Festohet ditëlindja e kryetarit të Deges së Vatrës Michigan

Mbrëmjen e ditës së mërkurë, të datës 11  Shtator 2013  në Kafe “ KUVENDI”, në vazhdën e  takimeve të tilla  të mëparshme, u festua ditëlindja e Kryetarit të Degës së Vatrës Michigan, “Pishtarit të Demokracisë”, njërit prej më të parëve të Levizjes Demokratike Shqiptare, poetit dhe publicistit, Alfons Grishaj. Disa nga vatranët e kësaj dege, si Kujtim Qafa, Pjeter Jaku, Mondi Rakaj, Julian Çefa, Vasel Ujkaj etj. organizuan darken festive, duke ftuar edhe disa nga miqtë dhe bashkëpunëtoret e tij. Në darkë mori pjesë edhe famullitari i Kishës së Shën Palit, Don Fran Kola, i cili me një përshëndetje të shkurtër, por domethënëse i dhuroi Alfonsit librin “ Udha e kryqit”. Don Frani, në përshëndetjen e tij theksoi: “ Ju Alfons dhe shumë si ti, vuajtet  në ferrin komunist jo për fajin tuaj. Ju vuajtet se nuk e duruat diktaturen, vuajtet se nuk e duruat mohimin e fesë dhe të besimit, vuajtet për gjithëçka u mungonte shqiptarëve në liritë që Zoti ia kishte dhuruar gjithë njerëzimit!”

Alfonsin e uruan dhe pershëndeten me këtë rast: Julian Çefa, Vasel Ujkaj, Kujtim Qafa, Pjeter Jaku, Ndue Gjekaj, Elinda Marku, Mondi Rakaj, Luvigj Sterbyçi etj. duke i uruar jetë të gjatë dhe suksese në aktivitetin e tij.  Nga të afërmit e Alfonsit merrte pjesë bashkëshortja Mirela dhe djali Almi, të cilët u ftuan pas fillimit të darkës nga të pranishmit. Artisti Ndue Gjekaj solli disa vargje për vendin prej nga vinin të parët e Alfonsit, duke e gjallëruar atmosferen gazmore të kësaj mbrëmje.

Alfonsi nga ana e tij falenderoi të pranishmit, duke i marrë emër për emër dhe duke evokuar kujtime nga njohjet me secilin prej tyre. Një falenderim te veçantë pati për Don Fran Kolen, i cili gjeti kohë të  marrë pjesë në këtë mbrëmje miqësore festive!

P.J.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *