Me datën 16 Dhjetor 2012, nga ora 2:30 Pm deri afer orës 6:00 Pm, në një nga sallat e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills Michigan, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës “Malësia e Madhe.” Në këtë takim merrnin pjesë më shumë se 100 përfaqësues të kësaj Shoqate, që për kohën funksionuese ka bërë disa aksione të rëndësishme, të cilat i përmendi në raportin zgjedhor, Kryetari i kësaj Shoqate, Gjergj Ivezaj, raporti i të cilit po publikohet bashkë me këtë informacion.
Siç shihet nga numri i të pranishmëve, ineteresi për këto zgjedhje ishte më i madh se asnjëherë tjetër, që kur u krijua kjo shoqatë. Veç raportit që u ndëgjua me vëmëndje, të pranishmit i përshëndeti edhe Famullitari i kësaj Qendre, Don Fran Kola, i cili vuri në dukej rëndësinë dhe rolin që ka luajtur kjo shoqatë në ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë, jo vetëm ëpr Malësinë, por edhe për Pavarësinë e Kosovës. “ Pa Malësi të bashkuar, – theksoi Don Frani, – nuk mund të ketë Shqipëri të bashkuar.”
Don Fran Kola duke pershendetur takimin
Më pas u kalua direkt në rregullin e zgjedhjeve, ku më parë kryetari i deritashëm Gjergj Ivezaj, si drejtues i takimit, theksoi përcaktimin e numrit të kryesisë, ku u ra dakort të ishin 19 anëtarë dhe, më pas u kërkua të ndigjoheshin anëtarët e kryesisë se deritashme, nëse donin prapë të kandidonin. “Gjithë ata që duan të kandidojnë, ta kërkojnë publikisht dhe në mënyrë të hapur, – u tha nga drejtuesi i kësaj mbledhje.” Ish të zgjedhurit e mëparshëm Ruzhdi Gjokaj dhe Rush Dragu u tërhoqën, duke mos pranuar të kandidonin për një mandatë tjetër, ndërsa 27 tjerë u përcaktuan për kandidim, nga të cilët do të zgjidheshin me votë të fshehtë 17, pasi dy ishin të paracaktuar për pjesën e Malësisë që është në teritorin juridik të tanishëm të Shqipërisë.
Nga votimet rezultoi se:
Kryesia e re e shoqates me vota te fshehta per mandatin e ardhshem eshte:
1. Zef Gjonaj
2. Malot Ivezaj
3. Luke Juncaj
4. Marash Ulaj
5. Gjergj Ivezaj
6. Leke Gjonaj
7. Paloke Lulgjuraj
8. Gjergj Vulaj
9. Nreke Gjolaj
10. Tome Gjokaj
11. Prek Gjokaj
12. Nua Nikollaj
13.Pashko Gjokaj
14. Martin Ulaj
15. Viktor Camaj
16.Rrok Dedvukaj
17.Rrok Gjelaj
Mondi Rakaj dhe Ndue Gjekaj kalojne pa u votuar ne kryesi sipas nje rregulli te bere enkas per Malesine e Mbishkodres.
Drejtuesit e Shoqatës do i zgjedh kryesia e sapozgjedhur brenda 7 ditëve të ardhshme.