Mali i Zi zgjeron kufijtë në dëm të Kosovës. Nga pjesa perëndimorë Mali i Zi është lëshuar me vijën e saj kufitare deri në shtatë kilometra brenda territorit të Komunës së Pejës, por ky territor nuk është pjesa e vetme që rrezikon ta humbë kjo komunë.
Edhe rreth 10 fshatra tjera mund të shkëputën nga kjo komunë, nëse Qeveria e Kosovës e aprovon kërkesën e boshnjakëve për bërjen komunë të fshatit Vitomiricë. Një kërkesë e tillë është dorëzuar para tre muajve në Ministrinë e Pushtetit Lokal nga kryetari i Partisë së Re Boshnjake.
Edhe ve kryetari i Istogut, Haki Rugova, tregon se si familja e tij personalisht posedon tokë andej në brezin kufitar me Malin e Zi. “Familja ime personalisht posedon prona në territorin e Malit të Zi, andaj duhet shikuar mirë dokumentacionet, por edhe ato të vjetrat të kohës së mëhershme, në mënyrë që të definohen mirë gjërat”, tha Rugova.
Ndërkaq, Ali Berisha kryetar i Komunës së Pejës, pasqyron shqetësim njëjtë për qytetarët e kësaj ane. “Banorët ankohen se kufiri ka lëvizur në drejtim të Kosovë, ku konsiderohet që një pjesë e territorit të Kosovës është në menaxhim të shtetit të Malit të Zi”, tha Berisha. Ndërkaq, Ali Lajçi ish kryetar i Pejës thekson se kjo kilometra të tëra mbahen të pushtuara dhe të kontrolluara nga forcat e malit të Zi. Më poshtë po japim një video të mëhershme qe detajizon shqetësimin e qytetarëve të Dukagjinit.
Bota Sot, 4 Qershor 2013