OKB shënon 5 shtatorin Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

BEQIR SINA, New York City
Ditën në shenjë respekti dhe përkujtimi ndaj humanistes së madhe shqiptare, nobelistes Nënë Tereza.
http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=yRUzs_zV2TLeQM&tbnid=pTJFvSl7QSWJ0M:&ved=0CAUQjRw&url=http://www.big3news.net/2009/10/20/the-debate-over-mother-teresas-final-home/&ei=BHsoUuHXD-fTsATz7oGQAQ&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNEyDV8yAEmj7y9B2ZbQKQ2GOXAPXg&ust=1378470914532317
OKB – NEW YORK : Sot, një vitë mbasi Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi t’a shpalli 5 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në shenjë respekti dhe përkujtimi ndaj humanistes së madhe shqiptare, nobelistes Nënë Tereza, e cila është ndarë nga jeta më 5 shtator 1997, në “Pallatin e qeltë” selinë e OKB në New York – shënohet me një serë aktivitetesh humanitare, dhe përkujtimore kushtuar Nëna Tereses, kjo ditë e shënuar.
Në kujtim të Ditës Botërore të Bamirësisë më një akt të veçantë Kombet e Bashkuara shpërndajn ndihma për ata të cilët përballen me një rrezik, krizat e luftës dhe refugjatve në mbarë botën dhe fatkeqësit për të ndihmuar kudo të varfërit dhe të sëmurët . “Çdo ditë Kombet e Bashkuara dhe partnerët e saj humanitare të ndihmojë miliona njerëz në mbarë botën, por në këtë ditë është diçka e veçantë për të pasur një hard–qasje në fushën e bamirësisë.”, thuhet në faqen e internetit të OKB
Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara e ka shpallur 5 shtatorin, diten kur u shua e lumnuara Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, ku një rolë të paçmuar ka lujatur edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e Shqipërisë, vitin e kaluar.
Këtë akt me përmasa të jashtëzakonëshëme njerëzore permes nje deklarate vitin e kaluar e patë përshëndetur edhe qeveria shqiptare Kryeministri i saj Sali Berisha . Në dekleratën e qeverisë shqiptare thuhej se :”Këtë vendim, me të cilin, sipas saj, vendet anëtare të OKB-së, duke njohur e vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të akteve të bamirësisë në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore, i bëjnë një homazh të merituar aktivitetit e trashëgimisë së Nënë Terezës, e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar botërisht për përkushtimin dhe punën e saj gjatë gjithë jetës në ndihmë të të sëmurëve, të varfërve e njerëzve në nevojë.”
“Rezoluta, duke inkurajuar aktet e bamirësisë, bën thirrje që më 5 shtator, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, organizatat e Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale, shoqëria civile, si dhe individët, të përkujtojnë Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë”- thuhet ne deklarate. Shqipëria, sipas Ministris së Jashtme ishte një nga vendet kryesore sponsorizues të kësaj rezolute dhe Misioni ynë në Kombet e Bashkuara pati një rol kyç në miratimin me konsensus të saj. “Nëpërmjet një lobimi të fuqishëm, rezoluta arriti të marrë bashkësponsorizimin e më se 20 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”- theksonë deklarata.
Kryeministri Sali Berisha e ka përshëndetur menjëherë këtë vendim të OKB-se duke shprehur në një nga rrjetet social mirënjohjen dhe duke sjell në kujtesë momentet më të veçanta të takimeve të tij me Nënë Terezën.
“Bamirësi, si nocionet e vullnetarizmit dhe filantropisë, ofron lidhjes reale sociale dhe kontribuon në krijimin e shoqërive përfshirëse dhe më elastike. Bamirësi mund të lehtësojë efektet e këqia të krizave humanitare, të plotësuar shërbimet publike në kujdesin shëndetësor, arsimin, strehimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Ajo ndihmon avancimin e kulturës, shkencës, sportit, dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Ajo gjithashtu nxit të drejtat e margjinalizuara dhe të paprivilegjuarit dhe përhapet mesazhin e njerëzimit në situata konfliktuoze’ ka thënë Kryeminsitri Berisha
Në faqen zyrtare të OKB-së thuhet se Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë u krijua me qëllim të sensibilizimit dhe mobilizimit të njerëzve, OJQ dhe palët e gjithë bota për të ndihmuar të tjerët nëpërmjet punës vullnetare dhe aktiviteteve filantropike.
By blood I am Albanian. My citizenship is Indian. I am a catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the heart of Jesus”. Përkthimi: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”), ka deklaruar Nëna Terezë më 1979 në Oslo para gjithë gazetarëve.
Data i 5 shtatorit u zgjodh në mënyrë për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës së Kalkutës, e cila mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979 “për punën e ndërmarrë në luftën për të kapërcyer varfërinë nga ankthi, të cilat gjithashtu përbëjnë një kërcënim për paqe. “
Nënë Tereza, murgesha njohur dhe misionar, e lindur Agnes Gonxhe Bojaxhiu në vitin 1910, në vitin 1928 ajo shkoi në Indi, ku ajo i ka përkushtuar veten për të ndihmuar të varfrit. Në vitin 1948 ajo u bë një shtetase indiane dhe themeloi rendin e Misionareve të Bamirësisë në Kalkuta (Calcutta) në vitin 1950, e cila u bë shtëpia e cila vuri në dukje punën e saj në mes të varfërve deri në vdekjen e saj në atë qytet.
Nëna Terese për mbi 45 vjet shërbeu për të varfërit, të sëmurët, jetimët dhe vdes po në mesin e tyre në Kalkuta, ndërsa la pas vetes “zërin” e saj që Misionarët të Bamirësisës të shkonin drejt zgjerimit, së pari në Indi dhe pastaj në vende të tjera, duke përfshirë hospices dhe shtëpitë për të varfër dhe të pastrehë. Puna e Nënë Terezës ka qenë e njohur dhe e respektuar në të gjithë botën dhe ajo ka marrë një numër çmimesh dhe dallimeve, duke përfshirë Çmimin Nobel për Paqe, dhe “Qytetare Nderi” e Shteteve të Bashkuara Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeçare.
http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=_-nC9IlaR2ryLM&tbnid=zJ6qIpCb0VEmdM:&ved=0CAUQjRw&url=http://article.wn.com/view/2013/08/28/Hollywood_makes_biopic_on_Mother_Teresa_with_Indian_cast/&ei=rHooUvvXDbLPsASb5IDwDg&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNEyDV8yAEmj7y9B2ZbQKQ2GOXAPXg&ust=1378470914532317
http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=_-nC9IlaR2ryLM&tbnid=zJ6qIpCb0VEmdM:&ved=0CAUQjRw&url=http://www.blogcatalog.com/blogs/saham-pemenang-analisa-saham-ihsg-analisa-saham-global-analisa-teknikal-saham-seminar-saham&ei=vXooUtLRFsi4sASOsYDABQ&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNEyDV8yAEmj7y9B2ZbQKQ2GOXAPXg&ust=1378470914532317
http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=_-nC9IlaR2ryLM&tbnid=zJ6qIpCb0VEmdM:&ved=0CAUQjRw&url=http://anthonybergen.tumblr.com/post/257052112&ei=ynooUoDHOfK0sASHsYGYAg&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNEyDV8yAEmj7y9B2ZbQKQ2GOXAPXg&ust=1378470914532317
http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=_-nC9IlaR2ryLM&tbnid=zJ6qIpCb0VEmdM:&ved=0CAUQjRw&url=http://groups.yahoo.com/group/memedheu/attachments/folder/1759524165/item/1134453245/view&ei=4XooUqTmArHXsASapoGIBw&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNEyDV8yAEmj7y9B2ZbQKQ2GOXAPXg&ust=1378470914532317
http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=YoLmlcv4rtbgOM&tbnid=QzPuBvGV5YK4IM:&ved=0CAUQjRw&url=http://www.lajmifundit.al/lajme/2013/08/26/berisha-sot-ditelindja-e-shqiptares-nobelistes-nene-tereza/&ei=xHsoUtbxCOewsQSOwYGQCQ&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNF48pzEbErA3zXs0Afia0x-etfwjg&ust=1378471233427228
http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=-AVItizizFpRCM&tbnid=ULT1cijded_1xM:&ved=0CAUQjRw&url=http://www.rilindjademokratike.com/web/index.php?option=com_content&view=article&id=1652%3Aberisha-perkujton-pervjetorin-e-ditelindjes-se-nene-terezes&catid=58%3Alajme-kyce&Itemid=105&ei=3nsoUr72CoWlsATrloCoCg&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNF48pzEbErA3zXs0Afia0x-etfwjg&ust=1378471233427228
http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=A-a9bNaWnUb0WM&tbnid=EUnJPIx2KKR9pM:&ved=0CAUQjRw&url=http://www.botasot.info/shqiperia/238606/berisha-perkujton-ditelindjen-e-nene-terezes-poston-foto-me-nobelisten-foto/&ei=WXwoUvSIOcjJsATao4CYAg&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNF48pzEbErA3zXs0Afia0x-etfwjg&ust=1378471233427228http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&frm=1&source=images&cd=&cad=rja&docid=LCou2R5W4o7_KM&tbnid=c5CTnVZkO8yMpM:&ved=0CAUQjRw&url=http://www.sot.com.al/politike/berisha-sot-dit%C3%ABlindja-e-shqiptares-q%C3%AB-na-dha-nder-m%C3%AB-shum%C3%AB-se-kushdo-tjet%C3%ABr&ei=C3woUrKTHqrNsAT7jYHYDw&bvm=bv.51773540,d.cWc&psig=AFQjCNF48pzEbErA3zXs0Afia0x-etfwjg&ust=1378471233427228

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *