhdi Gjokaj, edhe pse me vonesë, pasi kthehej nga një udhëtim i largët, i përjetoi dhe përshëndeti aktivitetin, duke këmbëngulur në një propozim të  para disa viteve, për ta pasur një ditë në muaj për poezinë.

Të pranishmit miratuan menjëherë propozimin e  botuesit Jaku, për të pasur të dielen e fundit të çdo muaji mbrëmjen e leximeve të krijimtarisë letrare, duke  e quajtur aktivitetin: “ Një krijues në muaj.”

Enkelejda, me modestinë karakterizuese të krijueses, falenderoi Kuvendin për këtë  aktivitet dhe gjithë të pranishmit, që u treguan kaq dashamirës më   poezinë e saj, duke parë të veçanten, ku të gjithë të pranishmit deshironin të lexonin pambarimisht, edhe pse muzika joshte një tjetër atmosferë.

Në fund të takimit, para se t’i lihej koha e duhur muzikes , pothuajse të gjithë të pranishmit e kërkuan librin e Enkeljedes me autograph.

Korespodent i Kuvendit

Foto nga  promovimi:

enkelejda2

Pas takimit, disa nga pjesemarresit me autoren

 

enkelejda3Alba Xifaj, duke folur per librin “ Heshtje e kthjellet”

 

 

 

 

 

 

enkelejda4Aida Gjergji, si perhere e pranishme ne aktivitetet e Kuvendit

 

enkelejda5Autorja duke shenuar autografe

 

“Poezia s’kërkon shumë fjalime akademike e fytyra të zymta. Me pak muzikë të ëmbël në sfond, rreth një tavoline me njerëz të pasionuar për poezinë e fjalën e bukur, gjithçka është perfekte.”

 

Enkelejda Kondi ( shenim ne profilin e saj ne Fb per promovimin)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *