Një tentativë e dështuar

Ne foto:  Nga e majta Dr. Gjon Buçaj dhe kandidati tjeter per kryetar te Vatres, i cili nuk kishte as dy muaj antaresi ne kete Federate, Nik Markolaj, ne momentin e zgjedhjeve.

 

(Vëzhgime nga Kuvendi i Vatrës mbajtur ne New York me daten 27 Prill 2013)

Pjetër Jaku

Kisha lexuar për lakminë  e madhe që kishin për të marrë drejtimin e Vatrës, që nga koha kur u krijua e deri në ditët tona, ndaj dhe nuk e besoja pse brezi  “i vjetër” e ruante me aq fanatizëm këtë organizatë, që u krijua në bashkimin e tri shoqatave të asaj kohe, duke ruajtur  vijimësinë nacionaliste dhe detyrimin e vazhdueshëm ndaj Atdheut. Me disa vatranë nga Detroiti udhëtuam me kënaqësinë e delegatëve të Vatrës, për t’u takuar e njohur edhe me delagatë të tjerë të ardhur nga Florida, Washingtoni etj..

E enjtja drobitëse e një udhëtimi 12 orësh, ku lodhjen më të madhe e pati Kujtim Qafa, i cili, megjithëse ishte i përqëndruar te drejtimi mjetit, herë mbas here dhe, pothuajse vazhdimisht, ishte i pranishëm në bisedat tona, më së shumëti lidhur me temën për të cilin po shkonim ne New York. Kjo ishte e enjtja e datës 25 Prill…

E premte, 26 Prill, një ditë para Kongresit

Në hollin e hotelit do takoheshim me aktivistin e njohur dhe vatranin Zef Bala, me të cilin patëm rastin të rrinim dhe një natë më parë. Poashtu vatrani tjetër Simon Qafa do t’i bashkangjitej degës tonë mbasdite, edhe pse mbrëmë na takoi. Alfons Grishaj, kryetari i Degës së Detroitit do na trokiste në dyert e dhomave të Hotelit Crowne Plaza White Plain që në orën 7 e 30. Në të majtë të 127-tës, ku kishtë zënë Alfonsi, te 123-shi ishin  Paulini dhe Luvigji, ndërsa në të djathtë, te 131-shi  Kujtimi dhe Pjetri. Disa kate më lart Mondi Rakaj me bashkëshorten dhe Valentin Lumaj po me bashkëshorten, nuk kishin nevojë për t’i thirrur, pasi në të shumtën e rasteve zbrisnin në holl para nesh.

Mbasdite e tensionuar

Që në drekën te “La Grotta II” filloi shqetësimi për Kuvendin e nesërm, për t’u bërë  më prezent në mbasditen dhe darkën te “ Le Jardin”, një resorant në breg të oqeanit me pronarin shqiptar Gazmend Lita. Në telefonatat e shpeshta flitej për një kandidat të ri, që deshironte të dilte në krye të Vatrës. Lidhur me Degën më të re të Vatrës të  South Wetchester, Konsulli i Përgjithshëm, Dritan Mishto do të pyeste Simon Qafen dhe Zef Balen.  Zefi, si anëtar i Bordit nuk kishte pasë mundësinë të ishte ne takimin organizues të këtij Kuvendi, por pak a shumë ishte i informuar rreth krijimit të degëve muajn e fundit. Ndërsa Simon Qafa, anatër i Degës më të re, theksoi mundësinë e kandidimit të kryetarit të kësaj dege për kryetarin ë Vatrës. Si mund të ndodhte kjo, kur delegatët në Kuvend duhet të kishin të paktën dy vjet anëtarësi?! Thua të përfolurit të mos e dinin Kushtetuten e kësaj Federate? Çfarë i shtynte ata të  kërkonin postin e Kryetarit të Vatrës, pa një muaj kontribut?

Darka e paguar nga Konsulli, tregonte interesimin që kishte shteti shqiptar për Vatrën, ndaj edhe kishte një shije të veçantë.

Përsëri në Crowne Plaza

Edhe pse  po mbrrinte mesnata Kryetyari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj do të takohej me delegatët e  Detroitit. Interesimi ynë por edhe impenjimi i Kryetarit, bënë që përsëri të flitej për nesër. Delegatëve të rinj, – thotë Dr. Gjoni,- do të përpiqemi t’ua japim mundësinë të kenë të drejtën e votës dhe të zgjedhjes, pasi Kryesia e Kuvendit ta hedhë në votë kalimin e kësaj norme statutore. Pas disa replikash miqësore, Kryetari spjegon demokracinë e kësaj Organizate, duke ua dhënë mundësinë secilit të pranishëm të konkuroi për drejtimin e Vatrës, pasi t’i bind delegatët se pse ai (ajo) duhet të jetë në  drejtim. Me si ndodhi të nesërmen, bindemi se në holle te tjera po bisedohej për mjetet, që mund t’i sillnin në krye të Vatrës, ata që Vatrën e  takuan dje, pa u futur kurrë në brendësi të saj, pa kontribuar asnjëherë për të, edhe pse  Vatra dhe ata kishin dekada që kundronin njëri-tjetrin, me një afërsi për t’u prekur.

Detaje që flasin

Një fillim pa mikrofon, por jo pa bezën e stendës Markolaj, një degë që u krijua me ngut, vetëm për të konkuruar në zgjedhje, dhe një interesim pas kuintave për të marrë Vatrën, të bien në sy si një akt qesarian i mirëstudiuar prej muajsh. Duhej të ishe më shumë se naiv për të mos e kuptuar këtë lojë, por mosha Gashi, Buçaj, Mirakaj dhe Përndoci dhe thinjat e tyre nuk mund të lejonin që një askush deri më sot ( themi për Vatrën) të kërkoi marrjen e  Vatrës, në emër të shpëtimit të saj, në emër të rinimit të saj, në emër të digjitalizimi të saj!

Le t’ia lëmë fjalën Kuvendit…

Degës më të re, por edhe kryetarit të kësaj dege do t’i jipej më shumë vend se akujt për të diskutuar. Disa ndërhyrje dukeshin si të tepërta për një degë që sapo ishte krijuar dhe nxitja nga salla e “delgatëve” të saj, binin në sy për një interesim synues dhe imponues në bindje të  delegatëve që do të votonin. Në fazën kryesore, atë të votimit, Kuvendi vendos përfshirjen në votime edhe të  delegatëve në më pak se një vit anëtarësi! Pra, edhe atyre që synonin të merrnin Vatrën, me moton “ Your time is done!”, të cilën më vonë do e shprehte hapur kandidati i ri për kryetar të Vatrës, Nik Markolaj. Koha e kujt kishte mbaruar? E atyre që për gjysëm shekulli e më shumë kishin mbajtur gjallë Vatrën? E atyre që kontribuan mijëra dollarë për të jetuar kjo Federatë? E atyre që vunë mbi gjithëçka nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar, që Vatra të mos binte duart e atyre që do ta shisnin nacionalizmin per rinovim serbo-grek, socialkomunist etj etj? Kërkesa për Vatrën, ( edhe imja e dikurshme) ishte mbajtja e Kuvendit, organizimi dhe gjallërimi  i saj, çka edhe po ndodh prej më shumë se dy vitesh, por jo dorëzimi i saj!

Thua..?!

Thua Dega më e re të ishte krijuar vetëm për kryetarin e Vatrës?! Thua t’u intersonte socialistëve shqiptar ta kishin Vatrën me vete në këtë fushatë të tërbuar zgjedhjesh!? Thua të ishte një dorë e jashtëme në këtë “betejë” për Vatrën, perderisa këmbëngulej aq shumë marrja e drejtimit të saj, nëpërmjet ekspozmit të një plan-biznesi, ndoshta dhe i ndihmuar nga segmente të  brendëshme të Vatrës, kur të dhënat ishin marrë prej saj. Një       vidioprojektim me dy foto dhe gjashtë pika mbështetëse, nuk mund të bindnin vatranët, që për vite ishin në roje të kësaj krijese kombëtare me një histori brilante të demokracisë amerikane. Biles, as  t’i thyenin ata me “argumente” ndryshuese, që do ta bënin Vatrën një Federatë mijëra antarëshe, kur viteve të fundit në diasporen shqiptare kanë lulëzuar dhjetra shoqata e fondacione, mbi baza  lokale e krahinore, duke marrë si pikë referimi vitin 1970.

Urojmë të mos jetë asnjëra prej këtyre hamendjeve, por interesi i pastër për Vatrën demokratike dhe nacionaliste, për Vatrën e vatranve patriot, që nuk kursyen asgjë për  shqiptarët kudo që ndodhen, për Vatrën e së nesërmes, duke respektuar dhe mbajtur amanetin e atyre shkuan! Vetëm kështu, dhe kur kandidati i ri, t’i ketë, të paktën  4-5 vjet në Vatër, do t’i bind vatranët ta votojnë dhe mbështesin atë, t’i besojnë atij!

Vatra nuk ka kohë të bëj eksperimente me veten!

 Shkruar me 30 Prill 2013

Shenim: Ky shkrim u realizua si analizë fill pas  Kuvendit, por nuk u publikua, duke menduar se nuk do te shkojne kaq larg. Tani qe Kryesia e Vatres doli me pergjigje duke i kerkuar edhe rikthim  ketij grupimi, e shoh me vend ta publikoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *