Rrotacion me çdo çmim


Nga Nevrus P. Nazarko

 

Te qenit 8 vjet ne opozite duket se i ka vlejtur jo pak Rames ne planin strategjik. Nje axhami politik ne 4 vitet e para si kryetar i opozites, me naivitet ra ne ‘gracken” e Berishes me ndryshimet kushtetuese te miratuara vjedhurzi dhe ne menyre autokrate. Keto ndryshime (te cilat ka kohe qe e pranon se ishin te gabuara) ju kthyen ne bumerang jo vetem ne lidhje me Sali Berishen por edhe me aleatin e tij natyral Ilir Meten. I vetedijshem qe midis te ardhmes se tij si kryeminister dhe te kryetarit te nderit te kryebashkiakeve ne pension qendron nje grusht votash me 23 Qershor, ai po perqafon pragmatizmin i cili i ka munguar gjate 8 viteve te fundit. Ja disa nga levizjet te cilat ndryshojne nga fushata e opozites ne vitin 2009:

Bashkimi me LSI-ne:

Edhe pse tashme duket si lajm i vjeter aleanca PS-LSI si rezultat i memorjes shume te shkurter qe kemi ne shqiptaret, kjo ne muajt qe paraprine zgjedhjet e 2009’s dukej blasfemi. Braktisja qe Rama i beri Metes sidomos ne greven e urise se ketij te fundit eshte nje nga ngjarjet me te pashpirta dhe spektakolare midis dy opozitareve ne historine  e politikes moderne sidomos kur merr parasysh “mea-kulpa”n e Rames ne lidhje me faktorin qe coi ne ate greve urie-ndryshimet kushtetuese. Sidoqofte, nje bashkim i tille eshte mese natyral dhe logjik edhe pse ndryshe nga viti 2009, kete rradhe ishte Meta dhe jo Rama i cili kishte nevoje per “doren e ngrohte” te tjetrit. Kuotat e Metes ne kete prag-zgjedhor ishin me te uletat qe ai ka pasur ne jeten e tij politike qysh prej fillimeve te saj. Ishte ai dhe jo Rama i cili rrezikonte te ishte ne llojin e specieve te zhdukura me nje performance 1 perqindeshe ne keto zgjedhje si rezultat i faktoreve te njohur tashme me baze korrupsionin e tkurrjen e nderrmarrjes se ashtuquajtur LSI.

Prapeseprape, duke qendruar konsistent me linjen e ketij shkrimi, kjo levizje e Rames e pare ne kuadrin pragmatist, eshte nje hap ndryshe qe edhe pse me efekt minimal i sherben teorise “mos lere gur pa levizur” per te ardhur ne pushtet.

 

Ulja e Retorikes Nacionaliste:

Nje nga pikat e forta te qeverisjeve te majta, tonet nacionaliste ne mbrojtje te bashkekombasve tane ne Kosove dhe tojet e tjera shqiptare, u be thembra e Akilit per Ramen. Asnje lider opozitar apo ne pushtet ne Shqiperi nuk i ka pasur kuotat me te uleta se Rama ne rrafshin nderkombetar qofte nr mbrojtje te interesave te shqiptareve apo ne perkrahjen nga faktori nderkombetar. Kuotat e tij pesuan nje ngritje te dukshme ne kontestimin qe ju be marreveshjes se detit me Greqine, por kjo ishte me teper dhurate e gabimeve te Berishes dhe “kokfortesise” se Myslym Pashait se sa merite e politikes se tij.

Po ashtu dalja me force e levizjes AK kunder Berishes dhe notat e forta nacionaliste te kesaj te fundit forconin pozitat e Rames ne kete rrafsh. Por c’po ndodh kohet e fundit: Ne emer te pragmatizmit, AK u kthye ne armike e opozites dhe “dhurimi i detit” nga Berisha nuk po permendet, a thua se nuk ka egzistuar. Jane dy arsye pse Rama ndjek kete strategji. E para dhe me e pelqeyshmja eshte se me te ardhur ne pushtet ai do te beje ate qe s’beri dot paraardhesi i tij kryeminister, te ndahet deti ne koordinatat e Kristaq Gervenit dhe kunder perpjekjeve te Myslym Pashajt. E dyta, kanalet diplomatike te Athines i kane kerkuar se ngritja e zerit ne perkrahje te “detit” eshte nje “nacionalizem” qe nuk sjell vota shtese, perkundrazi.

Ne kete perpjekje ai tashme ka ne krahun e tij edhe Ilir Meten i cili bashke me ministrin e jashtem te asaj kohe ishin kumbaret e ndryshimit apo fiksimit te kufijve detare me Greqine.

 

Po Korrupsioni?

Shembulli me i qarte se Rama kerkon te vije ne pushtet me cdo cmim eshte ndryshimi i kursit te tij dhe opozites qe ai drejton ne retoriken ndaj korrupsionit. Aq shume prevalent eshte kjo sa edhe ndonje ze i vetmuar di Erjon Brace me nje kontribut te thekshem ne kete drejtim, ose do behet kurban i listave ose do t’i hidhet nje kocke si rezultat i presionit te opinionit. Ka dhe te tjere shembuj qe eshte lehte te identifikohen. Se pari, fjalori i Rames ne keto dite fushate nuk permban fjalen korrupsion, nuk permenden me biznesmene te cileve kryeministri u ka “falur” asetet kombetare per nje Euro, nuk permenden me ministra qe kane bere miliona si na thoshte me pare. Perkundrazi, shume nga keta njerez te biznesit shihen si “lopa pjellore” e cila jo vetem do financoje fushaten por qe po te antagonizohet rrezikon te derdhe tenxheren e Rames me qumesht. Po ashtu nuk duhet harruar se te gjitha privatizimet dhe majmjet e biznesmeneve te lidhur me pushtetin ne kater vitet e fundit kane firmen e Metes.

Nga ana tjeter, prania e ketij te fundit ne koalicion dhe rrembimi i shpates kunder korrupsionit jane dy faktore apo veprime te qe perjashtojne njeri tjetrin pra nuk mund te bashkejetojne. Ndaj dhe kjo ulje e retorikes pervec se perpjekje per nje grusht votash mund te jete nje nga kushtet e koalicionit.

 

Plani “B” apo Asi nen Menge i Rames:

Eshte fakt tashme se qeverisja e Sali Berishes mandatin e fundit ka demonstruar lodhje, shterim idesh dhe kapacitetesh aq sa cuditerisht sheh te njejtet politikane ne kapacitete te larta prej vitesh si nje vegim i frikshem i Byrose Politike te komunizmit. Eshte normale qe pas nje qeverisjeje tetevjecare opozita ta kete rrugen gati gati te shtruar, por nuk po duket keshtu ne kete prag-zgjedhjesh. Ndonese reflektimet e mesiperme i japin Rames arsye te forta per te kerkuar rrotacion te pushtetit, prapeseprape edhe me metamorfozen e pershkruar me lart ai nuk e ka garancine se ky rrotacion eshte i sigurte. Jane dy tre kombinime te mundshme te rezultatit zgjedhor te cilat diktojne nje hap te paimagjinuar nga shume syresh aktualisht. Le te marrim nje prej tyre: Votuesit me 23 Qershor i japin 67 deputete Ps-se, 2 LSI-se, 3 AK, 65 PD-se, 2 PR-se dhe 1 FRD-se. Pra total 140 deputete, qe ne shembullin e mesiperm i takon 69 koalicionit te majte dhe 68 koalicionit te djathte, me Spahiun (2) dhe Topin (1) deputete respektivisht. Cfare do te ndodhte ne kete skenar te mundshem? Qe Spahiu me Topin t’i bashkojne votat me Ramen pas ngjarjeve te diteve te fundit eshte paksa e veshtire, sidomos me Meten ne mes. Me e veshtire eshte qe Spahiu t’i bashkoje votat me Berishen.Ndaj nje skeme tjeter ka gjasa te ndodhe e cila nuk po perflitet ne spektrin politik. Edi Rama do kopjoje nje faqe nga libri i kundershtarit te tij Berishes dhe do therrese ne ndihme deputetet “renegate” te PS-se te cilet po kandidojne nen siglen e PD-se dhe ketu kihet parasysh Duka, Islami, Kadeli, Dogjani apo dhe ndonnje tjeter. Precedentet tashme jane disa kur kemi pasur kapercime ylberi me shume se njehere ne 15 vitet e fundit duke filluar qysh me ndihme e ballisteve per qeverine Nano, gjashteshen e Nanos ne zgjedhjen e Topit apo edhe voten e Metes, Priftit apo Islamit e Kadelit per Berishen. Keto veprime shumekujt mund t’i ngjajne kameleonizem politik, por ne fakt ato jane shenje e nje pjekurie politike te klases se tranzicionit e cila po zhduk reminishencat artificiale te trasheguara te komunizmit ku eshte mbeshtetur ndarja tradicionale ne te djathte dhe te majte.

Shkurt, ka ardhur koha te kemi nje rrotacion historik ku si nenprodukt do te kemi nje kryeminister radikal me ide te kahershme antikomuniste dhe nje zbehje te lakmuesit tradicional midis te djathtes dhe te majtes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *