Kur fytyra të së kaluarës rreken të jenë përcaktuese të së arthmes…
Bisedë me Mesila Doden
Edhe pse në një kohë impenjimesh politike dhe përsonale, Revista “ Kuvendi” në Michigan, realizoi një bisedë me të deputeten e njohur Mesila Doda, e cila gjatë gjithë kohës ka qënë një dër politikanet më aktive, kur bëhët fjalë për qendrime politike në rrethana të ndërlikuara. Sinqerisht e falnderojmë për mundësinë që na krijoi të bisedonim me të!
Kush eshte Mesila Doda, veçëse politikane e njohur tashme e prononcuar disa here ne favor te reformave demokratike ne parlament dhe jasht tij?
Besoj se qënja në politikë nuk ndryshon thelbin e asaj që unë jam, nënë e dy fëmijve, bashkëshorte, bijë…thënë më thjeshtë politika është profesion dhe pse kërkon gjithë pasionin tënd për ta përmbushur më së miri….ajo që ne jemi nuk përkufizohet thjesht nga profesioni, por nga ajo që me durim dhe përkushtim ndërtojmë gjatë gjithë jetës sonë.
Cila eshte femijeria dhe rinia juaj?
Fëmijëri e qetë! Jam më e vogla e një familje me shumë motra dhe vëllezër. Kam filluar shkollën fillore shumë herët, në moshën 3 vjeç e gjysëm, më pas kam studjuar në gjimnazin Ismail Qemali në Tiranë dhe në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Studimet e mia kanë përfunduar në Romë, në universitetin Urbaniana ku kam kryer fakultetin e filozofise, një nga eksperiencat e mia më të rëndësishme në formimin tim intelektual dhe shpirtëror.
Keni studiuar per filozofi. Si ndjehet Mesila ne profesionin e saj dhe si punon ne kete drejtim?
Puna ime prej vitesh ka qenë e fokusuar në media dhe marrdhëniet e saj me institucionet. Politika është hapi im i fundit i ndërmarrë, një eksperiencë sigurisht mbreslënëse. Filozofia të jep një qasje formuese dhe në këtë pikë më duhet të pohoj ndikimin e saj të madh në gjithë formimin tim. Të njohësh ecjen e vështirë që mendimi njerzor ka kryer përgjatë viteve, kategoritë me të cilat operon qënja njerzore është një ndihmesë e madhe për çdo njeri, ndërsa për atë që zgjedh të merret me politikë shndërrohet në thelbësore.
Cilat ishin shkaqet që ju çuan te politika?
Unë bëj pjesë në atë grupim të rinjsh të viteve 90′ që quhet Brezi i Dhjetorit. Pak si për destin, të gjithë kemi qenë të shënjuar nga një vetdije më e madhe se personale dhe pjesmarrja në lëvizjen studentore na dhuroi një dimension antikonformizmi, një sens sigurie dhe guximi që do na shoqëronin përgjatë gjithë jetës. Brezi i studentëve të dhjetorit është një grupim idealistësh që besojnë se Shqipëria është një vend që meriton një të ardhme më të mirë, dhe për këtë ide kanë luftuar me mjete politike dhe pacifiste dhe kanë sakrifikuar. Unë besoj se të qënit pjesë e këtij mentaliteti që nuk pajtohet me një realitet të shëmtuar por kërkon ta ndryshojë edhe kur kjo duket e pamundur, është zanafilla e pjesmarrjes sime në politikë.
Si mendoni se duhet “shmangur” e kaluara, me oportunitet, me harrese, me kerkese faljeje apo me hapjen e dosjeve?
Unë kam deklaruar qysh në fillim se vetëm hapja e dosjeve do mund të krijonte kushtet për paqe sociale në këtë vend. Kemi një klan njerzish në pushtet për afro gjysmë shekulli që kanë vrarë, dhunuar dhe persekutuar 2/3 e shqiptarve. Të bësh sikur kjo nuk egziston, të mbyllësh sytë para këtij fakti do të thotë ti lejosh ende të pushtetshme klikat klanore komuniste. E kaluara bëhet e parrezikshme vetëm kur njerzit i mësojnë të vërtetat rreth saj. Ky vrap i marrë nga ish-hetues, ish-prokurore e ish-nomenklatura të rregjimit, që sot rreken ti ofrojnë një vel paprekshmërie, nuk bën gje tjetër vec fsheh krimet dhe fytyrën e vërtetë të diktaturës duke e bërë ende më kanosëse. Jemi një prej të paktave kombe që nuk dimë ende të vërtetat e historisë sonë, nuk dimë sa dhe si u vranë, nuk dimë ku janë eshtrat e të vrarëve, kush i egzekutoi, kush i ndihmoi, nuk dimë ende pse dhe si u privua ky komb nga një histori progresi për 50 vjet. Akoma më keq, fytyrat e së kaluarës dhe pjellat e tyre politike e biologjike rreken të jenë përcaktuesit e fatit politik të së ardhmes. Ndaj këtij fenomeni nuk mund të jemi indiferent. Vendi ka nevojë për të ardhme, jo për të kaluar që rreket të tregojë se tash është përmirsuar e demokratizuar.
Pse pengohet hapja e dosjeve dhe si mendoni per kete problem?
Shqipëria ka kaluar një kohë e gjatë në komunizem, janë gjysmë shekulli bashkjetesë me diktaturën. Komunizmi la emërtesat e tij kudo, në politikë, drejtësi, por mbi të gjitha la një vulë të fortë në vetdijen kombëtare. Shqiptarët dhanë të gjitha shenjat që nuk munden më kurrsesi të pranojnë diktaturën, por trashigimia politike e ardhur nga Partia e Punës rezistoi dhe u rimishërua në formimin e Partisë Socialiste. Ka te drejtë Edi Rama kur thotë për një Rilindje të re, është shprehja e dëshirës për një Rilindje të re të komunizmit shqiptar. Ka ende kudo drejtues të sistemit, ish-antare e kandidat të Komitetit Qendror sot krerë të PS, bij të tyre që sot janë po ashtu vendimarrës në kryesinë e PS, dhe mbi të gjitha një tendencë e mentalitet për të kontrolluar e uzurpuar cdo segment pushteti e vecanërisht atë të sistemit të drejtësisë. Ja pse them se kjo do të jetë një betejë e vështirë, e mbushur me urrejtje e pa asnjë parim nga ana e tyre…
A duhen hetuar me pare se 21 Janari, 9 Janari i 2004-es, ku qeveria e socialkomunisteve i vrau dhe i la pa varre me dhjetra shqiptarë, apo shume rasteve te tjera?
Ju përmendni një ngjarje tjetër të dhimbshme për shqiptarët, ngjarje në të cilat shteti ka bërë sehir tek shihte që vdisnin qytetarë të tij, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me 21 Janarin, i cili ishte një akt dhune në fytyrën e shtetit, një përpjekje e pastër për marrjen e pushtetit me dhunë. Mendoj se çdo ngjarje në të cilën humbin jetët njerzore ja vlen të hetohet vërtetësisht, thellësisht, paanësisht.
Te ndalemi pak me gjate te 21 Janari. Pse pikerisht ne kete demostrate drejtuesit socialkomunist u fshehen, ndersa ne te gjitha demostratat e tjera u prinin atyre mjeranve qe i cuan ne rruget pa krye te interesave te tyre?
Mendoj se ngjarje të tilla kanë nevojë të zbardhen. 21 Janari është një tentativë e mirorganizuar nga segmenti krimi të pushtetit të dikurshëm së bashku me krimin ordiner të rrugës, për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota e shqiptarve. Asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Po hetohen pasojat e kësaj ngjarje, por pa u zbardhur organizatorët, sponsorizuesit, urdhëruesit, ideatorët, nuk do mundet kurrsesi të zbardhet e vërteta e 21 Janarit. Thuhet se prijsat rrinë gjithmonë në krye të turmës, ndërsa kasapët në fund. Nga kjo mund të kuptojmë qartë rolin e drejtuesve të asaj proteste të dhunshme, të cilët i morrën njerzit dhe I përdorën mish për top.
Ne cilin vend te botes, sulmohet qeveria dhe ruajtsit e rendit heshtin? Ne Amerike vetem te levizesh duart nga timoni kur te ndalon polici, qellohesh pa u paralajmeruar?
Pyetja juaj shkon krejtësisht në llogjikën e shpjegimit të mësipërm. Më duket çmenduri kur kryetari i PS deklaron se policia i provokoi turmat, ndoshta don të thotë që thjesht më prezencën e tyre irritoheshin huliganët e mercenarët e paguar. Sipas mendimit tim policia ka qenë në krye të detyrës, madje ka toleruar shmë më tepër seç i takonte dhunuesit e institucioneve.
Disa pyetje jasht politikes dhe jetes shoqerore?
Si ndjehet Mesila familjare, si e kalon kohen e lire, etj?Kush eshte Mesila – nene dhe cfare pelqen nga bota e femijeve?
Jeta ime familjare është padyshim oazi im i qetësisë. Jam nënë e dy fëmijve, Jon dhe Hana, të cilët si për cdo nënë edhe për mua janë burim lumturie.Të gjitha pasditet e lira dhe fundjavat janë në përkushtim të familjes dhe fëmijve. Kur kemi kohë të lirë gatuajmë ëmbëlsira së bashku me vajzën Hanën që është ende e vogël 7 vjeçe, ndërsa në fundjava jemi thuajse gjithnjë në lëvizje bashkë me bashkëshortin tim Enkelin dhe djalin Jonin qe tashmë konsiderohet i rritur pasi është 17 vjeç. Të jesh nënë është një dhuratë unike, më e madhja që na jep Hyu, ndaj duhet konsideruar si pjesë e hirit të tij ndër ne. Ne rritemi bashkë me fëmijët tanë, pasi të jetosh me ta është si të kryesh një ecje shpirtërore në fëmijërinë tënde e të kompletohesh me ato dhunti që ende nuk i ke prekur. Ja pse them që mëmësia është dhurata më e madhe që na jepet, eshtë mundësia për të krijuar jetë e për ta rritur atë.
Nese do te kishe mundesine, cdo te beje per femijet shqiptare?
Ka ende shumë fëmijë në Shqipëri, që kanë një jetë të trazuar, nga këndvështrimi shoqëror, psikologjik e ekonomik. Për fat të keq ende nuk ka një politikë të kompletuar për ti ardhur në ndihmë këtyre fëmijve në nevojë. Një politikë shumë më agresive për kompletimin e qëndrave sociale për fëmijët që shfrytëzohen, duhet të jetë në rend të ditës. është e padurueshme dukuria e lypjes apo e shfytëzimit të fëmijve. Gjithë vëmendja e shoqërisë sonë duhet të përqëndrohet në këtë fushë, pasi kjo përcakton dukuritë e ardhshme të kriminalitetit e çrregullimeve sociale.
Kush eshte Mesila grua, shtepiake dhe amvise? Cfare gatuan me mire dhe cfare te pelqehet nga burri dhe femijet?
Gatuaj shumë dhe mirë, por jo çdo ditë. Fëmijët pëlqejnë vecanërisht pastat e mbushura, lazanjet ose kanelonet dhe ëmbëlsirat, kurse im shoq Enkeli pjatat e dyta, peshkun dhe mishin. Gjithsesi per ta deklaruar si sekretin tim të vogël, guzhina është hobby im. Kur jam e tensionuar shumë herë filloj të gatuaj dhe stresi shkarkohet rrugës. Për mua është një lloj terapie!
Formimi juaj kulturor , a lexoni dhe cfare u pelqen nga artet?
Lexoj ende!!! Lexoj ende Filozofi(ves i mbetur nga shkollimi), vecanërisht temat e filozofisë politike, eseistikë, libra historikë por edhe libra artistikë. Më pëlqen shumë letërsia e autorve latinë, Markes, Alliende, Coelcho dhe së fundi jam e mahnitur nga një autor relativisht të ri barcelonez, Carlos Ruis Zaffon i cili duket se do rradhitet në plejadën e më të mireve. Është një letërsi e mahnitshme që të thith brenda pasionit e misticizmit të saj, ndaj përpiqem të mos humbas librat e rinj të tyre.
A i pelqeni sportet dhe a jeni tifoze e ndonje skuadre apo lojtari?
Në fakt nuk jam tifoze fare! Më pëlqen të dëgjoj që Shqipëria ka fituar ndeshje por kjo thjesht si ndjeshmëri kombëtare…nuk jam njeri që ndjek sportet dhe as skuadrat….nuk e di, ndoshta është dhe defekt…të vetmet aktivitete që ndjek me kënaqësi janë garat olimpike të notit dhe patinazhit si edhe ndonje disiplinë atletike.
Le te kthehemi prape te politika, pasi sic thote nje shprehje e urte:” Ku dhemb dhembi vete gjuha”. Si i parashikoni zgjedhjet e vitit te ardhshem?
Unë jam optimiste për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Gjatë këtyre 7 viteve është bërë një punë e jashtëzakonshme, janë shënuar arritje politike të mëdha, liberalizimi i vizave, antarësimi në NATO, kemi një ekonomi të konsoliduar megjithë vitet e vështira ekonomike që po përjeton ekonomia globale, kemi një vëmëndje më të madhe ndaj shtresave në nevojë, dhe mbi të gjitha kemi kompletuar një infrastrukturë rrugore, i kemi bërë dhuratën më të mirë vendit, e kemi pajisur me një rrjet rrugor që e rrit shpejtësinë mesatare të lëvizjes me dy deri trefishin e shpejtësisë së lëvizjes deri para disa vitesh. Kjo nuk është vetë lehtësim dhe zhvillim por e njehson vendin si një korridor i fuqishëm i lëvizjes së njerzve dhe mallrave. Unë besoj që ky është vizion për të ardhmen, ndaj besoj se edhe shqiptarët do e çmojnë këtë përkushtim të madh të kësaj maxhorance në qeverisje.
A ka nevoje Partia Demokratike per ndonje reforme te brendeshme?
Kemi nevojë të ristrukturojme degët e Partisë dhe të fillojmë urgjentisht punën me strukturat e bazës dhe të qendrës. Përsa i përket mënyrës së funksionimit unë besoj se të majtët duke patur një traditë më të gjatë e më të vjetër janë më konstant se ne. Duhet të mësojmë punën e përditshme me strukturat, iniciativat dhe thithjen e të rinjve dhe personave deri tani të mosangazhuar apo të mënjanuar. Ne kemi nevojë për punë konkrete, të përditshme dhe ekskluzive për të rigjallëruar strukturat tona bazë. është e natyrshme që një maxhorancë i përqëndron energjitë e saj në egzekutiv, por baza jonë janë ata qindra mijra militantë që punojnë ditë e natë për fitoren e PD. Ky duhet të jetë fokusi i punës tonë të ardhshme.
Kete vit kemi zgjedhjen e Presidentit, kush mund te ishte kandidati juaj me i favorshem dhe me i pershtatshem?
Në fakt kjo cështje është bërë thuajse burim konstant thashethemnaje, duke arritur vetëm një objektiv…tërheqjen e vëmendjes nga problemet e ditës, nga prioritetet që duhet të votojmë, nga reformat që duhet të plotësojmë…dhe reduktimin e çështjes në deklarata emrash. Unë besoj se emri i Presidentit do të dalë nga një vendim politik i kryesisë së PD. Të abuzosh me emra të përveçëm nuk më duket tjetër vecse miopi politike. Emri që do dalë pas një vendimarrje dhe dialogu politik brenda maxhorancës, do jetë padyshim presidenti i ardhshëm i vendit.
Bisedoi: Pjeter Jaku
Detroit, Mars 2012