105 Vjetori i ishullit të Imigrantëve në “Tokën e Premtuar” Ellis Island

Pasaporta shqiptare e kohës së Mbretërisë së Zogut I-rë – : Çdo shqiptar asht vëllau Yt

BEQIR SINA, New York

 

ELIS ISLAND – NEW YORK :  Çdo komb dhe shtet thuhet se ka mënyrat e veta të përfaqësimit të tij. Sidomos ku del jashtë shtetit të tij. Dhe për këtë imazhi i vendit të tij padyshim që është pasaporta. Sepse ajo jo vetëm që është dokumenti më i veçantë i ndetitetit por është edhe për të treguar kësisoj vlerat e atij shteti që i ti përket. Mbasi çdo pashaportë në çdo vend të botës ka disa nga emblemat më përkufizuese të çdo shteti – ka disa nga pjesët e Kushtetutes së çdo vendi – ajo është krenaria dhe dinjiteti i çdo shtetasi kur paraqitet në çdo vend të botës.

 

Më poshtë janë publikuar 5 pikat e pasaportës shqiptare të kohës së Mbretërisë Shqiptare, kohës së Mbretit Zog – që tregojnë se sa rëndësi ka patur për kohën qënia shqiptar dhe sa respekt tregohej për identitetin e kombit shqipëtar. Kjo pasportë e kohës së Mbretit Zog, cila sot gjendet e eksopzuar në stendat e qelqeta të muzeumit më të madh dhe më të vizituar në botë Elis Island – New York SHBA, ka qenë dhe mbetet pjesa më e artë e historisë sonë kombëtare.

 
Në fletën e dytë të kësaj pashaporte janë gjashtë këshilla tepër të vlefshme, dje, sot dhe për jetë: nga koha e Mbretërisë së Ahmet Zogut. Ja çfarë shkruhej në kapakun e mbrendshëm të pasaportës shqiptare të viteve të 30-ta. Ku në mes tyre bie në sy ajo e treta ku thuhet se : Çdo shqiptar asht vëllau Yt

 

1 -Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

 

2 – Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

 

3 – Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

 

4 – Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

 

5 – Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

 

6 – Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.

 

Nga kjo pashaportë sot milona vizitorë nga mbarë bota kan pasur rastin të shikojnë me sytë e tyre vizionin e Mbretit të Shqiptarëve –  Naltmadhnisë së Tij Zogu I-rë, ku edhe në një fletë pasaporte përmbledh vlerat dhe cilësitë që duhet të ketë çdo shqiptarë, sot. Këto gjashtë “amandamente” ose apostulate të Mbretit Zogu i Parë, thonë gjithçka që na duhet ne shqiptarëve në mënyrë të përkryer .

 

105 Vjetori i ishullit të Imigrantëve në “Tokën e Premtuar” Ellis Island !

 
Më shumë se 105 vjet më parë, qeveria amerikane hapi një zyrë në Ishullin Ellis në Gjirin e Nju Jorkut për të regjistruar emigrantët e parë. Sot, ky ishull është kthyer në një pikë historike që tërheq miliona e miliona turistë të shumtë nga kryqë e tërthorë botës.

 

Mes viteve 1892 dhe 1954, thuhet se rreth 12 millionë imigrantë kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit “Ellis Island”, në Nju Jorkë, nëpërmjet këti ishulli – një copë e vogël toke në Gjirin e Nju Jorkut fare pranë qytetit.

 

Edhe sot me mijëra vizitorë me anijet e transportit vizitojnë çdo ditë, ata janë kryesisht turistë të huaj nga e gjithë bota që i shtynë kurioziteti për të mësuar se si erdhën imigrantët në Amerikë.. Aty thuhet se me kalimin e viteve, milliona njerëz kanë humbur jetën për lirinë. Ishulli Ellis ka qënë posta e parë kufitare për imigrantët e kontolluar nga qeveria federale në Amerikë.

 

Historianët thonë se çdo ditë mijëra imigrantë mbërrinin këtu nga Evropa në atë kohë. Para se Ishulli Ellis të hapej, kontrolli ndaj imigracionit ishte shumë i paktë. Në fakt, për një periudhë njeriu nuk kishte nevojë për dokumente.

 

Në vitin 1921, për shkak të influksit të madh të njerëzve, që endërrronin vetëm Amerikën, si vendin e vetëm të shpresave të tyre,  qeveria e atëhershme amerikane e shtërngoi kontrollin si thuhej atëhere ndaj imigrantëve dhe krijoi sistemin hetimor për të parandaluar hyrjen në vend të anarkistëve, të bolshevikëve, komunistëve apo poligamistëve.

 

Në rastet kur imigrantët ishin analfabetë, të sëmurë, nuk kishin mjaft para, apo kishin kryer akte kriminale, ata ndaleshin në Ishullin Ellis deri sa të përfundonte procesi i pranimit të tyre në vend, ose ktheheshin në vendet e tyre.

 

Gjatë gjithë periudhës 62-vjeçare të aktivitetit të tij, vetëm një përqind e imigrantëve nuk janë pranuar në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa imigracioni në Shtetet e Bashkuara ka ndryshuar shumë nga pikpamja demografike, 40 përqind e amerikanëve, duke ndjekur historinë e ardhjes së të parëve të tyre, mbërrijnë në Ishullin Ellis.

 

Prandaj edhe Qendra e këtij ishulli për Historinë e Familjes është kaq popullore. Me 25 milionë dosje imigracioni, Qendra e Historisë së Familjes, u krijon mundësi vizitorëve të krijojnë lidhjet me paraardhësit e tyre si kurrë më parë.

 

Ndërkohë që me kalimin e viteve imigrantët shkrihen në shoqërinë amerikane, të dhënat historike bëhen edhe më të vlefshme për ata që duan të mos e harrojnë historinë e familjes së tyre, historinë e kombit të tyre nëprmjet rekelive të vendosura në stendat e këti Muazeu gjigand në ishullin e imigrantëve në Nju Jork – Ellis Island.

 

  Koli Kristofori , shqiptari i parë që emigroi në Amerikë:

 

Duke vizituar këtë ishull, mësojmë se në një mbrëmje të kthjellët në vitin 1886 Koli Kristofori, është shqiptari i parë emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas librit të historisë së emigrantëve shqiptarë në Amerikë, thuhet se Koli Kristofori, nga Korça, i zbriti “pamporit” ne limanin e Bostonitain në një kohë që ” nuk do t’a kishte menduar kurrë se bashkësia shqiptare që do të lindte përmes tij në Massachusetts, do të nxirrte prej vetes aq shumë patriotë.”

 

Sot, afro gjjysmë milioni shqiptarë do të emigronin deri tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra për ne shqiptarët është viti 1886 – vit ky kur emigranti i parë shqiptar në Amerikë, Koli Kristofori, mbërrin në Massachusetts. Më 1892 – Koli Kristofori kthehet në Shqipëri e u tregon bashkëfshatarëve të tij për mrekullitë e “botes se re”. Kthehet sërish në Boston me 17 shqiptarë të tjerë. Ku pas tij ia mësyjnë Amerikës shumë shqiptarë të tjetër kryesishtë nga pjesa, jugore, lindore dhe verilindore e Shqipërisë.

Foto:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *