Plotësohet amaneti i Ndoc Gjetjes, antologjia e 3 poetëve

Plotësohet amaneti i Ndoc Gjetjes, antologjia e 3 poetëve

 

 

Kopertina e librit

U promovua në Lezhë, në 78-vjetorin e poetit.

Vëllimi poetik “Dhimbja nuk ka mëshirë” përmbledh krijimet e tre poetëve lezhianë.

Në shkallët e rrugicave pranë shtëpive të tyre, qëndronin ulur poetët e pëshpëritnin nëpër dhëmbë poezitë e ndaluara që lexonin natën a mbanin fshehur pas librave shkollorë. Aty në ato shkallë, brenda atyre heshtjeve që kuptoheshin fare mirë mes tyre, lindin e thureshin ëndrrat e një kohe më të mirë, e vargut të lirë. Ishte së pari poeti Ndoc Gjetja e Rudolf Marku që thurnin vargje në copa letrash. Mandej, iu bashkua dyshes edhe poeti, e sot politikani, Preç Zogaj, duke u kthyer kështu në një trio që qyteti e mbarë zona e quajti “shkolla poetike e Lezhës”. Megjithëse mbeti një shkollë e painstitucionalizuar, me antikonformizmin, novatorizmin dhe origjinalitetin e zërave të tyre, ata u kthyen vetiu në promovues të letrave shqipe. Sado që njëri nga tre miqtë, Ndoc Gjetja, është larguar nga jeta thuajse dy vite më parë, Rudolf Marku dhe Preç Zogaj nuk i kanë braktisur “misionet” me të cilat nisi puna e tyre, duke e vijuar punën edhe në mungesë të mikut e kolegut Gjetja. Ka qenë kjo arsyeja që ka mbledhur në bibliotekën e qytetit të Lezhës, ditën e djeshme, jo vetëm ata, por një pjesë të mirë të poetëve të rinj e të vjetër të zonës e shumë kolegë të tjerë të ardhur enkas nga Tirana, si Remzi Lani, Moikom Zeqo, Agron Tufa, Gentian Çoçoli etj. Të gjithë këta emra të letrave shqipe ishin mbledhur në përvjetorin e ditëlindjes së 78-të të Ndoc Gjetjes, duke i realizuar edhe njërin nga amanetet e tij. Botimin e antologjisë poetike me krijimtari të tijën dhe dy miqve të tij. Përveçse një amanet i përmbushur, ky aktivitet u kthye për qytetin në një ngjarje mirëfilli kulturore. Gjetja ishte marrë në ditët e fundit të jetës së tij me skicë-idenë e këtij projekti, që fati desh të mos mund ta çonte dot deri në fund, punë për të cilën do të kujdeseshin miqtë e tij. “Dhimbja nuk ka mëshirë” është quajtur antologjia me poezi të zgjedhura nga krijimtaria e tre poetëve. Ai i pat përzgjedhur vet çdo varg e poezi, duke shprehur tërthorazi edhe kënaqësinë për arritjet pasurinë që gjithsecili prej tyre i kishte lënë librave shqip. Dhe secili, në mënyrë krejt të tijën, pa u ndikuar nga tjetri, me gjithë që shkallët, bisedat e autorët e ndaluar që ju merrnin gjumin, ishin po ata. “Kjo tregon që te asnjëri prej nesh poezia nuk ka ardhur e sforcuar apo e ndikuar nga tjetri, ka qenë nevojë e brendshme e gjithsecilit për të dalë në sipërfaqe”, pohon poeti Rudolf Marku, i ardhur enkas nga Londra, ku banon prej kohësh, për këtë aktivitet.

Ani Jaupaj

3 thoughts on “Plotësohet amaneti i Ndoc Gjetjes, antologjia e 3 poetëve

  1. Qenka ba nami! Qenka botu nje Antologji me tre autor Lezhian. Ndoc Gjetja , Prec Zogaj, Rudolf Marku. Pervec parullave “shkolla e poezise lezhiane” na qenka shpik edhe amaneti qe paska lene Ndoc Gjetja. Si mund te besohet se Ndoc Gjetja paska lane nje amanet te tille , per kete antologji, kur Ndoc Gjetja , edhe epitafin nuk ia la kujt amanet por e shkrojti vete, para se te vdiste. Dhe bashkengjitja Me Ndocin vetem e vetem per te ba vend tek shpikja provinciale “shkolla e poezise” e tullumbace te kesaj natyre. E vetmja gje qe nuk perkufizohet ne shkolle, nuk mesohet ne shkolle, nuk kthehet ne shkolle e ne krahina , asht poezia! Ku i gjeni keto majmunlleqe, dhe me majmunllekun me te madh e ma , doni me na i promovu…, me na i imponu, e ma i kthy ne semundje ngjitese. Poezia asht personale, ose universale. Nuk ka poezi me rrethe, nuk ka poezi “skolastike” . Me vjen aq gjynah, se si lezhianet kerkojne me i ngja, me iu shpif, e me abuzu edhe me vdekjen fizike te Ndocit! Tash ngrihen me i kolektivizu Ndocit vdekjen. Ndoci nuk erdhi tash prej kushedi se ku. Ndoci me Precin e me Dolfin ka jetu nje gjysem shekulli. Pse nuk e botuan antologjine kur ishte Ndoci gjalle. Mezi paskan qene tu prit me vdek Ndoci qe te botonin kete antologji??? Apo i ka zene frika se Ndoci ka marre vdekjen e Precit e te Rudolfit. Mua kjo gjithecka me duket, pervecse jo nderim ndaj Ndocit. Madje nuk me duket as minimalisht respekt ndaj poezise, jetes, dhe vdekjes se tij. Per mua kjo nuk asht gja tjeter pervecse : Ne vdeksh para meje , kam me ta perdhunu edhe vdekjen. Ndersa ne perzgjedhjen e ketyre poeteve ne kete antologji nenkuptohet nje thirrje gati gati diktuese. Lezha vetem keto tre poet kishte e vetem keto 3 poet ka me pase, ju te tjeret shkruani kot. Ne tashme e kemi privatizu poezine “lezhiane” , kemi privatizu edhe Ndocin (qe sa ishte gjalle nuk ia varem edhe aq shume, ishim te zene duke deshtuar ne politiken qe na hypi poezia). Bo sa ere te keqe bie kjo antologji, ngado qe ta shikosh, ngado qe ta shfletosh…! E neveritshme!!!

  2. Ndoc Gjetja dhe pengmarrja pas vdekjes. (nga Ardian Preci)

    Vjet ne kete vakth ne Lezhe po bahej varrimi i trupit te Ndoc Gjetjes. Nje njeri i panjohur i pa rrespektuar dhe i pavleresuar per punen e tij, pervecse ne rrethe te ngushta te letersi-dashesve. Per ato qe nuk e njohin jeta e tij ishte e thjeshte. Jetonte ne nje shpi perdhese me gruen e tij qe i nejti besnike deri ne vdekje e me fukurallekun material por me nje pasuri te pakrahasueshme shpritnore e letrare, e shkruante nje poezi hyjnore.

    Ndoci nuk ishte i varfer sepse nuk ishte i afte per te zhbiriluar e perfituar nga tajfuni i ndryshimeve pluraliste. Ndoc Gjetja vendosi te jetoje thjesht sepse ashtu deshi. Stili i tij Bohem, e ngjashmeria e tij ne filozofine e jetes si prej Franceskani te pervujtun nuk ishte rastesi por nje zgjedhje e poetit te pavdekshem Lezhjan.

    Ai ishte nje nder ato te paktet qe e mbajti gjalle dhe solli drejt modernes poezine e pushkatuar nga realizmi socialist. Ruajti e kultivoi vyrtytet ma te mira Malsore, me doke e zakone e i qendroi besnik idealeve te tija qe shpirtnorja dhe idete jane me te vlefshme se materialja. Ne gjuhe te mocme Ndoci besonte ne ate filozofine e vjeter qe “Nuk shitet shpirti per Zhele”. Rrespektoi cdokend e nuk u perul para askujt.

    Mbas nje vit vdekje ne Lezhe na u mblodhen per te perkujtuar te pavdekshim nje grup shkrimtaresh qe nuk u kujtuan kurre per Ndocin kur ai ishte gjalle.

    Kjo ndodh shpesh ne Shqiperi qe pas vdekjes dekorohen e jepen mirenjohje per njerez qe kur ishin gjalle jetonin ne harrese.

    Pse gjithe kjo kujtese per Ndoc Gjetjen ne nje vjetorin e vdekjes?

    Ai sikur thote ne epitafin e tij jetoj ne manastirin e tij te bardhe e te paster ku nuk mund te hyje nese ishe i ndotur. E Zoterinjte qe ja festojne vdekjen nuk kishin guxim te afroheshin prane mbreterise se paqes e dashurise se Ndocit. Intrigat e perditshme dhe e shkuara e tyre problematike nuk i lejonin te shikonin Ndocin ne koker te synit e te bisedonin si te barabarte, sepse nuk ishin te barabarte. Ndoci shkruante per Dhjaten e jetes, vlerat e shpirtit e ato shkruanin vargje per rruget me kalldrem e plepa te mbjelle anash. Ai ishte besnik i te mires njerezore e ato ishin besnik te se mires materiale pa kushte. Lista e ndryshimeve s’do kishte fund.

    Keto qe endrrat i kalkulojne me kompjuter, e gjithe jeten shkaterruan ideale nepermjet kulltuqeve, para se te vdiste Ndoci nuk do arrinin kurre te shkruanin nje liber te perbashket me te, sepse ato qendronin shume larg Manastirit te tij.

    Por sot qe Ndoci me shpirt te pavdekshem nuk jeton me, disa njerez qe jane shume larg prej planetit e Manastirit qe jetoi ai kerkojne te afrohen afer tij jo per ta rrespektuar ate por thjesht per te perfituar prej tij. Babezia e tyre nuk ka kufi. Kujtojne se duke i bere nje homazh Ndocit ndoshta njerezit do kujtojne se jane te te njejtit rrang me te. Kerkojne qe nepermjet shpirtit te paster e hyjnor te Ndocit te pastrojne shpritrat e tyre mekatare.

    Sot keto Zoterinje me kalkulime kompjuterike siq e thoshte Ndoci vete, ja thyen epitafin ne mes pas vdekjes. Ndoc Gjetja, njeriu i qe jetoi i lire gjithe jeten e tij u mor peng pas vdekjes nga disa mekatare. Por sikur thote Cajupi “S’do te dije mali me debore per nje grusht kellire qe i hidhet”

    BOTUAR NE TE PERJAVSHMEN LIBERTALS

    http://www.libertals.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *