Ne foto: Aktivisti i njohur Kujtim Qafa duke marr çmimin e Vasel Ujkaj
Shkruar nga: BEQIR SINA, New York
Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Lighthouse Restaurant – në City Island Avenue, Bronx, NY, u shtrua një darkë, gjatë së cilës u dhanë çmimet “AWARD OF MERIT”, disa vatranëve, më të dalluara në dekadat e fundit.
CITY ISLAND BRONX NY : Mbas Kuvendit të sukseshëm, të Shoqatës më të vjetër në Amerikë, në një mbrëmje, u mbajtë një darkë tradicionale, e organizuar kjo nga Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA. Në këtë darkë festive, përveç drejtuesve të lartë, të Vatrës, kryetarit të saj – Dr Gjon Buçaj dhe kryesisë dhe anëtarëve të saj, delegatëve të Kuvendit morën pjesë dhe mysafirë të nderuar, si: Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Ibrahim Makolli i shoqëruar nga Drejtori për Investimet në Diasporë, zoti Naim Dedushaj, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në New York, Ambasadori Bekim Sejdiu, anëtari i Asamblesë të Shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj, dhe konsulli Fatmir Zajmi.Në darkën e Vatrës erdhën edhe pjestar nga familja me hershme shqiptare në Amerikë,e Professor Lumo Cungut dhe e ajo e doktor Hmadi Uruçit, veja e doktor Uruçit, si dhe disa pjestar të familjes Kaloshi, Kallajxhiut, Danit, Liços, Kumbarçes, Mirakaj, Mulosmani, Bytyqi, Përndocaj, Metalia, Qafa, Husenaj, Ndreu, Ndreca, Tonuzi, Balaj, e të tjerë, pra të këtyre vatranëve të shquar, dhe që janë familje të njohura në SHBA, si familjet më të vjetra të vatranëve, anëtarët e të cilëve kanë dhënë një kontribut të shquar në të shkuarën për Vatrën, por që disa prej tyre fatkeqsisht, nuk jetojnë më.Në darkën tradicionale të çmimeve ishin të pranishëm familjarë, vatran të vjetër e të rinjë, miq si dhe dashamirë të shoqatës Vatra, vatranët të ardhur posaçërisht për këtë evinement të bukur, nga Detrioti, Uashingtoni, Florida, Nju Xhersi, Kenektiket dhe Pensillvenia. Ndarja e çmimeve të Vatrës, u shoqërua me takime mallëngjyese, mbresalënse dhe kujtime të bukura nga jeta dhe veprimtaria e këtyre vatranëve, që bënë kaq shumë për kombin e tyre, për Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë dhe të gjitha trojet shqiptare.Në darkë morën pjesë edhe delegatët, si dhe kryetarët e tyre, anëtarët e Degës së Washington DC-së, ata të Degës së Michiganit, Dega e Hudson Valley, z. Elmi Berisha me anëtarët e kryesisë së tij; Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Queens, New Yorkut, dr. Skender Myrtezani; Dega South Westchester, New Yorkut, z. Nick Markola; Dega e re e Newburgh, New York, dr Nexhat Kalici, mandej edhe atyre Vatranët e New Yorkut, ku është edhe vendosur dekadat e fundit dhe baza e Vatrës.Kryetari i sapo zgjedhur i Vatrës, dr Gjon Buçaj, pasi foli për historikun e kësaj shoqate famëmadhe, rolin dhe kontributin e saj historik, në dobi të çështjes kombëtare, vuri në pahë edhe vlersoi lartë ata që kanë dhënë me vite disa nga këto figura të dalluara të kësaj shoqate, të cilët ishin edhe pionerët e parë të Vatrës, dhe ishin ata që mbajtën gjallë frymën e zjarrtë patriotike dhe demokratike, të shqiptarëve në SHBA.Ndërsa, një bukuri tjetër solli në këtë darkë tradicionale, e cila e ka zanifillën e saj prej krijimit të Vatraës, kolonive dhe klubeve të para shqiptare në Amerikë, këngëtari i mirënjohur dhe Vatrani Gëzim Nika, i cili krijojë me repertorin e tij të njohur një atmosfer të të këndëshme festive, me këngë e valle me motive patriotike, nga të gjitha trevat.Në mbrëmjen e së shtunës të 27 prillit, në darkën e Vatrës, në restorantin piktoresk Light House të bashkatdhetarit tonë, vatranit Mark Gjonaj, shoqata e pashoqë e shqiptarëve të Amerikës, Vatra nderoi me çmimin pas – vdekjes, post mortum, Çmimin e Meritave – “Award of Merit”; Nexhmije Zajmin, Dr.Hamdi Uruçin, Dr. Edward Liçon, Xhevat Kallajxhiun, Ing. Mahmoud Cungun, Ramiz Danin, Arif Neza, Abdulla Kaloshi, Petraq Ktona, Ymer Doda dhe Rexhep Kumbarçe.Po ashtu u nderuan me Çmimin e Meritave – “Award of Merit”, dhe ish editori i Diellit, Anton Çefa vatranët veteran: Mustafë Elezi, Musli Mulosmanaj, Jonuz Ndreu, Hajdar Tonuzi, Tonin Mirakaj dhe Vasel Ujkaj.Çmimet i dorëzojë vetë kryetari i Vatrës, dhe i morën në mes emocionve të papërshkruara, lotëve dhe krenarisë disa prej fëmijëve të këtyre figurave të dalluara, patriot dhe atdhetar të flakt, të cilët një jetë tërë kanë dhënë një kontribut të shquar në të shkuarën për Vatrën, dhe kombin shqiptar, por që disa prej tyre nga mosha nuk jetojnë më.