Keshilli i Sigurimit diskuton per Kosoven

New York : Pesëmbëdhjetë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shqyrtuanë dhe debatuanë për raportin rreth zhvillimeve gjatë tre muajve në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon

 

“Komuniteti Ndërkombëtare çelësi i mbështetjes pozitive për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”

 

Raport special nga OKB , Beqir SINA

 

Ban ki-Moon : “Marrëveshja është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”. 

 

 

OKB – NJU JORK : Në seancën e rradhës e dyta për vitin 2013, mbajtur për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në New York, të premten paradite, si një nga pikat kyçe të saj ka qenë nga të dyja palët vlerësimi i lart i Marrëveshjes së 19 Prillit, e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e baroneshë Chatherine Ashton.

 

Ajo, bile është cilësuar si historike nga të dy Kryeministrat, derisa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, por edhe ambasadorët e vendeve anëtare të KS-së, kanë bërë thirrje për zbatimin sa më të shpejtë të saj.

 

Ndërkohë, pasi e ka vlerësuar si sukses historik marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara zoti Ban Ki-Moon ka ftuar të dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes.

 

“Marrëveshja është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”, ka deklaruar Ban

 

“Mbështetje e fortë, dhe kyçe nga komuniteti ndërkombëtar, e cila është i nevojshëm për të siguruar ‘moment pozitiv’ dhe e qëndrueshme në mes të Serbisë dhe Kosovës,” tha i dërguari i Kombeve të Bashkuara zoti Farid Zarif, në Këshillit të Sigurimit, sot.

 

“Ndërsa bashkësia ndërkombëtare, theksoi ai ka kryer rregullisht një nivel të fortë të angazhimit politik dhe ka ofruar të burimet e saj për të nxitur përparimin, kjo është ndoshta akoma më e rëndësishme gjatë periudhës së ardhshme për të gjitha pranitë ndërkombëtare në Kosovë,” tha Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe

Shef i Misioni i OKB- Ndihma në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif, në takimin rradhës në KS.

 

Ndërsa ka kërkuar mbështetje dhe mprehtësi, e cila do të mbështeste edhe paqen në rajon, tha zoti Zarif, duke shtuar se ajo do të ndihmojë për të siguruar që Momenti pozitiv, është më se i qëndrueshm në dukun e sfidave të pashmangshme.

 

Prej shpalljes së pavarësisë, Bashkimi Evropian ka qenë i interesuar për dialogun mes palëve gjë që u ka hapur rrugën diskutimeve për një varg të çështjeve praktike, mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

“Më 19 prill, u arrit një marrëveshje në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, baronesha Catherine Ashton, pohojë zoti Zarif, dhe shtoi se  Marrëveshja, e cila është vlersuar si një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve, mes dy shteteve të pavarura, përmban dispozita të cilat lejojnë serbëve etnikë që jetojnë në veri të Kosovës, dhe të kenë qasjen ndaj policisë tyre dhe Gjykata e Apelit, në kuadrin e Kushtetutës së Kosovës”.

 

Marrëveshja, gjithashtu sipas tij parashikon mbajtjen e zgjedhjeve lokale këtë vit në komunat veriore të Kosovës me mbikqyrejn e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

 

Në takimin në Këshillin e Sigurimit, sot, zoti Zarif tha se një faktor kyç për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes së 19 prillit, do të jetë edhe mbështetja e saj nga vetë serbët e Kosovës në veri.

 

“Unë e vlerësoj përpjekjet e guximshme dhe të vazhdueshme të udhëheqjes së Beogradit për të arritur këtë marrëveshje dhe për të rritur mirëkuptimin dhe mbështetjen për marrëveshjen midis udhëheqësve dhe popullsisë së veriut të Kosovës,” tha ai. “Këto përpjekje kanë përfshirë një lëvizje pro-aktive dhe shkëmbimin e vizitave nga zyrtarët e lartë të Qeverisë, serbe për të adresuar shqetësimet e serbëve të Kosovës në lidhje me ndikimin e marrëveshjes për të ardhmen e tyre.” citohet të ketë thënë sot në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Misioni i OKB- Ndihma në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif.

 

Megjithatë, zoti Zarif, theksoi se ajo nuk është vetëm përgjegjësi e Serbisë për të siguruar mbështetje dhe të krijojë komunikim me të gjitha palët, dhe ai bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara në veri të Kosovës që të përfshihen dhe të angazhohen në dialog.

 

Ai vlerësoi Kosovën dhe Serbinë për angazhimin e tyre të mëtejshëm në planin e implementimit të dispozitave të përmbajtura në marrëveshjeje të 19 prillit, dhe theksoi se afati kohor në Planin e Zbatimit për Kosovën “do të kërkojë nga të dyja palët për të ecur përpara me shpejtësi.”

 

“Është e qartë se një shkallë të lartë të angazhimit, fleksibilitet dhe kreativitet do të jetë gjithashtu e nevojshme për të përmbushur afatet kohore ambicioze dhe çuar parapara në Planin e Zbatimit,” u shpreh ai.

 

“Marrëveshja e 19 Prillit, paraqet një arritje e madhe dhe një hap vendimtar për të dy vendet  Beogradin dhe Prishtinën, të cilat duhet të kontribuojnë në drejtim të zgjidhjeve paqësore të çështjeve të cilat i kanë ndarë prej kohësh të dyja shtetet,” tha zoti Zarif, duke shtuar se UNMIK-u do të vazhdojë të luaj rolin e saj mbështetës për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zbatimin e marrëveshjes, në terren” tha në fjalën e tij në takimin e rradhës në Këshillin e Sigurimit – tha Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Misioni i OKB- Ndihma në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif.

