Respekt ndaj stafit të revistes Kuvendi.
Unë jam Dafina Roka e lindur më 22.06.1980 në Gjakovë.
Kam përfunduar Fakultetin “Gjuhë dhe letërsi shqipe”,ndërsa tani studioj në Universitetin e Prishtinës Fakulteti i Filologjisë në nivelin Master -”Letërsi shqipe”.
Jam mësimdhënëse në Gjimnazin “Hajdar Dushi”.
Këto poezi mund ti botoni në revisten tuaj.
Respekt: Dafina Roka.
Tingujt e harresës
Ecja në shkretëtirë,
dhe nuk gjeja qetësinë.
Ecja e zbathur,dhe
duart i mbaja lart.
Kërkoja që të më binin të paktën,
Disa pika shiu.
Buzët më ishin mpirë,
dhe nuk mundja të ulërijë
me vete kërkoja,
një harrim!
Era me nxehtësinë
seç m’u përpinë,
dhe me sy përlotur
shikoj rreth botës.
Bota me shushurimat e saj,
nuk mundohet të të ndihmoj
por nga larg filloj,
të më udhëzoj.
Rrokullisjet e erës më ofruan
tingujt e harreses,
tinguj të fuqishëm:
mu errësua harresa.
Këmbët e skuqura nga tingujt
u rrëmbyen, filluan të vraponin
Sikur donin të harronin.
Ika diku larg që tingujt
të mos i dëgjoj,
Por, ç’të bëj më ndjekin kudo.
E vetme në errësirë
me tingujt e harreses,
mundohem t’i bind
dhe larg t’i largojë.
Por, ç’të bëj janë të dashuruara,
dhe nuk munden pa mua.
Zhgënjim
Endem në një largësi,
A është ëndërr?
Apo vegim?
Zhgënjim!
Me këmbë shkel,
gjithë botën.
Ishte një lum i gjërë,
zërat kërkonin pendim,
Zhgënjim!
Pendimi i gjykoi,
ata tani vajtojnë.
Grrithin fytyrat
me thonj.
Zhgënjim!
Në një hapësirë,
shikoj një vegim.
Jeta më mori në përqafim.
Zhgënjim!
Ajo më mori në fluturim.
Sikur “Danten”
“Beatriçja” e ndier.
Zhgënjim!
Lamtumirë
Nuk mund të qëndroj
por nuk dua të shkoj,
mundohem t’ia arrijë
pa të thënë,
“Lamtumirë”.
Shikoj rreth e rrotull
hija më frikëson,
nuk mund të qëndroj.
Por nuk dua të shkoj!
Ti vetem shikon
Sikur më torturon,
nuk mund të qëndroj.
Por nuk dua të shkoj!
Heshtja më frikëson
Flas me vete,
nuk mund të qëndroj.
Por nuk dua të shkoj!
Dua të të sfidoj,
forca më harroj,
nuk mund të qëndroj.
Por nuk dua të shkoj!
Tani filluan lotët,
ngjajnë me gurë fati,
nuk mund të qëndroj.
Por nuk dua të shkoj!
Hija e vdekjes më ndaloj,
nuk mund të qëndroj.
Tani dua të shkoj!
“Lamtumirë”.
Njeri i panjohur
Udhëtoj çdo ditë
për të dhënë dituri
rrugë e gjatë.
A më shikon kush vallë?
Në rrugen gjarpërore
njeriu i panjohur
gëzimi më përpiu
vetmia mori lumturinë.
Mu në mes të rrugës
gjendet një faltore,
çdo mëngjes më thotë
udhë e mbarë moj zanë.
E vetme në udhëtim
ulërima më përcjell,
të vetmet që dikush
nuk mund ti ketë.
Mundohem të shkoj
Sa më shumë qëndroj
malli më përvëlon.
Mundohem të shkoj!
Të shkoj jo nuk është çudi
ndoshta diku larg,
do gjejë më shumë mall.
Mundohem të shkoj!
Nga lart zërat më ngacmojnë.
A do vish tek ne për të na parë?
Mundohem të shkoj!
Ulem dhe mendoj
po sikur të shkoj.
Zërat më ftojnë të shkoj,
Ah sikur të shkoj!
Por a kan diçka për të më thënë?
Ah, sikur ta di.
Mundohem të shkoj!
Rënkoj
Në shtrat rënkoj
dhimbjet më mundojnë
kohën kërkoj
ajo do të më shpëtoj.
Të gjitha mbeten përgjysëm
mundohem t’i përfundoj,
dhimbjet më mundojnë
kohën kërkoj.
Shikoj lart në qiell
koha po më përcjell
ajo do të më ndihmoj
në shtrat rënkoj.
Koha kërkoj nga jeta
të më pranoj.
Unë tani po shkoj,
jeta po më kërkon
Ajo më shpëtoj.