Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në SHBA

Në Washington Kryeministri i Kosovës do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë,  burime nga kryeqyteti amerikan thonë se do të zhvillohet edhe një takim me zëvendëspresidentin Joseph Biden

  http://www.google.com/url?sa=i&rct=j&q=hashim+thaqi+beqir+sina&source=images&cd=&cad=rja&docid=ZprqviEkzEpgSM&tbnid=BF3kvp-Zyfu3gM:&ved=0CAUQjRw&url=http://www.ereniku.net/okb.html&ei=zgyzUbvlFtex4AOyy4GQBQ&psig=AFQjCNEF_Eu1ADShOCohOiVzheItS3a39w&ust=1370775098208528

 

WASHINGTON ( Bota Sot) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nga e hëna, pritet të vijë në një vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ku sipas disa mediave shqiptare këtu në SHBA, Kryeministri Thaçi do të ndalet fillimisht në Washington, mëpastaj vizita e tij dhe delegacionit që e shoqëron ka si epiqender New York-un, Kombet e Bashkuara dhe në shtetin federal Iowa Gardën Amerikane Kombëtare, me ç’rast pritet të takojë zyrtarë nga më të lartë të Administratës amerikane dhe të Kombeve të Bashkuara.
Njoftimet bëjnë të ditur se në kryeqytetin e SHBA, Washington D.C. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, ku burime nga ky kryeqytet thonë se ai do të zhvilloi edhe një takim të rëndësishëm me Zëvendës/Presidentin Joseph Biden . Një tjetër takim tjetër po i rëndësishëm në Washington pritet ai qëdo të zhvillohet në Departamentin e Shtetit, me njeriun e dytë në politikën e jashtme amerikane, zëvendëssekretarin e Shtetit, William Burns.
Ndonëse, njoftimet e medies shqiptare njoftuan më parë se pritej edhe një takim me Sekretarin e Shtetit John Kerry, burime të tjera kan saktësuar se shefi i diplomacisë amerikane nuk do të jetë këtyre ditëve në Washington. Në axhendën e Kryeministrit të Kosovës zotit Thaçi, i rëndësi u jepet edhe takimeve që ai do të zhvillojë edhe me zyrtarët e lartë në Pentagon, pra në Departamentin e Mbrojtjes dhe personalitete të jetës politike dhe diplomatike në kryeqytetin amerikan.
Kryeministri i Kosovës do të bëj edhe një vizitë njëditëshe në shtetin Iowa, shtetin partner të Kosovës, ku do të takojë guvernatorin e shtetit, pastaj do të vizitojë Gardën Kombëtare dhe biznese të suksesshme, atje të interesuar për investime në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaçi, njoftoin mediumet shqiptare e përfundon vizitën njëjavëshe në SHBA me pjesëmarrjen të premten e ardhshme në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në New York, ku priten takime me udhëheqës të organizatës si dhe përfaqësues të vendeve anëtare në Kombet e Bashkuara. Në këtë vizitë zoti Thaçi shoqërohet edhe nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku./B.Sina/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *