Bash në mes të Gushtit u lind në Vushtri të Kosovës Kujtim Qafa, një ndër aktivistët e njohur te komunitetit shqiptar jo vetëm në Detroit, por në diasporën shqiptare të Amerikës në përgjithësi. Kalimi i prindërve të tij, me fëmijën e parë Daven për Jugosllavi, pas vrasjes së Bardhok Bibës, në gushtin përcëllues, dy vjet ma parë se të vinte në jetë Kujtimi, është një koincidencë e bukur dhe domethënëse. Nuk po e shkruajm datën as vitin, se me të drejtë Kujtimi nuk deshiron ta thotë moshën. “ Jam shumë i ri, – thotë me shaka ai,- për të përmendur shifra që herë herë më trembin, edhe pse e di veten per trim e të fortë.”
Disa miq të tij nga stafi i Revistes “ Kuvendi”, ku bën pjesë prej disa vitesh Kujtimi, dhe Kryesia e Deges se Vatrës në Michigan, bën një darkë modeste në Kafe “ Kuvendi”, ditën e hënë me datën 19 Gusht 2013, në të cilën Kujtim ishte thirrur, për një takim të Kuvendit. Kur pa se po vinin edhe përsona që nuk bënin pjesë në Stafin e Kuvendit, e kuptoi se ky takim kishte një “pabesi” të shokëve, sidomos të Alfonsit dhe Pjetrit, të cilët ishin inicuesit e kësaj darke, për të nderuar mikun e tyre të mirë. Disi i befasuar, Kujtimi u shpreh: “Po ta kisha ditur, nuk do të kisha ardhur, jo se nuk e dua këtë mbrëmje kaq të bukur, por më duket disi e tepërt të mblidheni për mua. Ndoshta do të ishte mirë t’u ftoja unë, por nuk u kam dhënë kurrë rëndësi ditëlindjeve.”
Në këtë mbrëmje miqësore u dha rasti të gjithëve ta përshendesnin Kujtimin dhe t’i uronin aq vite sa të ndjehej mirë me veten. Artisti Ndue Gjekaj recitoi vargje nga Fishta, kur para disa viteve Kujtimi i lexonte në Radion që ai drejtonte. Alfons Grishaj, Donika Bardha, Gjovalin Lumaj, Luigj Gjokaj e të tjerë miq të tij do të tregonin episode nga njohja që kanë më Kujtimin. Darka kaloi në një atmosferë miqësore, ku humori nuk u nda për asnjë moment.
Pjeter Jaku
Foto nga aktiviteti:
Urime per Kujtimin, mikun tone te mire. Jete te lumtur dhe te gjate per te miren e tij dhe tonen. Eshte nje shok i mire qe meriton gjithcka bahet ne te mire te tij.