Studiuesi japonez i Kanunin e Lekë Dukagjinit, Profesori Kazuhiko Yamamoto, u takua me miqt e tij shqiptar në Nju Jork

BEQIR SINA, New York

Dy miqt e dëshmuar, njëri japonez dhe tjetri shqiptarë , ruajnë lidhjet e tyre të mira simbas traditës së dy vendeve

 
NEW YORK CITY : Takim miqësorë është mbajtur, dje, në qytetin e Nju Jork-ut, me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto, i cili njihet nga shqiptarët si studiues i kulturës shqiptare dhe veçanërisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Profesori japonz është gjithashtu autor i librit “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”, me sponsorizim dhe përkthim të Dr. Selahudin Velaj – që sipas tij, “elementë bazë të etikës së Kanunit gjenden edhe në traditat antike japoneze si dhe në veprat homerike” shkruan studimi i Yamamotos .

 

Professor Yamamoto, është “zbulim” i mikut të tij,  Dr. Selehadin Velaj, i cili ishte për më shumë se gjysmë shekulli në diasporë, aktivist dhe veprimta aty ku e lypte nevoja e shqiptarëve në Amerikë.
 

Dr. Velaj – njihet mirë në diasporë edhe për lidhjet e tij me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto,  sidomos në kontributin e tij për njohjen e çështjes së Kosovës, veprimtarinë që zhvilluan ata së bashku në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në një nga Universitetet më të mëdha  të Tokios, dhe pati jehonë të madhe në qarqet akademike Japoneze në atë periudhë.

 

Velaj me këtë veprimtari pati dëshmuar dashuri për kulturën shqiptare duke ndihmuar dhe bashkëpunuar me dijetarin japonez, Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, i cili i kushtoi Kanunit Shqiptar të Lekë Dukagjinit studime të veçanta dhe serioze. Vetë, Dr. Velaj, i veshur me kostum kombëtar, shkoi në Japoni dhe ngriti flamurin shqiptar në aulat e universitetit japonez.

 

Veprimtari i dalluar i diasporës, Dr Velaj – vlen të përmendet se rrjedh nga një familje me tradita të vyera patriotike dhe atdhetare, ai është dhe ish themelues dhe udhëheqës i grupimit të, të “Tri Besimeve Fetare” shqiptare në diasporë, anëtar i hershëm dhe i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, si dhe aktivist i të drejtave të njeriut në SHBA.

 
Professor Yamamoto, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe është takuar me komunitetin shqiptarë në Nju Jork, është pedagog i Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit Kjushju.

 

Ai së bashku me zonjën e tij u takua dje në Restorantin “Sammy’s” me pronar shqiptar zotin Maxhun Biberaj  në qytetin e Nju Jorkut, mori pjesë në drekën e shtruar nga buajtësi Dr Velaj me miqt e tij shqiptarë: Ambasadorin Bekim Sjediu, Konuslli i Përgjithshëm i Kosovës, në Nju Jork, professor Naum Priftin, Presidentin e KKSHA, zotin Martin Shkreli, shkrimtari dhe poetin e njohur Pierr Pandeli Simsia me bashkëshorten e tij Joana Simsia, gazetaria Ermira Muja, gazetari dhe shkrimtari Muhamet Mjeku.

 

Duke folur në këtë drekë mysafirët e Dr. Velajt, shprehën kënaqsin e veçantë për takimin me Profesorin japonez Yamamoto, dhe me këtë rast ata falemnderuan veçanerishtë, bujarinë e dr Velajn dhe kontributin e tij për çështjen tonë kombëtare.

Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto, tregojë sesi nëpërmjet mikut të tij Dr. Velaj, ka arritur për të shpjeguar në Japoni , se si është Shqipëria dhe Kosova dhe se çfarë vende të mrekullueshm ka arritur ai të shohë.

 

“Njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë, tha profesori japonez janë shumë miqësorë, sidomos ata dallohen me sa kam vrejtur unë me ne të huajt. Në mënyrë të veçantë ata kanë treguar dashamirësi të madhe, dy dekadat e fundit edhe ndaj ne japonezëve, nëpërmjet, lidhjeve diplomatike, studentëve, biznesmenve, shoqatave dhe organizatave dhe Grupit të “Miqësisë Japonezo – Shqiptare”.

 

Ai tha se :”Andaj tani mbasi kam marrë shumë njohuri nëpërmjet mikut tim Dr Velaj – kur flas me shqiptarët, më duket sikur jam duke folur me njerëz të vendit tim. Udhëtimet e mia atje kanë qenë për mua mjaft të mira, një përvojë fantastike do të thoja. Pra, kam ndjenja mjaft pozitive ndaj kulturës shqiptare dhe ndaj shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *