Disa komente per Ditet e Letersise ne Michigan

Artur Vrekaj E vlerësoj angazhimin e Pjetër Jakut dhe me sinqeritet e shoh shumë të vakët mosangazhimin për të sjellë një veprimtari vjetore të paktën në NY! Njerëzit e letrave duhet vetë organizohen! Si në një familje! Sepse ka më shumë artiste, shkrimtarë dhe poetë por edhe me qëllimine afrimit të talenteve të reja!Komunikimi është gjithçka! Kur mbaron komunkimi mbaron dhe organizimi i çdo gjëje!

Gjovalin Lumaj Nderim dhe respekt per shkrimin dhe autorin. Z. Simisia eshte bere pjese, nje pjese vitale e diteve te letersise qe organizon revista “Kuvendi” Edhe ky banon ne NY, por sakrifikon dhe vjen shtu si edhe shkrimtaret Num Prifte e Fatos Kongoli etj. Jo vetem “Kuvendi” por asnje nga shkrimtaret dhe poetet Shqiptar te Detriotit nuk kane patur ndonje ftese apo te pakten ndonje lajmerim per veprimtarite letrare ne NY, ku behen vlersime e jepen tituj per botime, zgjidhen kryetar e kryesi te lidhjes, etj. Respekt..!

RevistaKuvendi Net NY ben disa aktivitete ne vit. Pra, NY nuk pengohet nga dy dite ne vit qe behen ne Detroit. Mgjth, Rev. Kuvendi eshte gjithe vitin dite letersie.

Elinda Marku Artur Vrekaj, jo vetem ne NY, por gjithekund shkrimtaret vuajne nga mania per ta patur letersine secili krejt te tijen dhe vetem te tijen, dhe nuk ben qe ta ndajne bashke …. ne mos letersine dashnine per te. Kjo ndodh edhe tek shkrimtaret ne Detroit, sido qe Kuvendi ia nisi para 12 vjetesh, sapo erdhi nga Lezha , pasi “kuvendi” si shoqeri botuese dhe letrare ka lindur ne Lezhe, qe ne 92. Vitin e pare e nisem si nje feste letrare me rastin e ditelindjes se Fishtes e te gjithe shkrimtareve shqiptare qe kishin lindur ne tetor, pa lene menjane ato qe kishin lindur ne 11 muajt e tjere te vitit dhe qe kishin bere te mundur me letersine e tyre, te mbeteshin gjalle e te pavdekshem. Edhe ne detroit ndodh qe disa gjoja shkrimtar, a gazetar, mbasi i botuan nga 4-5 shkrime ne kuvendi, mbasi u bene nga nje a dy vjet editor te kuvendit, dhe bashkepunetor, mbasi “kuvendi” i kurorzoj me ndonje cmim a ndonje foto e shkrim ne ndonje gazete tjeter pervec kuvendit, kujtuan se u bene shkrimtar me te medhenj se vete shkrimtaria, e nuk denjojne te vijne me ne takimet letrare, Fshihen neper do vrima “madheshtie” te vockel, dhe gjuajne me do fjali qe nuk kane perkthim ne asnje gjuhe, nga deshira per te besuar se meqe ata u bene te “medhenj” letersia pa to mbetet e vogel. Ky lloj deliri , asht i perhapur kudo ku behet edhe letersi, sado qe me pakice behet letersi e me shumice shtohen delirantet.Megjitheate takime te tilla edhe pse nuk i bejne ndonje dobi te madhe as komunitetit, as organizuesve, as letersise, gjithesesi dem nuk u bejne as atyre qe tashme kujtojne se u bene. Takimet e kuvendit, nuk behen per nder te te askujt tjeter pos te letersise qe bene koloset e vertete te letrave, qe edhe tash qe shumica prej shkrimtareve te tashem cka as gazetar nuk kane mund te behen ende, ato te cileve u mbajme me mire mend ditelindjen se ditevdekjen e mbajne gjalle letersine e sakte, prej te cileve , kemi ende c’te mesojme, e per te cilet kemi ende pse te festojme.

nga facebook…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *