Shuhet pishtarja e lirisë dhe demokracisë antikomunistja Bardha Gjomarku

 Shkruan : Tomë Mrijaj   *
 Bardha Gjomarku, u lind në Kullën e famshme të Gjon Markagjonit, në   Orosh të Mirditë, në vitin 1925. Bardha, ka vazhduar shkollën e mesme, pranë   Motrave Stigmatine, në qytetin e mirënjohur kulturëdashës të Shkodrës. Ajo më   pas ka vijuar studimet e larta, në një kolegj të njohur në Itali. Kurse,   “shkollat e larta” i përfundojë në kampet dhe burgjet e diktaturës   komuniste…..
Sot më dt. 19 Mars 2013,   u nda nga jeta në qytetin e Shkodrës, në moshën 88-vjecare, e bija e Kapidanit   të Mirditës Gjon Mark Gjonit, Bardha Gjomarkaj, e rrethuar nga familja dhe   vajza e vëllait të saj Ndue Gjomarkut, Bianka (Bardha) me bashkëshortin e saj   të ardhur nga SHBA
Mirdita, emër nderi   dhe mikpritje, historie, toka e katedralëve, e cila me qendrese e dinjitet,   perkushtim e krenari, ruajti pastërtinë e vlerave të përbotshme, fenë e të   parëve të krishterë.
Ajo, është   vendlindja e kalasë së pamposhtur të Dinastisë së Kapidanëve, burimi i jetës e   mbijetesës së banorëve kreshnik, që qysh në djep, nënat sokolesha i mëkuan   dashurinë për tokën dhe zakonet e moçme arbërore, mikpritjen, trimërinë,   zgjuarësinë e falur nga Zoti dhe natyra.
Në Orosh të   Mirditës, në Derën e famshme të Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit, lindën   fëmijët: Marku, Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava,   Gjela, Marta, Dila dhe më e vogla Bardha. Bardha e Kapidan Gjonmarkagjonit,   nga nëna ishte mbesë e Bajraktarit të Kurbinit Gjokë Pjetër Pervizi, një   përsonalitet i njohur asokohe për besë, burrëri, zakone e tradita të hershme e   bashkëkohore shqiptare.
Dera e Kapidanit, me   vullnesën e popullit kanë udhëheqë Mirditën, me urti, maturi, politikë e jetë   normale, me sjellje të denjë burrërore dhe një guxim të madh në mbrojtje të   interesave të kombit, duke punuar me përkushtim, për përkrahjen e idealeve   kombëtare, kundër pushtuesve të huaj, që gjatë shekujve kanë shkelur trojet   shqiptare.
Mbi jetën dhe veprën   e antikomunistes Bardha Gjonmarkut, ka shkruar më gjerësisht bashkëvuajtësja e   saj Fatbardha Saraçi (Mulleti), në librin historik   “Dhimbje” 2, e cila trajton me nota prekëse historinë e Bardha   Gjomarkut, nënave e vajzave martire në burgjet dhe kampet e përqedrimit në   Shqipëri.
Bardha Gjomarku, u   lind në Kullën e famshme të Gjon Markagjonit, në Orosh të Mirditë, në vitin   1925. Bardha, ka vazhduar shkollën e mesme, pranë Motrave Stigmatine, në   qytetin e mirënjohur kulturëdashës të Shkodrës. Ajo më pas ka vijuar studimet   e larta, në një kolegj të njohur në Itali.
Në vitin 1943,   rikthehet pranë familjes në kullën e Gjonmarkut në qytet, për të kaluar   pushimet verore.
Dashuria e madhe për   Atdheun dhe familjen në vendlindje, bën që adolishentja, të lërë për gjysëm   studimet e larta dhe të rikthehet pranë familjes.
Ardhja e komunizmit   në Shqipëri, i këput në mes endrren dhe shpresat, për të përfunduar studimet e   larta në Itali, sepse menjëherë fillojnë persekutimi nga ana e diktaturës së   kuqe, e cila në Shkodër ishte shumë e ashpër.
Vala e madhe e   dënimeve dhe internimeve pambarim fillojnë për Bardhën dhe të gjithë vajzat   dhe gratë e tjera shqiptare.
Kështu në vitin   1945, në moshënn 20 vjeçare, Bardha internohet në kampet e   përqendrimit. E gjithë familja i nënshtrohet kalvarit të vuajtjeve të   rënda.
Kjo ndodhi për shumë   arsye, mbasi komunizmi kërkonte t’a nënshtronte Derën e njohur të Kapidanit të   Mirditës, e cila me stoicizëm qëndroi e fortë, duke i bërë rezistencë me armë   në dorë forcave të Ndjekjes të Sigurimit. Ajo sëbashku me antarë të tjerë të   familjes vuan persekutimin e egër komunist.
Por nga ana e   tjetër, vëllezërit e saj trima, si: Dr. Kapidan Mark Gjon Marku dhe vëllai   Lleshi (Aleksandri), ishin në malet e Shqiperise se Veriut, duke drejtuar   forcat antikomuniste nacionaliste, në luftë të hapur kundër komunizmit. Ata   luftuan heroikisht deri sa ranë dëshmorë në fushën e betejës, pa iu nënshtruar   komunizmit, që po shtypte me gjak e hekur çdo lëvizje progresiste   përparimtare, për liri dhe demokraci të vërtetë.
Bardha, ka qendruar   në Berat për 4 vjet në internim dhe gjithnjë ndihmonte gratë dhe vajzat e   tjera bashkëvuajtëse në kampet e perqedrimit. Ajo sërisht është arrestuar pa   udhër-arresti dhe ka vuajtur dënimin tjetër në burg. Ajo ka qendruar e vetme e   izoluar totalisht në një dhomë të errët dhe plot lagështi. Çdo   mbrëmje ajo i është nështruar torturave çnjerëzore, që i bëheshin   asaj nga gardianet e burgut, duke pasur dhimbje të mëdha në çdo   pjesë të trupit.
Mbas përfundimit të   dënimit, një ditë ajo lirohet nga burgu, ku shkon të takojë gjyshën e saj   Daven, në moshën 90 vjeçe, e cila më vonë do të vdes në kampet e   tmerrshme të internemit. Bardha, ka marrë trupin e gjyshës së vet, për t;a   varrosur dhe ende per fat te keq sot nuk i dihet vorri i saj.
Gjithashtu Bardha,   është munduar t’a ndihmoi gruan e vëllait të saj Markut, Marten, e cila ishte   paralizuar në kampet e internimit.
Sërisht persekutimet   nuk kanë të sosur për Bardhën, e cila tashmë ishte e sprovuar me fatkeqësi të   shumëta, që po e ndjekin njëra mbas tjetrës Derën e Kapidanit të   Mirditës.
Kështu në vitin   1949, ate e arrestojnë pa asnjë motiv dhe e internojnë në Kampin e Tepelenës.
Ajo ka qendruar në   kamp me 200 gra dhe vajza të tjera të internuar, sikurse ajo për arsye të   bindjeve antikomuniste. Klima atje ishte shumë e ftohtë, me erëra të forta dhe   dimëra shumë të ashpëra.
Të gjithë vajzat dhe   gratë e internuara në kamp, janë detyruar nga gardianët e kampit, që të presin   dhe mbajnë mbi shpinë turret e druve të zjarrit, të cilat, përdoreshin për   ngrohjen e personelit të kampit.
Bardha, me shoqet e   veta bashkëvuajtëse, është ngjitur dhe ulur pothuajse çdo ditë në   shpatet e thepisura të Malit të Turanit në Tepelenë.
Me qindra gra, kanë   vdekur në kampet e përqendimit nga stërmundimet dhe shumë fëmijë, që kanë   lindur dhe janë rritur në kamp, kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve infektive   të dizenterisë.
Nëna e Bardhës,   Mrika, gruaja e Kapidan Gjon Marka Gjonit, një nënëloke heroinë dhe martire e   10 fëmijëve antikomunistë, ka qenë shumë e lodhur fizikisht dhe psiqikisht nga   vuajtjet, vrasjet nëpër male të djemëve trima, përsekutimet dhe internimet e   njëpasnjëshme të djemëve, vajzave, nipave dhe mbesave të saj.
Nëna fisnike Mrika,   u nda nga jeta me mallin e zhuritur, sepse nuk ka arritur të shoh më burrin e   saj Gjon Mark Gjonin dhe djalin Ndue, që u arratisen në Itali.
Bardha, në vitin   1953 ri-internohet me forcë sërsisht në një kamp tjetër famkeq pune të   detyrueshme në Saver të Lushnjës, ku gjithë ditën ka qendruar mes vapës së   verës me thatësirë, duke punuar me orarë të zgjatur me shat në dorë në punët e   bujqësisë (nga mengjezi në darkë) dhe dimërave të acartë me borë, shi dhe erë   të ftohtë, duke mbajtur dru zjarri mbi shpinë…
Në moshën   40-vjeçare Bardha martohet me të dënuarin politik Gjergj Bici, që   ka kaluar 20 vjet në burgjet e diktaturës komuniste. Ata kanë jetuar në kampin   e Milotit dhe më pas në Lushnje, Fier dhe Krujë.
Bardha, sërisht në   vitin 1975 arrestohet, me motivin absurd “për agjetacion e propagandë”,   qëllimi i së cilës në të vertëtë për komunistët ishte t’a mbanin përjetesisht   në burgje apo kampe përqendrimi, sepse për komunizmin ajo ishte element “non   grata”.
Në vitin 1986,   heroina e gjalle Bardha Gjonmarkaj, sërisht internohet në Fishtë të Zadrimës   (Lezhe). Ajo denohet dhe vuan në kampet e përqendrimit edhe 8 vjet të tjera.   Po atë vit i vdes nga një sëmundje e pashërueshme burri i saj Gjergj Bici, me   të cilin nuk kishin fëmije. Bardha mbetet e vetmuar…
…Në vitin 1991, me   agimin e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri dhe qytetin e tyre të dashur   Shkodrën antikomuniste, Bardha, bashkohet me vëllain e vet Dedën dhe rrethin e   vet familjar, që vinte mbas një kalvari të gjatë në burgjet politike të   komunizmit. Ata vendosen në kullën e tyre në qytet.
Mbas 46 vjetëve e   gjithë familja Gjomarku, që kishte mundur të mbijetonte burgjeve dhe kalvarit   të gjatë të persekutimit komunist, bashkohen dhe jetojnë në Kullën e famshme   të Derës së Gjon Marka Gjonit…
*: Autori i këtij shkrimi Tomë Mrijaj – qysh më 1982 në Kongresin e III-të, u zgjodh Sekretar i Përgjigjshëm   i “Lidhjes së Prizrenit” në mërgim, detyrë që vijon ta mbajë sot. Ka shkruar   disa libra kushtuar figurave te shquara kombetare. Ai është marrë qysh herët   me publicistikë, duke shkruar poezi dhe portrete historike, si bashkëpunëtorë   i disa gazetave dhe revistave në Kosovë, Shqipëri, ShBA . Njihet si   mik anëtarëve të familjes së Derës së njohur së Gjon Marka Gjonit…

 

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *