U shfaq në New York, filmi dokumentar “Spaçi – Simboli i Qendresës Antikomuniste “
BEQIR SINA, New York
Ish i burgosuri politik Pëllumb Lamaj thotë se politikanët e sotëm në Shqipëri, ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit
MANHATTAN NYC : Në kineman ‘The Producers Club’ të Manhatanit, të premten në Nju Jork, një muaj mbas shfaqjes së filmit “Goli Otok” u shfaq premiera e dokumentarit “Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste “, me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj . Filmit të Mrika Krasniqit, nga Kosova me titull “Goli Otok”, i cili ishte një rrëfim origjinal i ferrit në Adriatik, ose historia e vërtetë e përvojës tragjike të shqiptarve patriot, atdhetar dhe anti-komunist,mbijetesës së tyre, si të burgosur politik, në burgun më famëkeq të ashtuquajturës “Jugosllavi”. Që nuk egziston më mbas shpërbërjes. Film, i cili ka një pamje të ngjashme me atë që ndodhi edhe në Shqipëri, për të sjell dritë mes të tjerave, për të gjithë mitin e asaj ideologjie, dhe për të parë të vërtetën si i thonë shqip “të shohim komunizmin në fytyrë”.
Në shfaqjen e premierës së filmit “Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste “, të pranishëm ishin, dhjetra artëdashës shqiptar, shumica e tyre aktivist të njohur të komunitetit dhe anëtarë të familjeve të presekutuara politikisht, gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Filmin e ndoqi edhe ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph Dioguardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Këshiltaria e Çështjeve Ballkanike Shirli Klojes Dioguardi, (publiciste, analiste dhe shkrimtare amerikane) të cilët, kanë vite që punojnë për çështjet më të rëndësishme që preokupojnë shqiptarët në Ballkan.
Fredi Tollja pronari i Teatrit Producers Club , në New York, vendi ku edhe u bë shfaqia e filmit, tha se “Ky teater në “zemër” të qytetit të New Yorkut, është kthyer në një qender kulturore e artistike shqiptare, ose vendi ku janë shfaqur dhe luajtur deri tani, dhjetra filma e teatro shqiptar, janë hapur disa ekspozita dhe janë promovuar disa autor librash, ose janë kujtuar artistë dhe figura kombëtare. Pra, tha ai ka pasur një gamë të gjerë aktivitetesh dhe veprimtari të shqiptarëve , por, nuk ka pasur asnjë herë deri tani, një veprimtari kaq të veçantë se sa kjo e filmit “Spaçi;Simboli i Qëndresës Antikomuniste” prodhim i ish të burgosurit politik të Spaçit, zotit Pëllumb Lamaj. I cili, qysh në moshën më të re, 19 vjeçare, do tëprovonte vuajtjet e tmerrshme të burgjeve politike të Enver Hoxhës në atë kohë,siç ishte Spaçi”.
” Ky film më bënë në radhë të parë, të falemnderojmë Pëllumbin, që na ka sjell këto ngjarje në kujtesën tonë. Filmi “Spaçi; Simboli i Qëndresës Antikomuniste”, nuk ka për qëllim të tregojë të gjitha ato skarificat , vuajtjet , përçmimet, që pjesa e presekutuar e shqiptarëve të paktën, ka kaluar, tha Tollja, por, të paktën kërkon të na e kujtojë se në këto 22 vjetë, politika shqiptare, cilado qeveri që ka ardhë, e majtë apo e djathtë, ka qenë “komuniste, por, pa përdhunim”. Ajo ka qenë komplet indiferente, mendon ai, sidomos karshi këtij komuniteti të madh, por që tani kambetur i vogël se një pjesë e tyre nuk jetojnë më, duke ia mohur atë njohejen, dhe, duke mos përcjellur në asnjë rast atë detyrimin, moral dhe financiar që ka pasë Shqipëria, ndaj kësaj pjese të shoqërisë shqiptare, që ka mbetur, ende e “presekutuar” në mënyrën më të pa imagjinueshme”.
Autori i filmit dokumentar Pëllumbë Lamaj, duke folur në fillim të shfaqjes së këtij filmi, u tha të pranishmëve se jemi mbledhur sonte, në këtë mbrëmje të shohim këtë film dokumentar, për të parë një pjesë të asaj vujatje të madhe, që kalova unë dhe shokët e mi – në burgun më të tmereshem në Shqipëri, burgun e Spaçit. “Në filmin “Spaçi; Simboli i Qëndresës Antikomuniste”, ceku ai unë kam realizuar një amanet ; “Të cilin u a pata thënë atyre të burgosurve shokëve të mi të burgut, se një ditë po dola gjallë, nuk do të vdes pa i treguar këto të zeza që po vuajm”.
“Këtë, u thoja atyre do t’a bëjë një ditë, të arrijë, të tregojë,se ne edhe ju që jemi në këtë burg të tmershëm e “duam lirinë, bile më shumë se ata katil – që ishin në pushtet, në botën e krimit – Dhe, bëra sa munda,tregon Lamaj, kur dola në liri, falë atyre ndryshimeve të mëdha që solli koha. Por, tha Lamaj, i cili ka kaluar mbi 11 vjetë në birucat dhe galerat e minierve të bugut famëkeq Spaçit, është fakeqësi e madhe, sot kur shikon që shteti shqiptarë, inteligjenca shqiptare, ata që duhet të shkruajn për këtë histori 50 vjeçare, heshtin ose e kan “mbyllyr këtë faqe historie”.
Prandaj, nënvizojë Lamaj, si një detyrim moral ndaj gjithë asaj vuajtje, ndaj gjithë atyre martirve të cilët nuk jetojnë më, ose të gjithë ata që presin një ditë të marrin të drejtën e tyre, arrita të bëja këtë film dokumentar, me mundin dhe shpenzimet e mija, për t’i treguar atyre;”Barbarve dhe pjellës së tyre, bijëve të tyre, që ne jemi historia dhe historia nuk burgoset, nuk pushkatohet, nuk zhduket, por, ajo transmetohet brez – pas – brezi, duke u treguar ashtu si ka ndodhur dhe ashtu si ka qenë në ato 50 vjet të diktaturës sllavo komuniste. Mbasi, tani, është koha që brezi i ri të paktën duhet të dijë të vërtetën e kësaj historie, se poqese një shoqëri harron të kaluarën e saj, atëhere, ajo është e destinuar, t’a përsërisë atë gabim historik të së kaluarës së kësaj shtrese të kombit shqiptarë”.
“Spaçi- Simboli i QendresësAntikomuniste “, me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj
Sekuencat e filimit, na çojnë menjëherë në atë Burg tmerr, që ndryshe është injohur me emrin Spaç, burgu më famëkeq, ose Calvari “Gol-Gotha”shqiptare, në të cilin mbaheshin të burgosurit politikë, anëtarë të familjeve më të mira të kombit shqiptarë, patriotë, atdhetarë e demokratë të flakët, priftërinjë e hoxhallarë, inxhinier, doktorë, intelektual, shkrimtarë, poetë dhe artistë, elita e kombit shqiptarë e asaj kohe. Dhe më e keqja ishte se regjimi i Enver Hoxhës, nuk u kursyen as shqiptarët, të cilët luftuan për liri,e pavarësinë e Shqipërisë, edhe nga ata që kishin qenë firmëtarët e pavarësisësë Shqipërisë, u kalbën ose vdiqën në burgjet enevriane.
Në këtë ferr, që e ka emrin Burgu i Spaçit, nuk u perjashtuan dhe disa qindra shqiptarë, patriot e atdhetarë, vëllezërit tanë, që erdhën në atdheun e tyre, me shpresën se po iknin nga Shkjau, për t’u mbrojtur nga bisha më e egër sllavo komuniste, dhe mbrojtur në “prehërin e ngrohtë ” të Shqipërisë Nënë . Ata ishin atdhetar e patriota nga Kosova, por, edhe ata shqiptarë të cilët erdhëm me të njëjtën shpresë nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci e Medvegja dhe Çamëria, por u “rrasën” në burg për vite të tëra.
Filmi përshkrohet në rrëfimet rrënqethse të këtyre ish të burgosurve, me në krye skenaristin dhe regjisorin e këtij filmi Pëllumb Lamaj, që flasin për 30 minuta prekse, për atë që kaluan nëpër ferrin e asaj – që quhet sot Brugu i Spaçit, duke dëshmuar për një trajtim të egër e mizor, ndoshta edhe të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit, kur “Shqiptari i a bënë vuajtjet Shqiptarit” dhe Pse?. Njëri prej tyre deri sa qendronte, përpara një dhome burgu , rrefente se :”Më vunë prangat, kur duart e mija ishin fare të njoma – isha 17 vjeç dhe do të dënohesha 10 vjet për agjitacion e propagandë – hyra 17 vjeç dhe dola 27 vjeç i shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht – ku të “gjithë më quanin armiku i popullit”.
Në këtë film dokumentar, i cili shoqërohet me një udhëtim i grupi ish të burgosurish politik, që përjetuan Spaçin – deshmitarët e gjallë në filmin e Lamajt, ndoshta ndonjeri prej tyre, tash nga mosha edhe nuk jeton më. Lamaj dhe ata në sekuenca të veçanta ishin folësit e kësaj tragjedie, me emerin burgu i Spaçit, që duke folur nga thellësia e shqiprtit të tyre, tregonin me gisht :”Ja! këtu kan qënë birucat, dhomat e torturave, ja kapanonet e fjetjes, deri me tre kate -(me kervatet me dërrasa), ku një dhomë reth 35 metra katrorë, do të mbante 40 të burgosur, dhe më tej në faqe të malit, duken “zgavrat” e zeza, që tregojnë hyrjet për në galerat e tmerrit. Diku ka shenja aty ku ishte sheshi dhe ku numëroheshin si “bagëtia” të burgosurit, aty bëhej apeli. tregon Lamaj, ku edhe “me këmbë zbathur ndonjëri nëse nuk realizonte normën, ishte i dënuar nga gardianët – policët e burgut të qëndronte në mes të ftohtit, i detyruar jashtë edhe në ngricë e në acarë ”
Filmi dokumentar “Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste “, me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj, fillon të shfaqet mbas shkreptimave të rrufeve mes një nate të zezë. Më pasë kamera fokusohet në “faqet” e maleve të egra, që rrethojnë burgun, me maja dhe shkëmbinjë me gurë të thepisur, kreshtat e tyre, që duket se “puthen” me retë, dhe dielli në atë grykën e frikshme, që thuhet se “nuk dilte” – Aty ku kan qenë ndërtesat e të burgosurve – pra Burgui i Spaçit, i cili ishte i rrethuar nga tre rrethime me tela me gjemba, me dirita dhe kullat e vrojtimit me ushtarë të armatosur, çdo 25 metra. Ndërsa,”Dielli, dilte vetëm një orë”, në mesdrek në këtë grykë, mbasi ai humbiste shpejt pas maleve të larta, ndërkohë që në fund të greminës gurgollnte ditë e natë, në një rrjedhë përroi, e cila të kujtonte me zhurmën e tij – ato fabulat mistike me “klithmën e frikshme të fantazmave”.
Ish i brugosori politik Zenel Hoxha, tregon se” Ja ky është burgu, është ferri, është vuajtja jonë, mosha e jonë, rinia e jonë ! Lefter Musha, thotë se kur “kishim ndonjë të sëmurë – në vend që ta kuronin e godisnin sepse nuk ishte në gjendje të shkonte në punë, mbajë mend tha ai qindra të vdekur…që i kam parë me syt e mi….”. Pëllumb Lamaj, thotë se të burgosurit punonin me tre turne dhe ndonjëhere xhvisheshin në brek dhe lidheshin mbas vagonave si torturë.Filmi mbyllet me zërin kumbues që shpërndahet si jehonë, të Lamjat, i cili thotë se po “largohemi nga Spaçi me dhimbjen e madhe, por me krenarinë duke lënë prapa një pjesë të jetës tonë, shokët tanë të idealit kombëtarë, që mbetën atje, Sa e sa jehona dashurie që u burgosën, kurora rine që u vyshkën mbi varrë, shpresa të venitura dhe mizore. Largohemi me shpirt të plagosur, por jo të ligështuar duke menduar se i qetësuam shpirtërat e tyre, sa më pak, edhe pse fyttyrat e tyre dhe ëndrrat dhe aspiratat na shoqërojnë për ditë, duke kërkuar nga ne që mbetem gjallë – besimin e patundur në Zot, Flamur, Kombë , Fisë dhe Familje!.
Pavarësisht nga kjo, burgu i Spaçit megjithë këto ngjarje tragjike, ato çfarë tregon ky film dokumentar, por edhe ato çfarë është shkruar e treguar, ende ka mbetur një temë tabu nga regjisorët dhe skenaristët. Ende nuk është realizuar një film i standarteve ndërkombëtare, i cili, ndoshta do të ishte konkurent edhe për ndonjë Oskar . Rrëfimet që përthekojnë mesazhe për të drejtat e njeriut, duket të mos jenë shumë joshëse për filmbërësit në Shqipëri, sot edhe mbasi kan kaluar 22 vjet nga kjo histori e papërsëritshme tragjike, Shqiptare. Edhe pse vetë disa regjisorë pranojnë se në Shqipëri, ka “brumë” për skenarë e filma që trajtojnë këtë temë, mirëpo, projektet e tilla filmike nuk janë të shumta.
Burgu i Spaçit, u mbyll në vitin 1990 me një vendim të posaqëm të Këshillit të Ministrave, atëhere mbas lirimit të gjithë të burgosurve politik. Burgu i Spaçit, është i braktisur tërësisht në vitin 1991. Që atëherë ai ka mbetur i braktisur dhe i shkatërruar si nga erozioni, por dhe nga banorët e zonave përrreth, të cilët duke shfrytëzuar mos kujdesin e shtetit, e kanë”zhavtur” për materiale inerte, duke e bërë atë si një vend “ku duket se i ka rënë bomba”.
Një pyetje shtruan gjatë”forumit” të pas-shfaqjes, të “habitur” të gjithë pjesmarrësit,:shkrimtari Hasan Kostreci dhe e bija e tij, studente, aktoria dhe producentia nga Kosova Diana Cena, veprimtari Uka Gjonbalaj, Skënder Dika dhe Agim Tërnova, Pse?
Përgjegjja, sepse : “Ashtu si rregjimi i Titos dhe Millosheviqit, edhe ai diktatorit Enver Hoxhës , vrau e pushkatoi pa gjyq, burgosi e internoi Shqiptarët, vetem e vetem sepse e kundërshtuan komunizmin, dhe ideologjinë komuniste, dhe pse ata luftuan e u përpoqën, gjithë jetën për bashkimin kombëtar. Dhe ishin Shqiptarët, patriot e atdhetar, anti komunistë, deri në vdekje në atë që quhej dikur “Shqipëria Kopësht me Lule”. Pas shfaqjes, premierës së filmit – dokumentar “Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste “, me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj , në skenë u ftua vetë zoti Pëllumb Lamaj, e cili, foli në forumin e pas shfaqjes.
Ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph DioGuardi,Presidenti Vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili ndoqi së bashku me gruan e tij Këshilltare e Çështjeve Ballkanike znj. Shirli Cloyes – DioGuardi, shkrimtare, publiciste dhe analiste amerikane, tha se: “Jam i prekur kur pashë se çfarë krimesh ka bërë regjimi i Enver Hoxhës, kundra popullit shqiptarë. Pikërishtë tha ai kur sheh me syt e tu këtë dhimbje të madhe, menjëherë, e kupton se ai regjim ka shkatërruar një kauzë të tërë – mbasi ai shkatërroi jetën e popullit Shqiptarë. Dhe, më vjenë mirë, se ju keni bërë këtë film, i cili është fillimi i asaj çfarë ju tani duhet t’i tregoni edhe popullit amerikan, që nuk e di se çfarë ka kaluar populli shqiptarë, ashtu si edhe unë po të mos e kisha parë këtë film sot, nuk e dija të vërtetën e kësaj historie, që ju bëri komunizmi në Shqipëri”.
Më pasë ai sugjeroi se kishte dëgjuar për Spaçin – por, jo konkretisht si e pa në këtë film për të cilin mendonë, ai shqiptarët në Amerikë, të paktën duhet të kenë më shumë obligim dhe të kuptojnë se çfarë duhet bërë për të treguar këtë histori të vërtet me shqiptarët në Shqipëri. Unë me Shirlin, dhe bordin e Ligës Qytetare, u shpreh DioGuardi, jemi duke punuar shumë në këtë drejtim, të bëjmë diçka për këtë shtresë” konkludoi ai..
Ndërkohë, Shirli Klojes DioGuardi, e cila është njohëse e mirë e këtyre çështjeve , kujtojë kohën kur ajo ka qenë 10 vjeçe, kohë kur ka dëgjuar për kampin e internimit Auschwitz – Poloni, çka për zonjën DioGuardin ka ngjashmëri me burgjet e kampet e internimit pas LDB, në Shqipëri. Ajo mendon se “nuk duhet të flitet vetëm për socialistët dhe demokratët në Shqipëri, se asnjëra dhe as tjetra, nuk ka bërë asgjë për këtë problem, por duhet folur për një erë të re, dhe pikësëpari tha Kloyes-DioGuardi , ky problem duhet të fillojë domosdoshmërisht nga hapja e arkivave – hapja e dosjeve të komunizmit si një nevojë për të parë të vërtetën”.Varrosja e së kaluarës komuniste shqiptare tha ajo nuk ka sjellë as drejtësi e as shërim te ata që pësuan.
Në një shkrim për Burgun e Spaçit, zonja Diguardi shkruan se: “Një nga kënaqësitë e madhe të jetës sime ndodhi këtë vit, kur kam marrë informacion në lidhje me një nga burgjet më famëkeqe të Enver Hoxhës, burgu në Spaç. Kjo më solli thotë ajo përsëri aty ku unë fillova në vitin 1996, por me vetëdije të ripërsëris se llogaridhënia ndaj një vendi të shkatërruar në fund duhet të bëhet. Në proces, unë u njoftova me Pellumb Lamaj, i cili mbijetoi torturat,punën e vështirë, dhe burgosjen në Spaç për njëmbëdhjetë vjet. Që kur zoti Lamaj erdhi në Shtetet e Bashkuara, ai është përpjekur për të sjellë këtë burg në vëmendjen e botës në të mënyra të ndryshme. “, ka shkruar në një shkrim analitik kohë më parë Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, znj. Shirli Cloyes DioGuardi, shkrimtare,publiciste dhe analiste amerikane,
Filmi dokumentar “Spaçi simboli i Qëndresës Komuniste”
Filmi dokumentarë “Spaçi: Simboli iQëndresës Antikomuniste” i Pëllumb Lamajt, realizuesi i këtij dokumentaritregon se , është një film dokumentar i metrazhit të mesëm, 30 minuta, që sipas tij një dokumentar, që në 30 minuta ka mundur të kap në mënyrë simbolike,pothuajse çdo simbol të kësaj periudhë të tmerrshme që kaluan këta njërëz dhe përsë !? Duke folur për filmin “Spaçi simboli i Qëndresës Komuniste”,Lamaj tha në këtë film ” flasin disa prej atyre që e jetuan Spaçin, dhe u bënë simbol i vërtet e qëndresës atni-komuniste.
Ai tha se “Dokumentari fillon me një shkreptimë, mes një terri dhe”nate të stuhishme”, ku dëgjohen edhe shkrepma automatikësh. Më pasë në sfond del ndërtesa Burgu i Spaçit. Autori i këtij dokumentari e ka filluar këtë shfaqje prej aty ku thotë ai fillon edhe rruga për të parë Spaçin, e tmerrshëm – Që nga Miloti. Ku familjarët, e të dënurave merrnin rrugën e stërmundimëshme, për të takuar njërëzit ë tyre, kur ndonjë herë që megjithsë ata kishin bërë kilometra të tëra me thasë me ushqime në kurriz, do të ktheheshin të dëshpëruar, përlotur dhe të rraskapitur, se rojet kishin marrë urdhër të mosi lejonin në takim me të dashurit e tyre . Më pasë del në ekran , Rubiku, dhe Kurbëneshi, Ura e Fanit dhe e përpjeta e “vdekjes”, kthesat e Qafëssë Barit e Spaçit.
Më në fund duket autori, i cili mbërrin në ndërtesën e burgut, ku ka mbetur edhe një parollë kush shkruhet “Rroftë Enver Hoxha! – Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”. Lamaj në rolin e “folësit”, më pasë tregon një e nga një birucat e shkatërruara, ku në atë kohë ende ka mbeturedhe ndonjë gjurmë e masakrës.Tregon për ato ngjarje që janë sot simbol iqëndresës dhe heroizmit dhe trimërisë të atyre të burgosurve politik, gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Ish i burgosuri politik Pëllumb Lamaj thotë se politikanët e sotëm në Shqipëri, ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit.
Zoti Lamaj, i cili jeton në shtetin Nju Xhersi- SHBA, ka vuajtur vetë 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Ai tani kujton me dhimbje edhe 39 vjetorit të revoltës së Spaçit në maj 1973, kur për tre ditë me radhë, të burgosurit morën nën kontroll kampin. Pas shtypjes së revoltës, 4 të burgosur u pushkatuan ndërsa dhjetra të tjerë u dënuan me nga 25 vjet burg. Dëshmorët e Spaçit, ata martirët të cilët pas Revoltës së Spaçit, u pushkatuan me gjyqë special, brenda 24 orëve mbasi ndodhi ngjarja që tronditi thellë regjimin komunistë, thotë ai duke kujtuar : Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko, dhe Hajri Pashaj. Duke sjellur kujtimet rreth kësaj ngjarje Pëllumb Lamaj, tha se prej kësaj dite, pra ditëve të Revoltës së të burgosurve, burgu i Spaçit, u konsiderua si burgu më i tmerrshëm, në Shqipëri. Aty, u fut fryma e egër e terrorit, frikës dhë e shtypjes, tha ai.