Flamurit
Ti flamur je zemra e kombit
Me shqiponjen dykrenare
Qysh në kohë të Kastriotit
Pasqyron vlerat kombëtare.
Me pushtimin otoman
Pesë shekuj pa t’pa me sy
Por shqiptari ma s’duron
Pa u krenua prap me ty!
T’gjithë malsorët kanë lidh besë
Me hy n’luftë me turq t’Stambollit
Asnji i gjallë sikur t’mos mbesë
Do t’i shporrim prej k’tij trollit.
Në ballë të frontit Dedë Gjo Luli
Në Deçiq ngjitet përpjetë
Bash në majë flamurin nguli
T’valvitet i lirë përjetë!
S’bajnë efekt gjithë kjo ushtri,
S’bajnë efekt topat e mretit
Kur e jep besën malsori
Për trimni ia ka lanë vetit.
Kurr ma i ulur s’ke me mbet
Besa-besë lidh dora –dorës
Me njëmijë nantqind dymdhet
E ngriti dhe plaku i Vlores.
Me regjimin komunist
Ktij simboli iu ba shtesë
(Iu vu ylli partizan)
Ne ua dimë për falemner’s
Që s’vunë drapen e çekan!
Komunizmit i erdh fundi,
Tash u ba që s’ka ma mirë
Siç ka kenë gjithëmonë Flamuri
Do valëvitet veç i lirë.
Ti Flamur që sot je i lirë
Dhe krenar je në çdo prag
Le ta dij gjithëkush fort mirë
Se sa herë je la me gjak!
Kje gjithëmonë simbol për trollin
Kangë trimnie për folklorin
Gja ma t’madhe s’ka për burrin
Ne’j dorë pushkën, n’tjetren Flamurin!
Njëqind vjet itash i mbush
Tuj thanë botës se kush jena
Ne lirinë s’na e fali askush
Veç shqiponja me dy krena!
Vuajti shumë shqiptari i shkretë
Mjaft me luftra e me halle
Tash kërkojmë gjithëmonë përjetë
T’gjithë shqiptar’t nji Shqipni t’madhe!
Kyt kërkojmë ne nga Europa
S’dona me na fal asgja
Siç na ndau copa-copa
T’na kthejnë borgjin që na ka!