( nje nga pjesetaret e rralle ne te gjitha aktivitet e Diteve te Letersise)
E filluam bash ne kete Qender ( Kishen e Shen Palit ) Diten e Letersise me 23 tetor 2002 ne 131 e lindjes se Poetit te madh At’Gjergj Fishta. Pas pak ore provash te nje material te zgjedhur nga Pjeter Jaku, une, Gjovalin Lumaj, Fran Gjokaj, i ndjeri Zef Lleshi dhe Toni Sufaj deklamuam para te pranishmve pjese me patriotike te LAHUTES SE MALESISE. Per te qene te sinqerte, kete aktivitet e ka ndihmua edhe famullitari i asaj kohe Dom Anton Kcira. Ne kete aktivitet fjalen e rastit e mbajti botuesi i Kuvendit Pjeter Jaku, e pranishme ishte edhe artistja e njohur Justina Aliaj. U nis per Fishten, por nuk u perjashtuan aspak poetet e tjere, Naimi dhe Cajupi, Poradeci dhe Migjeni. Ne kete nate te bukur u ndane dhe cmime, njeri prej te cilit ishte cmimi i lexuesit, i cili iu dha Paul Berishajt. Pjeter Jaku solli fakte te reja per anen e panjohur te Fishtes, por edhe paralajmeroi se si do te behej ne vazhdimesi ky aktivitet. Dhe, me thane te drejten ashtu u be. Vit pas viti u zgjerua pjesemarrja, vit pas viti u pa dashamiresia jo vetem e krijuesve por edhe e lexuesve. Nuk u ba asnjeher per te fituar, por edhe nese u fitua dicka iu la kishes, sic ndodhi ne heren e pare, ku pjesa e tepruar nga mbremja u dorezua. Nuk pati kurre perjashtime te krijuesve. Ne kete aktivitet u thiren te gjithe. E dhe ne kohen e krizave qe kemi pase ndonjehere me Pjetrin, ai me ftoi cdo vit dhe une ne te gjitha vitet kam qene pjesemarres ne kete aktivitet me ndihmen time modeste.
Une nuk jam krijues, por nuk ma ndal askush mundesine per te ndihmuar e perkrahuar aktivitet te tilla!
Ne te gjitha vitet asnjehere s’me ka rastise as kam degjuar qe Pjetri te kete nderhyre te Juria. Juria ka qene perhere e lire te vendos per cmimet, edhe kur ka pase raste qe cmimi i pare eshte shperblyer ne botimin e nje libri falas.
Pothuajse te gjithe krijuesit e kane pase rastin ta drejtojne kete aktivitet ne nje forme ose ne nje tjeter, duke u perkrahur dhe ndihmuar edhe ne publikimet e tyre ne revisten Kuvendi.
Urojme qe kjo feste, tashma e kthyer ne tradite te vazhdoi sa te jete e mundur, sepse eshte nje dite qe e meritojne shkrimtaret tane.
Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan,
08 Dhjetor 2013