 

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç e hapi fjalimin duke thënë se gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës është sipas tij mjaft e brishtë. Ai foli për incidente të shpeshta, për të cilat tha se janë shtuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duke folur për dialogun me Kosovën, zoti Daçiç tha se vendi i tij ka investuar përpjekje të konsiderueshme dhe ka treguar elasticitet të madh. Ai tha se Serbia do të vazhdojë të udhëhiqet nga besimi i fortë se negociatat mund të sjellin një zgjidhje pranueshme për të gjithë.
Kryeministri Daçiç tha se Serbia ka shpresa të mëdha nga takimet e ardhshme të ekipeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. Serbia, tha ai, e shikon shumë të rëndësishme që, ajo që është arritur,  të vihet në praktikë duke pasqyruar vullnetin dhe synimet e negociatorëve.  Statusi i serbëve në Kosovë, tha zoti Daçiç, duhet të përcaktohet qartë.
Kryeministri i Serbisë tha se procesi i kthimit të personave të zhvendosur në Kosovë ka qenë shumë i ngadaltë dhe i vështirë. Të kthyerit po mbështeten më shumë me fjalë sesa me vepra, tha ai.
Procesi i kthimeve, tha zoti Daçiç, është bërë më i vështirë nga fakti se sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë ka mangësi serioze dhe nuk ka qenë në gjendje të sigurojë mbrojtjen e duhur në veçanti të pakicave.
Zoti Daçiç bëri thirrje që mandati i UNMIK-ut në Kosovë të mbetet i pandryshuar. Roli i UNMIK-ut në stabilizimin e situatës në rajon është i pazëvendësueshëm, tha zoti Daçiç.

 

Kryeministri serb u ankua se zyrtarëve dhe figurave të njohura publike të Republikës së Serbisë vazhdohet t’u mohohet hyrja dhe qëndrimi në Kosovë.
Zoti Daçiç tha në mbyllje se megjithë këto probleme, nuk ka dyshim se në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës është arritur përparim historik. Serbia, tha ai, është e vendosur t’ia lërë të kaluarën së kaluarës. Ajo që mund të bëjmë ne, theksoi Kryeministri Daçiç, është t’i japim formë të tashmes dhe të ardhmes.

 

Në fjalimin e tij, Kryeministri Hashim Thaçi i bëri një paraqitje të hollësishme marrëveshjes së 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, të cilën ai e quajti një moment vendimtar dhe historik.
Ai tha se vendi i tij vazhdimisht ka treguar mbështetje për dialogun politik me Serbinë. Edhe qytetarët, tha kryeministri Thaçi, kanë shprehur shpresën se marrëveshja do t’i shërbejë paqes dhe qëndrueshmërisë.

 

Thaçi tha se  dëshiron një rezolutën e re të OKB-së e cila do të i jap fund pranisë të UNMIK-ut në Kosovë

 

Kryeministri i Kosovës Hasim Thaçi kërkoi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB të premten një rezolutë të re për Kosovën dhe dhënjen fund të mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

 

Gjithashtu, zoti Thaçi tha se pas shkëmbimit të oficerëve të ndërlidhjes, “Kosova do të ketë një përfaqësues diplomatik në Beograd.”

 

Institucionet e Kosovës janë të vendosura që të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe presin që edhe Beogradi të përmbushë angazhimet eveta për marrëveshjen, vuri në dukje ai.

 

“Kosova pret që Serbia të jetësojë këtë marrëveshje  dhe të bindë serbët në veri të Kosovës për të pranuar atë,” tha Thaçi në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, duke shtuar se “si Kosova dhe Serbia” kishin bërë kompromis për arritjen e saj”.

 

Marrëveshja u nënshkrua “nga ana e të dy vendevetona shtete të lira dhe të pavarura”, dhe kjo krijon një mjedis të bashkëpunimit dhe hap rrugë për njohjen e plotë të Kosovës, edhe nga Serbia, u shpreh Kryeministri i Kosovës, zoti Thaçi në fjalën e tij në KS.

 

“Marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe lejon për një normalizim të situatës në veri të Kosovës, dhe është një nga hapat që mbështet edhe zgjedhjet lokale që do të jenë në tetor të këtij viti”, theksoi Thaçi jashtë.

 

Ai komentoi mbi situatën e sigurisë në Kosovë duke thënë se periudha e mbuluar nga raporti i fundit nga ana e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së “nuk ka pasur regjistrime të incidenteve kundër trashëgimisë kulturore serbe, dhe është mjaft e qetë dhe stabile.”

 

Në emër të Shteteve të Bashkuara, Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice i inkurajoi të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjen e arritur dhe që t’ua shpjegojnë qytetarëve të të dyja vendeve.

 

Zonja Rice tha se me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia po japin një shembull bashkëpunimi në rajon. Ajo vlerësoi përparimin e Kosovës në vendosjen e shtetit ligjor.

 

Të gjitha këto zhvillime u mbajtën prej se kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në 17 shkurt 2008, pas një lufte, e cila solli çlirimin e saj në 1999 me ndërhyrjen e Natos dhe SHBA-ve, dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së. Pavarësin e Kosovës deri tani e kan njohur nga 101 shtete, (shteti i fundit Guayana), dhe shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës, SHBA, Anglia, Franca, Japonia, Gjermania, Franca, Italia e tjerë, por Serbia nuk e ka njohur së bashku me Rusinë, Kinë, Greqinë, Spanjën dhe Qipron.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *