Krimbat e Internetit

Alfons Grishaj

Në historinë e Internetit, nje pjesë e shqiptarëve janë më të prapambeturit dhe më mjeranët në komentet e tyre. Nëse komentet e tyre, kombet e tjera japin mendime të vlefshme për të përmirësuar gjërat që i rrethojnë, disa shqiptarë, jo vetëm që nuk e bëjnë atë, por përkundrazi, shikojnë se si të përmbysin çdo arsye apo arritje, të shpifin të paqenat më monstruoze, të ndërtojnë alibira kriminelësh dhe të thurin lavde kacamijsh… Duke bërë një investigim personal (duke paguar specialistin investigues), rreth disa komenteve pa emër ndaj personit tim, rezultoi se:

Autorët e këtyre komenteve janë njerëz që i njoh  mirë jo vetëm unë, i njeh mirë Shkodra dhe komuniteti i Michiganit, po ashtu çdo komunitet ku ata kanë jetuar. Kategoria e lartpërmendur rezulton të jenë Spiunë të damkosur të ish sigurimit të shtetit,dhe UDB-es e segmenteve të lidhura me të. Po nga kjo kategori “njerzish”u atakua në mënyrë denigruese personeli i Ambasadës Shqiptare në Washington, që është ekipi më i shkëlqyer e më profesional që ka qenë ndonjë herë në SHBA. Ambasadori Galanxhi me stafin e tij, është i kudondodhur në hallet dhe gëzimet e shqiptarëve në mbarë Amerikën. Një diplomat i denjë për t’u ballafaquar me sfidat e kohës në çdo takim ndërkombëtar.

E njëjta kategori denigron gjithë fondin e personaliteteve kulturore e historike që nga Mbreterësha Teutë e deri tek Mbreti Zog, nga Pjetër Bogadani tek Nënë Tereza, pa kursyer as Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke i thurur lavde tradhëtarit Ballaban Pasha, që helmonte puset e shqiptarve për t’i gjunjëzuar nën zgjedhën e pushtuesve osmanë. Kështu, këta mjeranë radhiten në anën e armiqve shekullorë, të cilët, me tezat e tyre arkaike ende synojnë ta paraqesin në sytë e botës popullin tonë si një popull pa histori dhe qytetërim.

Në “emër” të demokracisë, kjo kategori e cila, ka punuar kundra saj që në hapat e parë, fyen dhe denigron Sali Berishën, Jozefina Topallin, Lulzim Bashën e dhjetra personalitete të politikës shqiptare, të cilët punojnë me konseguencë për realizimin e projektit për Shqipërinë europiane. Shajnë Dritëro Agollin e Naum Priftin, me të cilët shoqëria shqiptare duhet të krenohet për nivelin ku e kanë ngritur këto shkrimtarë letërsinë tonë. Shajnë gjithashtu Don Frano Kolën, një figurë pajtuese e jashtëzakonshme, një atdhetar që ka bërë aq shumë për çështjen e Kosovës. E shumë intelektualë, politikanë, shkrimtarë apo editorë, në të dy krahët e politikës, majtas e djathtas, në Shqipëri e diasporë. Vrapi i tyre shkon më tej, duke sharë Federatën Pan Shqiptare Vatra, e cila është një Institucion  me vlera të papërsëritshme kombëtare, që ka ndikuar bindshëm në historinë e Shqipërisë në këto 100 Vjet. Nuk lënë pa akuzuar Konsullin e Nderit Ekerem Bardha, i cili për më se 40 vjet ka kontribuar për çështjen kombëtare si askush tjetër, duke nxitur Kongresin Amerikan në qendrime të prera ndaj represionit sistematik të Jugosllavisë së atëhershme (në çështjen Ivezaj), dhe Serbisë së Milosheviçit. Më e pafalshmja dhe më e turpshmja, ishte kur edhe gëzimi martesor i Sekretarit të Vatrës për Michiganin, Mondi Rakaj (një djalë i shkëlqyer), nuk kaloi pa u atakuar në nderin e familjes nga shkrues anonimë. Çfarë shqiptarësh janë këta që në gëzimin e tjetrit kërkojnë të sjellin dhimbje e përçarje?

E drejta për të qenë përdorues i internetit sot është një e drejtë bazë, thuajse e barazvlershme me të gjitha të drejtat e tjera të njeriut, si jeta, liria, e drejta e punës,  e strehimit, e arsimimit, e përkujdesjes shëndetsore etj. Në këtë sens janë për t’u përshëndetur të gjitha masat që ndërmerr qeveria shqiptare për akses të plotë dhe me kosto të lirë të të gjithë shtetasve në këtë fushë të operimit njerëzor. Por, Shqipëria duhet  të aprovojë një amendament për fyerjet që vijnë nga Krimbat e Internetit, sikurse ndodh në të gjitha vendet e qytetëruara ku integriteti dhe dinjiteti i individit është i mbrojtur nga ligji, i cili parashikon si dënimin e fajtorit ashtu edhe dëmshpërblimin e të cënuarit. Personat anonimë që fyejnë e denigrojnë poshtë e lartë nuk kanë ndonjë dallim nga ata të cilët vënë maskat në fytyrë për të vrarë e plaçkitur. Përkundrazi, janë dhe më të rrezikshëm, sepse veprojnë sipas një parimi dhe strategjie të njohur që synon të mbjellë urrejtje dhe përçmim tek shqiptarët. Preç Zogaj, e ka artikuluar me vend këtë dukuri në një intervistë teksa citon “Marksistët kanë një thënie, vrite njeriun moralisht se e ke vrarë dhe fizikisht!.”

Çdo Gazetar, Editor apo administrator WEB-i, kanë detyrim ligjor të ndalojnë krimbat e të shkuarës të përdorin faqet e tyre për të shpifur, fyer dhe denigruar individët që përpiqen për ndërtimin e një të ardhme të ndritur për Shqipërinë dhe shoqërinë tonë. Miku im, Pjetër Jaku, dhe unë drejtojmë prej vitesh Revistën “Kuvendi” dhe WEB-in e “Kuvendit”, por asnjë herë dhe në asnjë rrethanë nuk kemi lejuar fyerje apo komente denigruese nga njerëz anonimë apo me emër. Personalisht, mund të them se mund të hap njëmijë WEB-e dhe të pres majtas e djathtas, por një gjë të tillë nuk kam ndërmend ta bëj kurrë. Do të ishte humbje parimesh, shpirti dhe inteligjenca ime do zbrisnin në nivele të ulta dhe do bjerrej misioni dhe dashuria ime për njeriun, që e ka burimin tek besimi se njeriu është shëmbëlltyra e Zotit.

Lind pyetja: “Pse e gjithë kjo urrejtje për njerëzit e ditur dhe kontribuesit e çmuar të çështjes kombëtare?”

Kam ecur me qenien e njeriut në vite, në errësirë e dritë, në paqe dhe lufte. Kam dalluar tri kategori: Kategoria e parë, hapësirën e ekzistencës së jetës e quan privilegj dhe e jeton atë sipas kushteve dhe rrethanave të parashtruara nga mesazhi hyjnor, d.m.th. nga Zoti…

Kategoria e dytë, nuk e ka kundërshtuar kurrë moralin hyjnor, por kërkon të bëjë revolucion për një jetë më të mirë, duke presupozuar se njeriu duhet të ndërtojë të ardhmen e vet duke pranuar ekzistencën e hyjnores si fakt, por jo si zgjidhje tokësore…

Kategoria e tretë është ajo me kontraversalja. Kjo kategori nuk beson në ekzistencën e hyjnores, por në ekzistencën e tij si Zot, duke harruar mbivlerën e shpirtit si thelbi i ekzistencës sonë, i arsyes dhe i përparimit, që është vetë thelbi  i trashëgimisë njerëzore. Kjo kategori që nuk njeh asnjë kod moral, nuk ka nga ta dijë se respekti dhe mirënjohja janë vlera të vërteta që ndajnë njerëzoren nga jonjerëzorja. Prandaj ata nuk kanë mirënjohje për krijuesin e tyre Zotin, për prindërit që i kanë lindur, për shoqërinë ku jetojnë, për diellin që i ngroh, për duart që i ndihmojnë. Duke bjerrë vlerat e vërteta, njeriu ka vetëm një përfundim: të transformohet në lloj tjetër, natyrisht, jo fizikisht. Në rastin konkret, kjo kategori u shndërrua në krimba, të cilët janë përhapur sot nëpër faqet e internetit.

Matthew Kelly, shkrimtar australian, the best seller, shkruan:”If you and I are not part of the solution, we are part of problem!”

Unë do t’i fal këtë herë anonimët shpifës, sepse nuk bënë asgjë tjetër përveç asaj çka kanë bërë në vite, kur spiunonin vëllezërit dhe motrat e tyre, hartonin dosje të rreme, ekzekutonin njerëz të pafajshëm, dhe pinin gjakun e popullit shqiptar… Kjo, për t’i dhënë shans fëmijëve të tyre të jetojnë një jetë si fëmijët e mi, me qëllim që urrejtja të mos trashëgohet, e madje të kenë dhe ata vetë mundësinë për të shijuar pa komplekse ideologjike lirinë e vërtetë dhe Perëndimin që e shanë gjithë jetën e tyre.

2 thoughts on “Krimbat e Internetit

  1. KETA KRIMBAT E INTERRNETIT,I KEMI TE TRASHIGUAR NGA SHEKULLI QE LAM PAS.

    Te flasesh per keto larva eshte e lehte sepse kan nje histori te gjate, kan shume mekate,dhe poshtersi ne jeten dhe karrjeren e tyre.
    Keta krimba eshte e vertet qe slejne kende pa marre neper goj,kur sju bindesh urdherave tyre.
    Keta kan afersishte nje shekull qe vjellin helm,percajen,shoqerin e tyre ku ata banoje.Tani i kemi per sherr pjes te komunitetit ton,por duhet gjet nje ilac te forte qe ti sperkatim duke ja u then gjerat ashtu sic jane.
    Autori i shkrimit eshte treguar shum i but,Tolerant,me keto vemje,qe po infektojne shoqerin tone.
    Une jam i mendimit qe tani e tutje duhet dal me emra konkret,duhet ven pika mbi I se duke toleruar shume keta perseri fitojne terren,dhe leshojne vemjet e tyre sa cikli i sperkatjes ketyre gjadhesave duhet pastaj per shum vite me rradhe pastaj.
    Keto specje te shekullit 21 neperkembin, Istiucjonet e komunitetit,drejtuesit e kulteve fetare.
    Perbaltin te gjithe ata qe sjan pjes e rruges tyre,dhe ata qe mendojne ndryshej i klasifikojne armiq te perjetshem.
    Keta krimba me perbalten edhe mue pa drejtesishte,gjat vitit 2012,qe ishte vit historik per te gjithe ne shqiptaret e paster.
    Keta krimba duke leshuar vemjet e tyre gjitha andej bene qe dhe 100 vjetori i pare i Pavarsise se shqiperis te mos festohet ashtu sic i ka hije nje Komuniteti i madhe sice eshte ky i joni ne shtetin e Michaganit,nen moton nje Gjuhe,nje Flamur.
    1OO Vjetori i Pavarsise ishte i gjithe shqiptarve pa dallim feje dhe bindje,dhe si i tidhe u donte qe te gjithe te ishim te bashkuar,Po pikrishte me nderhyrjen e ketyre krimbave gjerat nuke shkuan edhe aqe mir?.
    Keta gjedhesa pa shtylle orjentimi sakrifikuan cdo gje qe te mos shkoshin gjerat ashtu sic u donte,duke perbaltur te gjithe antaret e komisjonit te festimit te 100 Vjetorit.Keta muaren dhe nje dekurat te cmuar per vehten e tyre dhe perkrahsit e tyre,ate te Turpit qe do ta mbajne edhe 100 vete te tjera si rrelike..
    Tani perbaltin edhe Gra,femi,qe jan njerzit ma pa mekate ne kete bote per cfar ata mendojne,Po Turp skeni,a keni familje,a keni Nene,Moter,apo…….. te kohes Komunizmit?,
    Pse merrni njerz neper goj kot,nse ke fakte per diken,dilni publikishte dhe thoni gjerat troc.
    Mos u meshifni si cubat pas ferrave duke shkruar me pseodonime e emra anonim.?
    Ju jeni te pa cip,sepse ju mohoni emrin tuaj,emrin qe prindet tuaj ja u pagzuan kur lindet,hapet syte,ju me te vertet tregoni vehten tuaj qe skeni familje,jeni…,jeni injorante,jeni te pa burra kur ju sdilni ne sheshe ti thoni gjerat balle per balle si shqiptare,po ju jeni gjak prishur,skeni fetyre as pik burreri ti thoni gjerat drejt e ne sy,Ka ike koha kur ju conit letrat neper zyrate pushtetit Popullor per te denuar njerzit,qe sju beindeshit juve,tani i perbaltni pa drejtesisht, i santazhoni,po pse kaq maskarej jeni o dite zi.
    Shpresoj tani e tutje te merrni guximin ose te heshteni,ose te dilni ne shesh e ti thoni gjerat si ju mendoni se eshte e drejta e juaj,L,S,MI.

  2. Shume njerz flasin edhe prej inatllekut,un i kujtoj ato koh shum mir ,ashtu siç i kujtojn shum prej nesh. Problemi asht si kena qef mi kujtu.
    Perpara viteve 90 Fonsin e kam njoft thjesht di Fons,ndoshta sepse i perkiste nji brezit ma te madh, por ktu po flas per Fonsin ne vitet e para kur çume kryt per me rrzu komunizmin.
    Fonsi ishte shum aktiv ,ner te part ,e majn men tan ata qe ishin me 13 dhetor ,fjalen mi mikrobuz.
    Un baj nji pytje:
    Pse nuk hype ti anonym ( cilido qofsh ) ,apo s’kishe mrapanica?
    Iken ngjarjet e dhetorit,erdhi Prilli,
    Me dat 1 ti anonim nuk ishe me Fonsin deri mas mesit te nats perpara komitetit te partis. Tham nuk ishe ,masi ti nuk ishe as perkrah mejet ,at nat kur Fonsi na rrite afer e na qetsote qe na mas te bashim naj marri ,masi kishim met shum pak ,perpara shkallave te komitetit,dhe policia ishte e gatshme me ba kerdine, pra ti anonim s’ishe aty e Fonsi ishte un s’du mi dal zot Fonsit ,se nuk e kam as n’fe as n’fis,
    por ti anonim s’me rrezulton kerkun as perkrah mejet as perkrah Fonsit.
    E pra un isha aty me 14 Janar tek busti Stalinit, isha aty ne varrimin e Pllum Pllumit,po ti anonim se din hiç se kush a Pllum Pllumi?
    Isha aty kur u hapen kishat e xhamiat
    isha aty kur u hodh busti Enverit
    Fonsi,Zamiri,Olti etj ishin aty
    Ti anonim ku ishe?
    Me fol per personat ma aktiv te zhvillimeve te viteve 90 ,ti anonim duhet me ken ma aktiv se ata qe kan ken aty,por ti je anonim ,i till ke ken edhe ne ato ngjarje.
    Nn kam frig se ti je aj anonimi qe ishe ne katin e tret te komitetit me nje karabin te gjat,e kur dy fmi ,jo ma shum se 10 vjeça u mununen me hap deren ku ishe ti ,nji djal i dha nji shqelm ders,dera u hap ,dy djemt e vegjel u turren mren,ti ju drejtove armen,kena marr dy fmit i kena percejll te shkallat,jena kthy aty
    ti anonim s’ishe ma,ishe perzi me turmen.
    Qysh at’her ke met anonim,e futesh neper site e gazeta e na flet per demokracin,ti e shokt e tuj anonima jeni funrrina e komit ton.
    Nuk a faji i Fonsit ,qe un e shum si un su afrume me partin demokratike,e pra un e maj men se Fondi na ka lut mu afru ne rradht e PD-s,po jena na qe s’kena dasht se s’na e ka majt,kurse tash qe çdo gja asht e leht ,liri fjalet kena,him e flasim keq per nji e per nji tjeter.
    Me rrespekt per te gjith ata qe dhanen kontributin ne zhvillimet demokrtatike. …

    shoqata antikomuniste 13 dhetori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *