Republika e Kosoves, Qendër Kulturore në Çikago

Në Çikago është përuruar Qendra Kulturore e Kosovës ndërsa janë themeluar edhe rrjetet e bizneseve në SHBA dhe Kanada. Kështu njofton ministria e Diasporës, pas një vizite pune që kreu i këtij dikasteri, Ibrahim Makolli, i ka bërë këtyre vendeve. Gjatë vizitës në Kanada, ministri Makolli u takua me shoqata të komunitetit shqiptar në Montreal, Toronto, London dhe Hamilton, si dhe me bashkatdhetarë në këto qytete. Në Toronto, ministri thuhet se pati një takim pune me Robert Baines, nga Këshilli i Kanadasë për NATO, njëherësh koordinator i shoqërisë kanadeze-shqiptare për NATO. Me të thuhet se bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij këshilli dhe Kosovës. Në Detroid, Çikago e Dallas, ministri Makolli zhvilloi takime me përfaqësues të mërgatës, me të cilët bashkëbisedoi për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mërgatës, si dhe për objektivat e përbashkëta. Gjatë qëndrimit në Çikago, ministri Makolli u takua edhe me zyrtarë të Universitetit t ë Ilionisit, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve të Republikës së Kosovës dhe këtij universiteti, si dhe për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit. Në kuadër të projektit të rrjetëzimit të bizneseve në diasporë, më 19 prill u themelua edhe Rrjeti i bizneseve shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kryetare e të cilit u zgjodh Lida Ragami. Më 20 dhe 21 prill, në Toronto të Kanadasë u themelua Rrjeti i Bizneseve Shqiptare për Kanada. Kryetar i këtij rrjeti u zgjodh Bashkim Breznica. Në Detroit të ShBA-ve, më 23 prill, po ashtu u themelua Qendra e rrjetit të bizneseve për shtetin e Miçiganit. Me këtë rast, u zgjodh edhe kryesia prej 15 anëtarësh, e cila do të udhëhiqet nga Prenk Gjokaj dhe Xhon Goqi. Dy rrjetet e fundit të bizneseve në ShBA u themeluan në Çikago (më 24 dhe 25 prill)dhe në Dallas(më 26 dhe 28 prill). Në Çikago u zgjodh edhe kryesia e përbërë prej 14 anëtarësh e shoqatës së bizneseve, e cila do të koordinohet nga biznesmeni Gani Ahmetaj. Ndërkaq, në Dallasu zgjodh kryesia prej 15 anëtarëve të shoqatës së bizneseve, e cila do të udhëhiqet nga Nazar Mehmeti. Ministri thonë se qëllimi i projektit të rrjetëzimit të bizneseve shqiptare nëpër botë është përafrimi i bizneseve dhe i biznesmenëve shqiptarë dhe bashkëpunimi mes tyre nëpërmjet projekteve të përbashkëta e investimeve në trojet shqiptare. Në këto takime u bisedua edhe për konferencën e përgjithshme të rrjeteve të bizneseve, e cila do të mbahet në Kosovë, nga data 16 deri më 18 maj 2014.

Bota Sot, 5 Maj 2014

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *