Ne foto: Marash Bardheci duke interpretuar ne nje aksion te Kafe ” KUVENDI”, Leonardi prapa dhe kengetari Zef Duhani duke i mbajtur mikrofonin.
( Të riut Leonard Bardheci i ardhur nga Gjakova i shpëtohet jeta falë ndihmës së shqiptarëve për ndërhyrjen kirurgjikale në zemër )
Pjetër Jaku
Ditën e enjte me 23 Maj 2013, realizohet ndërhyrja kirurgjikale në zemren e 17 vjeçarit Leonard Bardheci, djali i rapsodit të njohur nga Gjakova, Marash Bardheci. Operacioni zgjati 9 orë e 30 minuta dhe, vetëm pas 24 orësh u konstatua se ndërhyrja kishte dalë e sukses’shme si dhe u premtua nga mjekët që, pas dy muajsh i riu do të jetë i aftë të luaj basketboll, sporti i preferuar i tij, falë gjatësisë dhe të dhënave fizike. Djaloshi i lindr me defekt në zemër, e cila sa vinte e rritej dhe kishte arritur kufijtë që rrezikonin jetën e tij! Paraqitja e tij, si e vetmja rrugë e shpëtimit, ishte Kisha e Shën Palit, që falë përkushtimit human dhe të palodhur të famullitarit të kësaj Qendre, Don Fran Koles, si dhe shqiptarve bujar e të gjindshëm në kësi rastesh, u realizua që, në një kohë rekord të grumbulloheshin 94300 dollarë, ku nga këto, 80 mijë do të paguheshin për këtë operacion, ndërsa 14 300, si dhe pjesa tjetër që do mundësohet këto ditë, do të ruhen për nderhyrjen tjetër në sy, e cila kushton 20 mijë dollarë. Kisha e Shën Palit ndërhyri në spitalin e njohur “ Childrens Hospital of Michigan. Co DMC int.s “ për ta zbritur shumën e kërkuar për këtë ndërhyrje, e cila normalisht kushtonte 170 mijë dollar. Ndërhyrja e kësaj Kishe bëri që të zbritej në 80 mijë dollarë.
Bash për këtë ne takuam Famullitarin e kësaj Kishe, Don Fran Kolen. Pas sqarimit të tij me dokumenta të ruajtur dhe sistemuar në një dosje të veçantë, mësojmë për gjithë rrugën e ndjekur, deri në realizimin me sukses të shpëtimit të jetës së djaloshit.
“Fillimisht,- thotë Don Frani,- sapo u njohem me rastin, thirrem një komision të përbërë nga aktivistë të njohur, si: Kujtim Qafa, Donika Bardha, Zef Zeka, Gjon Marku, Luigj Gjokaj, Mondi Rakaj, Gjokë Gojani, Petrit Thaqi, Nikollë Pepaj dhe Gjon Oroshi. Hapi i dytë ishte komunikimi me qendren spitalore për të mundësuar uljen deri në kufijtë minimal të pagesës dhe sigurisë së ndërhyrjes se sukses’shme. Ishim të lumtur kur arritem uljen në 80 mijë dollarë të pagesës për ndërhyrjen kirugjikale dhe sigurinë, pothuajse të plotë të shpëtimit të djaloshit dhe normalizimit të jetës së tij në të gjitha parametrat e një moshatari, pa asnjë problem mjeksor. Menjëherë pas kësaj, komisioni në drejtimin dhe konsultimin tim iu vu punës dhe, falë bujarisë e ndjenjës humane të shqiptarëve, veçanërisht malësorëve, u realizua që për një kohë rekord të mblidhej shuma e kërkuar, duke siguruar operacionin më të vështirë, atë të zemres.”
Don Frani, jo vetëm që ndjehej i lumtur, por edhe garantonte ndjekjen e procesit deri në normalizimin e plotë të jetës së djaloshit, megjithëse ishte në valen e punëve të tjera, në grumbullime fondesh për Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ç’ndodh me ne shqiptarët?
Jemi aq të padurueshëm, sa të përgojojmë edhe ndihmat humane, kur bëhët fjalë për shëptimin e një jete. Me paturpësinë më të madhe, thuhet lart e poshtë ( si gjithnjë! ) pa asnjë fakt, vetëm sajime trilluese, se operacioni është paguar nga “X” apo “ Y” dhe drejtuesi i Kishës së Shën Palit i ka mbajtur ato para të grumbulluara, sa Don Fran Kola kërkon nga lteri sqarimin e secilit që do t’i paraqitej për këtë problem. Të gjitha paratë e grumbulluara për këtë rast janë dërguar në spitalin ku është kryer ndërhyrja, ndërsa pjesa prej 14 e 300 dollarësh ruhet për ndërhyrjen e dytë, atë të syve. Si mund të punosh në një komunitet ku thashethemet janë në plan të parë? Përse ndodhin këto dhe kush i shpërndan kësi shpifjesh të turpshme? Në përgjithësi njihen nga komuniteti. Jo vetëm kaq, por ata veçohen nga komuniteti, duke mos pasë mundësinë më të vogël t’i bëjnë keq përsonit të cilin e kanë vënë në shenjestër, vetëm pse dallohet në të gjitha aksionet kombëtare dhe fetare, njerëzore dhe humane. Don Fran Kola dha për këtë rast nga rroga e tij modeste 6 mijë dollarë, kur të tjerët kishin mundësi të jepnin shumë më shumë se ai, por ai i gëzohet edhe një dollari që jepet për t’i shpëtuar jetën dikujt, cilido qoftë ai! Sa japin këta që përgojojnë të jerët? Minimalizimin e mundshëm, edhe pse paraqiten si biznesmen!
Don Frani, pa dashur të di për këto, falenderon të gjithë ata që ndihmuan këtë rast dhe në të gjitha rastet e paraqitura. Pokështu, familjarët janë deshmitarët më të mirë se si është vepruar dhe, falenderojnë nga zemra gjithë ata që mundësuan shpëtimin e jetës së djalit të tyre