“Nje jete mes Kosoves dhe Amerikes” e Hajdar Bajraktarit
BEQIR SINA, New York
Botohet ne Amerike, versionin anglisht i librit; “A life between Kosova and America”
Harry Bajraktari – veprimtar i shquar shqiptaro- amerikan, biznemen dhe aktivist ne New York – Harry Bajraktari – most prominent Albanian American activist businessman and politician in NYC –
Bronx – New York : Keto dite per lexuesit shqiptare e amerikane doli versioni ne anglisht, i librit te publicistit Muhamet Mjeku “A life between Kosova and America with Harry Bajraktar’s family”, shqip: “Nje jete mes Kosoves dhe Amerikes”, i perkthyer nga Shpresa Osmeni, edituar nga Aleksander Fax( perkthyesi i Kanunit ne anglisht). Kjo monografi “A life between Kosova and America…” do te flase tash me gjuhen e amerikaneve, sepse me shume se gjysma e librit i kushtohet ketij vendi te madh qe u be atdheu i dyte i shqiptareve. Ameriken, atdhe te dyte te shqiptareve, e quajti i ndjeri Rugova, presidenti i pare i Kosoves, qysh ne vitet e 90-ta
Kur te shkruash per permovimin e librave te rinj ne diaspore, patjeter se duhet te perqendrohesh ne me shume detaje; se kush eshte autori ose kush eshte figura kryesore e librit. Lexuesi, me kete rast, kerkon te kete njohuri, pa e marr librin ta shfletoje, te dije se cila eshte jeta e presonazheve ne mergim, nga kane ardhur, cili ka qene rrugetimi i tyre !?
Libra te tille pas renies se komunizmit ne Shqiperi, luftes per çlirimin e Kosoves dhe libra te tjere nga trojet etnike, ka me dhjetra dhe ndoshta me qindra. Ne diaspore, e sidomos ketu ne SHBA, ku jeton dhe vepron nje komunitetet qe eshte shquar per rolin dhe kontributin e tij historik, per çeshtjen kombetare, ka pasur edhe para dhe mbas renies se komunizmit. Dhe çdo liber, botuar nga shqiptaret e Amerikes, disa me shume e disa me pak, kane rendesine e vet, ngaqe sado pak mund te mesojme per jeten e shqiptareve, per figura kombetare: patriote e atdhetare qe luftuan, vepruan dhe punuan per çeshtjen shqiptare.
Duke ndjekur qofte edhe permovimin e nje liber te vetem te ndonjerit prej tyre, pasi sot ato jane te shumta, jo rralle ndodh qe te shtyhesh edhe te “cimbohesh” nga kurreshtja e madhe, per te mesuar diçka te re qe nuk eshte ditur me pare. Por, shpesh edhe mrekullohemi kur lexojme libra te tille, mbasi aty shohim te manifestuar zjarrin e dashurise per atdheun: malli per guret e druret, per te afermit, per miqet e shoket, per farefisin e njerezit e tjere, qe per shkak te ndalimit te tyre nuk mund te shkonin ne atdhe nga sundimi i eger serb, e ne Shqiperi, per me shume se 50 vjet, nga diktatura ekstreme komuniste. Kur lexon me endje librin “A life between Kosova and America…” – te cilin tash e kane edhe lexuesit amerikane, miqte tane te jetes, mund te konstatojme se nje pjese e madhe e librit i kushtohet kontributit te jashtezakonshem qe dhane SHBA-te ne çlirimin e Kosoves dhe demokratizimin e Shqiperise. Mesojme gjithashtu edhe detajet e dashurise dhe dhembshurise se shqiptareve te ketushem qe paten e kane ndaj atdheut dhe familjeve te tyre.
Si u ka hije ketyre burrave te mos mburren
Mbasi ai vjen si nje liber ku personazhi kryesor, Harry Bajraktari gezon nje dashuri dhe respekt te veçante ne komunitetin shqiptare ne Amerike, dhe veçanerisht ne vendlindjen e tij ne Vranocin e Pejes. Te gjithe ata te cilet paten fatin ta njohin familjen Bajraktari te Lugut te Baranit – qe ditet e para, kur ata vune kemben ne Amerike, kane tregime te shumta te tyre. Dhe po te pyesish sot, ata qe kaluan jeten me keta njerez, disa perj tyre qe tash nuk jetojne me, por edhe me ata qe tregojne keto kujtime, patriote, atdhetare, demokrate, lexojme ne liber tek rrefehen se si njohen familjen Bajraktari, fisin e tij, te afermit, miqte, shoket dhe bashkeluftetaret e tij.
Meson fare thjesht si u ka hije ketyre burrave te mos mburren, sepse ata tregojne vete se i “njohen si shoke, i deshen si miq, sepse u gjeten se bashku, jo vetem prej andej nga erdhen por edhe rrugeve te Amerikes, ne vijen e frontit, te nje ideali atdhetar, e politik te perbashket, dhe kudo ku shtrihej veprimataria e ketyre shqiptarve, ne jeten e bashkesise sone. U gjeten se bashku aty ku bashkohen familjet e medha dhe sfidat e medha qe mund t’i bashkojne njerezit, per te njejtin fat dhe te njejtin qellim kombetar.
Ndonese, eshte pak e veshtire te flasesh thjesht vetem per librin “Nje jete mes Kosoves dhe Amerikes”, sepse mbase kur e lexon, te ngaterrohen ndonjehere dhe njohjet, qe ke per keta njerez, ketu flas per ato çfare me ka treguar edhe im ate , Rasim Sina, i cili, me ka folur shume, rreth ketyre personazhve, qe gjeje ne kete liber, por edhe i ka hasur edhe ne libra te tjere ne diaspore. Mbasi me ato ç’ka thuhen ne kete liber, kujtoj me nostaligji tim ate, i cili pati fatin te jetoje e veproi me shume nga keto familje, burra patriote e atdhetare, qe lane vendlindjen e tyre, per shkaqe te ndryshme dhe ishin ato; familje te medha nga Kosova, Lugina e Presheves, Shqiperia, Çameria, viset shqiptare nen Mal te Zi, e Maqedoni. Prandaj, kur flet per libra te tille si kjo monografi, pa dyshim duhet te flasesh per te gjitha se bashku, fisi, familja, atdheu dhe kombi .
Libri “Nje jete mes Kosoves dhe Amerikes”, eshte nje kuptim njerezor i fjales, i devotshem ne kuptimin me fisnik dhe ne te njejten kohe me praktik ne te lexuar. Ky liber eshte vendosur nga autori me mjeshteri dhe stil te veçante ne kuptimin me sinjikativ te kesaj fjale, duke “folur” qarte mbi te gjitha format e jetes dhe te veprimtarise se personazhve ne kete liber, njerez qe gjithçka dhe
pasurine e shpirtit, e kane familjen, atdheun dhe kombin e tyre. Duke kontribuar dhe sakrifikuar gjithe jeten edhe duke u rropatur edhe rrugeve te kurbetit, ku kaluan nje jete te dyte.
Ne liber gjejme te nderthuret nje game e larmishme kaptinash te cilat “flasin” ne emer te familjes, te lirise e pavaresise, demokracise, kujtime, deshmi, letershkmbime , intervista, shenime e botime artikujash. Por, ajo qe eshte me shume se kaq, eshte qe edhe ky liber, ashtu si dhe librat e tjere biografik, ose monografik ne diaspore, ka te “salduar” ne fund te faqeve te tij – thenien “Nje fotografi…vlen me shume se 1000 fjale !
Nje rrefim i ngjashem me shume rrefime te tjera te mergimtareve
Me nje fotoalbum dhe fotografi qe ilustrohen kapitujt e librit; “Nje jete mes Kosoves dhe Amerikes”, te autorit Muhamet Mjeku, lexuesi meson me shume per personazhet dhe protogonistet e librit, te cilat jane nje deshmi e qarte e cila nis prej fotografise bardh e zi dhe mberrin deri tek ajo me ngjyra ne ditet e sotme.
“Libri “Nje jete mes Kosoves dhe Amerikes” eshte nje rrefim i ngjashem me shume rrefime te tjera te mergimtareve tane te ardhur dekada me pare ne Amerike. Mirepo, perplasja jetesore e seciles prej ketyre familjeve eshte specifike ne menyren e vet, ashtu si eshte specifike rruga perplot peripeci e familjes se Mete Bajraktarit, e cila ne kete kontinet arriti para 40 vjetesh”.
Lexuesi qe ndjek me vemendje largimin e familjes se Mete Bajraktarit nga Vranoci i Pejes, ne kerkim te ekzistences, pas shume vujatjeve qe perjeton nga regjimi komunist serb, te perkujton shpernguljen e dhunshme te shume familjeve shqiptare qe moren boten ne sy, pa ditur se ku po shkonin dhe ç’ fat po i priste.
Largimi i Metes dhe Zizes me kater femije (Harry-n, Nurijen, Litafeten dhe Hatemen) ne nje kohe kur nga Vranoci, s’kishte levizur kush me familje jashte Kosoves, krijoi skena rrenqethese ne rruget e ketij fshati te Lugut te Baranit.
” Ne kete kontekst do shikuar fatet e njerezve, te cilat jane te shumta dhe te ndryshme , ashtu siç jane te panjohura edhe perfundimet e ketyr rrugetimeve. Qershori i viti 1969 per familjen Bajraktari shenon fillimin e hyrjes se saj ne nje etape te re ne perpjekje te luftes per jete me te mire dhe krijim te mireqenies ekonomike”.
Ne nje kaptine te librit mandej thuhet:” Kush do te mendonte qe djaloshi 12 vjeçar, Harry Bajraktari, i cili u nda nga Vranoci me dhembje te madhe, pas dy dekadave do te behej nje nder biznesmenet dhe veprimtaret me te njohur shqiptar te Amerikes. Me siguri qe nje prognoze e tille per kohen ka qene e veshtire te thuhej dhe besohej. Po nga ky djalosh (Harry) bashke me Rrustem Gecin ne qershor te vitit 1991 ne New York themelojne gazeta “Illyria” ne nje moment teper te rendesishem per Kosoven dhe shqiptaret. Çfare koincidence: dy gazeta shqiptare ne periudha te ndryshme kohore , njera luajti rol ne pavaresine e Shqiperise ( Dielli) , ndersa tjetra (Illyria) per pavaresine e Kosoves dhe demokratizimin e Shqiperise”.
Te ndjekim rrugen e prinderve te Harry Bajraktarit, Metes dhe Zises. Synimi i tyre ka qene fare modest, qe pas nje qendrimi prej pese vjetesh, ku me pune te perditeshme do te grumbullonin nje shume parash, te ktheheshin ne Vranoc, te ngrehnin nje shtepi te re dhe te permisonin ekonomine shtepiake. Nuk ka qene vetem familja Bajraktari qe kishte projektuar nje plan te tille, keshtu kishin paramenduar edhe shume te tjera, por realiteti ka deshmuar te kunderten e saj. Erdhen per pak dhe mbeten per shume.
Familja Bajraktari e vendosur ne New York, ne vitet e 70′ , me kalimin e kohes , kishte dy opcione” Meta dhe Zisa te rregullonin jeten dhe te ktheheshin ne Kosove, ndersa i biri i tyre karizmatik Harry te gjente menyren se si te deportonte dhe te perparonte ne biznes.
Ky i fundit, se bashku me dajen e tij Rrustem Gecin, me 1980 hapen zyren e biznesit per pasuri te patundeshme(shit – blerje banesash) dhe orendite per pasijen e saj, i moren nga hedhurinat ne nje ndertese ne Park Avenue ne Manhattan, ndersa me 1998 arrije qe nga Marine Middle Bank ne Wall Street t’i akordojne 12 milion dollare kredi per zhvillimin e biznesit. Pas luftes ne Kosove, Harry me Rrustemin investojne 40 milion dollare. Çfare ndryshimesh te medha shenon jeta, nga nje fillim i veshtire deri te mrekullite. Kete, me mire se askush, ta ben te mundeshem Amerika.
Libri monografik me 22 kaptina qe mund te permblidhen ne tri pjese kryesore
Ne te paren paraqitet origjina dhe indentiteti i familjes Bajraktari, ngjarjet qe kane te bejne me lufterat e popullit shqiptar per pavaresine e Shqiperise, ku kjo familje ka pasur nje rol te rendesishem, pastaj komentohen ngjarjet e viti 1893, 1912, 1913, 1937, 1944, 1945 dhe 1956.
Ne pjesen e dyte, permjet rrefimit te Harry-t, paraqitet perpjekja energjike e babait te tij, Mete Bajraktarit ne kerkim te gjetjes se rruges se mbijeteses duke emigruar ne SHBA.
Ne faqet e ketij libri eshte pershkruar ndihma qe kjo familje u ofroi te varferve dhe te larguarve nga procesi i punes ne Kosove, si pasoje e mospajtimit me regjimin e Millosheviqit gjate viteve te 90′ dhe me vone. Ketu ka episode, dramca dhe skena te shumta jetesore qe librit i japin deminsion te gjere universal.
Ne fund do te kisha cekur dhe aspak nuk do t’a kisha ndare, vepren dhe kontributin per çeshtjen kombetare te Harry Bajrktarit, pasqyruar ne librin “Nje jete mes Kosoves dhe Amerikes”, mbasi ajo ka shume ngjashmeri, me biznesin dhe veprimtarine politike, kontributin e te ndjerit Anthony Athanasit. Jeta suksesi dhe kontributi i Bajrakatrit, ne kete liber te kujton te ate te madhin e Bostonit, Anthony Athanasin, filantropin e njohur shqiptare, i cili, u nda nga jeta me 20 maj 2005.
Athanasin, e ndjer, i cili do te mbahet mend gjate ne mendjen e bashkekombasve tane me shume si patriot i shquar qe punoi pa u lodhur, per te ndihmuar bashkekombesit e tij si ne Shqiperi edhe ne Kosove. Anthony Athanasin, qe ishte nje figure qendrore edhe ne politike ne organizaten PanShqiptare te Amerikes VATRA ne kohen e Nolit dhe Konices.