Dëbohet At Nikoll Marku nga ceremonia

Kryeministri Rama dhe Janullatus e poshtrojnë publikisht priftin shqiptar

 

At Nikoll Marku nuk do lejohet të hyjë nesër në katedrale. Kryeministri Rama dhe Janullatus refuzojnë pjesmarrjen e tij në inagurimin e Kishës. Inagurimi i Kategdrales Ortodokse me flamur grek në Tiranë pritet të mbledhë nesër një numër të madh drejtuesish të lartë fetar ortodoks nga e gjithë Europa.

Mes tyre do të jetë edhe Patriarku serb Irinej. Ai njihet për artikulimin e tij anti-shqiptar dhe në mbëshetje të politikave serbomadhe ndaj shqiptarëve. Ka shumë deklarata kundër shqiptarëve, ku janë bërë të rrugës ato të tipit: Kosova,zemra e Serbisë. Në një tjetër deklaratë publike ai i bën thirrje serbve të Kosovës që të dalin të gjithë në zgjedhje që të mos fitojnë shqiptarët.

Ndërsa, kjo deklaratë do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët e masakruar, përdhunuar, vjedhur, djegur, nga serbët prej shekujsh. “Për ne janë të pakuptueshme historia dhe faktet e mundshme që Kosova të mos jetë në kuadrin e Serbisë. Serbia është Kosova e Metohia. Atje është fillimi i historisë dhe i kulturës sonë. Atje është qendra e kishës sonë, Patrikana e Pejës.”

Inagurimi i Katedrales Ortodokse është një aktivitet i rendësishëm, por nuk mund të marrë pjesë një anti-shqiptar në inagurimin e kishës ku do të luten më pas shqiptarët.

Shqipëria dhe shqiptarët janë mikpritës dhe presin çdokënd që bën thirrje për paqe dhe vëllazëri, por jo ata që mbështesin genocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Irinej është një prej tyre.

Duke njohur ndjeshmërinë e kësaj çështjeve, Kisha Ortodokse e Shqipërisë e drejtuar nga Hirësia e tij Janullatos dhe kryeministri nuk duhej të ftonte në Tiranë një njeri si Irinej por peshkopin shqiptar At Nikoll Marku. Ndryshe do të lexohet si provokim i ndjenjave të mijërave të prekur nga genocidi serb dhe milionave zemrave të prekur nga helmi i Irinejt.

NacionalAlbania.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *