Bëhet funksionale Biblioteka e parë shqiptare në Michigan

Pjetër Jaku

 

Këto dite përfundoi skedimi i gjithe librave që disponon Qendra e Shen Palit ne Rochester Hills, duke e kthyer atë në Biblioteken e parë shqiptare në  Michigan, e cila do funksionoi sipas ligjeve të përdorimit të librit.

Për të arritur deri këtu ka ndihmuar shumë  Famullitari i kësaj Qendre, Don Fran Kola inisiativë e të cilit është arritja e këtij objektivi, që sado pak të ndihmojë shqiptarët që deshirojnë të lexojnë dhe të kulturohen përmes librit, një mundësi kjo më shumë edhe për të ruajtur gjuhën shqipe këtu në emigracion.

 

Librat janë sistemuar në disa seksione, të ndarë sipas llojit të letërsisë, si:

 

Letërsi politike, ku përfshihet edhe publicistika e filozofia

 

Letërsi artistike, ku përfshihen veprat më të mira të botuara nga autorë shqiptarë, si:  Marin Barleti, Bichikemi, Buzuku, Bardhi, Skiroi, De Rada, Dara, Frashëri, Fishta, kompleti i tij në disa kopje, Mjeda, Migjeni, Çajupi, Poradeci, Asdreni, Noli, Konica, Camaj, Kadare, Agolli, Kongoli, Zhiti, Qosja, Shkreli e Podrimja, etj etj nga letërsia shqipe. Në këtë letërsi nuk mungojnë edhe disa kopje të krijuesve shqiptarë që jetojnë  aktualisht në Amerikë, sidomos në Michigan.

 

Gjithashtu, kjo letërsi ka edhe letërsinë e huaj, autortë më të mirë, duke filluar nga Homeri e Shekspiri e deri të  mobelistët e viteve të fundit, si: Homeri, Shkespiri, Hygoi, Balzaku, Cvajku e Remarku, Kafka, Koelho, Pamuk etj etj…

 

Në letërsinë historike përfshihen veprat e para në gjuhën shqipe dhe studime histroike të niveleve akadamike me shumë të dhëna  të marra nga arshivat e njohura ndërkombëtare. Këtu përfshihen Barleti e Bichikemi, Dom Ndoc Nikaj e At’ Doçi, Gjeçovi, Çabej, Frashëri, Shuteriqi, Godo etj…  Në këtë bibliotekë gjindet edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, nga botues të ndryshëm si dhe studime të rëndësishme rreth tij e për të, si dhe albume historike dygjuhëshe.

 

Në letërsinë gjuhësore, Biblioteka ka afro 700 libra të ndryshëm përfshi fjalorë e metoda të gjuhës, revista gjuhësore e studime të niveleve akademike.

 

Librat në gjuhen angleze kanë një seksion të veçantë dhe zënë një vend të rëndësishëm, për vet faktin e të qënit në Amerikë. Përveç literatures politike dhe shkencore, në këtë seksion ka edhe shumë libra artistik e monografi përsonalitetesh të njohur në fushen e artit  dhe politikes ndërkombëtare.

 

Letërsia dokumnetare dhe biografitë zënë një vend  të mjaftueshëm, që dashamirsit e librit të këtij lloji të njihen me figurat më të rëndësishme  të shqiptarëve të të gjitha kohrave.

 

Poashtu, një vend te veçantë zë letërsia për fëmijë, nga e cila, fëmijët që deshirojnë të mbajnë gjallë gjuhen shqipe, mund të lexojnë, poezi e fabula, përralla e histori të ndryshme shqiptare të përshtatura për nivelin e tyre.

 

Një seksion tjetër është ai i literatures fetare,  që përfshi të gjitha besimet. Në këtë  seksion do të gjeshë libra për fenë katolike, atë myslimane dhe  bektashjane.

 

Në këtë Bibliotekë e cila ndahet në 8 seksione do të ketë një rregullore për funksionim normal të aktivitetit të saj. Në përgjithësi, librat me një e dy kopje nuk do të lejohen të dalin jashtë saj. Lexuesit mund të gjejnë kohën e përshtatshme për t’i  lexuar në sallë këta libra. Librat për më shumë se tri kopje mund të jipen për një periudhe të caktuar, e cila shënohet në kartelën përsonale të lexuesit, duke u nëshkruar prej tij dhe punonjësit  të  Bibliotekës.

 

Në këtë Bibliotekë me rreth katër mijë libra, përfshihen më shumë se njëmijë tituj,  një masë e mjaftueshme për ta bërë funksionale, për të parën herë në Komunitetin shqiptarë  të DETROITIT, një shërbim të tillë , i cili ka munguar deri tani, jo se kanë munguar librat, por organizimi në rang biblioteke nuk është mundësuar deri tani.

 

Nuk duhet lënë pa përmend ndihma që ka dhënë ish famullitari i kësaj Qendre, Dom Anton Kçira, i cili i ka dhuruar kësaj biblioteke, biblioteken e tij përsonale prej më shumë se  200 titujsh.

Poashtu, kjo Bibliotekë mirëpret vazhdimisht donacione të ndryshme për shtimin e titujve dhe botimeve të reja dhe për funksionimin normal të saj. Sipas Don Fran Koles, një adhurues i librit dhe  të punes së sistemuar, së shpejti do të   krijohet një këshillë i posacëm për funksionimin normal të këtij aktiviteti, ku do të përfshihet i gjithë komuniteti shqiptar i Detroitit, pa dallime besimi e krahine.

Kjo Bibliotekë, – thotë Don Frani,- do t’u shërbej gjithë atyre që duan librin, ku në brendësi të saj do përpiqemi t’u krijojmë kushtet sa më të mira edhe të sherbimeve të tjera.

 

Mendohet që funksionimi i Bibliotekes të jetë:

 

E premte:   4:00 Pm   deri ne  9:00 Pm

E shtunë:    9:00 Am deri ne 1:00 Pm    dhe,  4:00 Pm deri në 9:00 Pm

E dielë:       9:00 Am deri ne  8:00 Pm.

Në raste aktivitetesh mbahet hapur deri në mbarim te aktivitetit.

Gjatë kohes që Bibiloteka është hapur, mbahen edhe disa libra të Kishes për t’u shitur  në llogari të saj ( disa kopje për autor )

Gjatë kësaj kohe, në Bibliotekë mund të kryhen edhe punë të tjera , si:

promovime, botime, mesime te gjuhes shqipe, etj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *