Në zyrën e Konsullit të nderit, z. Ekrem Bardha, të mërkuren me 31 Tetor 2012 u bë takimi për finalizimin e këtij jubileu historik në Komunitetin Shqiptar të Detroitit.
Takimin e kishte thirrur dhe e drejtonte, kryetari i Koimisionit për këto festime, Konsulli i nderit, z. Ekrem Bardha, i cili falenderoi të pranishmit për kontributin që kishin dhënë në këtë vit jubilar, si dhe shfaqi disa mendime, që mbrëmja festive, si aktiviteti final i këtij aksioni historik të jetë ndryshe nga manifestimet e tjera.
Në takim mirrnin pjesë: Ekrem Bardha ( Konsull i Nderit dhe Kryetar i Këshillit të Teqesë Bektashjane), Dom Ndue Gjergji ( Famullitar i Kishës “Zoja Pajtore”, Don Fran Kola, ( Famullitar i Kishës së Shën Palit), Alfons Grishaj ( Kryetar i Degës së Detroitit “Panfederata Vatra”), Gjergj Ivezaj ( Kryetar i Shoqatës “ Malësia e Madhe”, Ndue Ivanaj ( Kryetar i Lidhjes së Intelektualve), Taulant Kadia ( Drejtues i Qendres Ballkanike), Nikollë Vneshtaj ( Kryetar i Shoqatës “ Kastrati”), Mikel Demaj ( Kryetar i Shoqatës “ Kosova”), Luvigj Sterbyçi ( anëtar i Shoqatës “ Dukagjini” ish sekretar i Shoqatës në fillimin e këtij komisioni), Kolë Gjokaj ( Kryetar i Këshillit të Kishës së Shën Palit dhe Pjetër Jaku, botues i Revistës “ Kuvendi”.
Në takim u raportua nga secili për punën e bërë deri tani, ku ra në sy puna e mirë e dy qendrave fetare më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Detroit, Kishës “ Zoja Pajtore” dhe Kishës së Shën Palit, ku përkatësisht do të bëhën aktivitetet kryesore të këtij 100 vjetori.
Dom Ndue Gjergji sqaroi të pranishmit lidhur me Akadaminë Solemne, që do të bëhët në Institucionin e tij me datën 24 Nëndor 2012, nga ora 10:00 Am deri në 4:00 Pm, me një pauzë një orëshe, nga ora 12:00 deri në orën 1:00, ku për të pranishmit do të ketë një koktel të pasur edhe me ushqime.
Në këtë Akademi do të marrin pjesë me temat e tyre akademikë dhe profesorë të njohur, pothuaj nga të gjitha trevat shqiptare, për të cilët Dom Ndue Gjergji meriton një falenderim të veçantë. Me interes do të priten kumtesat e Jusuf Buxhovit, At’ Anton Belushit, Sami Repishtit, Ardian Ndreces, Njazi Muhametit, Martin Berishes, Naum Priftit, Bahri Briskut, Shaban Sinanit, Mergim Korçes dhe Gjovalin Kaçorrit.
Në përfundim të kësaj Akademia, aktivisti i njohur Marash Nucullaj i fton organizatoret dhe referuesit në një darkë festive ne restorantin e tij. Përgaditja e kësaj Akademie Solemne për 100 vjetorin e Pavrësisë së Shqipërisë është meritë e padiskutueshme e Dom Ndue Gjergjit dhe stafit të tij, megjithëse Dom Ndoi e quan meritë e Komisionit të festës, pasi gjithnjë, sipas tij, është konsultuar e bashkëpunuar me anëtarë të këtij komisioni.
Në dytën e dytë, ku edhe përfundon festimi i këtij 100 vjetori, në Kishën e Shën Palit do të akomodohen afro një mijë pjesëmarrës, me një dekor festiv të parealizuar ndonjëherë, pa tavolinë nderi, pasi çdo pjesëmarrës do të ishte një i nderuar i veçanatë i asaj nate historike, me një meny shumë të pasur në tradicionalen festive të shqiptarëve të të gjitha trevave. Dekorimin e sallës e ka marrë përsipër t’a realizoi Donika Bardha. Kongresmenet, senatorët, majoret e bashkive me të njohura, me të cilët kanë të bëjnë shqiptarët, do të jenë në mesin e manifestuesve dhe do të përshendesin nga tryeza. Folësi kryesor do të jetë Dr.Prof. Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit Evropian në Tiranë, ish diplomat i njohur shqiptar. Në këtë darkë madhështore festive, përshendetjet do të regjistrohen dhe do të jenë koncize, për të mos u bërë të mërzitshme, të gërshetuara edhe me një program muzikor shumë të pasur, me këngëtarë të ftuar, që do të jenë surpriza e asaj mbrëmje madhështore, drejtuar nga aritstët e njohur të komunitetit tonë, të cilët muajt e fundin kanë finalizuar edhe shoqatën e tyre kulturore, si: Fran Gjoka, Arben Dervishi, Ndue Gejkaj etj.
Në këtë takim u diskutua edhe per Ditëtët e Letërsisë Shqipe, që organizon Revista “ Kuvendi” prej 11 vjetësh. Këtë vit , në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, që të jenë sa më afër me manifestimin kryesor, do të bëhën me 17 dhe 18 Nëntor 2012 me frymën jubilare të këtij pervjetori.
Pritet që në këta manifestim të ketë edhe surpriza të tjera, që kanë të bëjnë me komunitetin dhe aktivistë të veçantë të çeshtjes shqiptare ndër vite.
Mbrëmjen festive do e transmetojnë disa Televizione Kombëtare e lokale, si dhe “Zeri i Amerikës”, pa përmendur këtu, gazetat e njohura” Dielli”, “ Illyria”, “Bota Sot” dhe Revista “ Kuvendi”.
100 VJETE E PAVARIS TE KOMBI TON.
——————————————–
Pershendes nga zemra te gjithe pjesmarrsit dhe antaret e Komisjonit te festimit te 100 vjetorit
Pershendes te gjithe ata qe gjate gjithe ketij viti punuan pa u lollur per marvajtjen dhe finalizimin e festimit dinjitos te kesaj feste.
Pershendetje te vecante kan dy istitucjonet fetare me drejtuesit e tyre,Drejtuesi i kishes Zoja Pajtore famulltari i kesaj kishe Z,Ndue Gjergji kishte ba nje pun voliminoze me rastin e kremtimit te 100 vjetorit te Pavarsise se Kombit tone,
Une u subrizova kur para komisjonit final paraqiti nje pune te malle qe ja vlen per te lavderuar.
Lum aj preson qe dha kontributin e vet me rastin e festimit te kesaj feste mallore qe s’perseriteti shpesh po vetem nje her ne nje 100 vjete.
Ka dha nga ata qe me cdo kushet e munsi qe paten ne dispozicjon u munduan qe ta zhbejne kete komisjon,U munduan ne te gjitha mnyrat qe te sabatojen qe te mos festohej kjo feste mallore sic i ka hije Komunitetit ton.u munduan qe te fusin shkopij nen rrota ketij komisjoni.
Une ne fillim te kitij komisjoni isha Skertar i shoqates Dukagjini,qe kur doli inisjativa e famulltarit te kishes Shen Pali une isha qe kjo feste te festonin te gjitha istitucjonet fetare te komunitetit bashkarisht,te gjithe Intelektualet,Poetet,shoqatat me aktivitet ne shtetin e Michganit,Te gjithe bisnesemenet e komunetetit,te gjitha medjeat sepse kjo ishte festa e te gjithve, kjo feste ne vetvete nuk njef fe as parti a po binje krahinore e politike apo perfitime monetare sic e shikuan disa qe me kete raste te behen rahat dhe te ja hillnin fukaradhekut nje her e mire,
Duke par keto gjera dhe jo bashkpunimi i mir i disa personave dhe brenda shoqates Dukagjini me autor Ndue Ftonin mue me lindi e drejta te jap dorheqjen nga pozicjoni i sekertarit te shoqates Dukagjini,kisha dhe arsye te tjera pas shum debatesh zoti Ndue Ftoni me akuzonte per disa akuza qe mi kishin ba sigurimi e viteve 1987 qe ato krime kurr si kisha ber dhe pas 4 muajve hetuesi si vertetuan kurre, Z,Ndue hap dosjet e sigurimit duke njekur rrugen e deshtimit si bashk puntoret e tij qe me akuzuan ne ato vite ne birucat e ftofta te qelive te burgut te Korrces,Pastaj disa bashke puntor te vete Z,Ndue me afruan 4 mije dollar qe te jepja dorhqje,pergjigjeja ime ishte edhe sikur te me jepni 400 mij dollar Jo dhe jo nuk terhiqem nga presjonet tuaj dhe per te plotsuar deshirat tuaja une sjap kurre dorheqje,Pas shum debatesh me Mister Ndue Ftoni ne ate priulle mbante pozicjonin e N/Krytarit te shoqates Dukagjini i pa votuar noj her,me tha ti bashkpunon me Pedofilat e Komunitetit E pyeta kush jan keta me tha qe jane ”Prifterijet” e Komunitetit ton,Me kam nguljen time vendosem qe te mbledhim kryesin e shoqates Dukagjini dhe ne pranine kryetarit aktual,dhe themeluesve te kesaj shoqate,dhe ne pranin e antarve te kesaj shoqate me deshiren e plot timen Dhashe Dorheqjen nga pozicjoni i shoqates Dukagjinei qe te jam i lire te shperhi idet,dhe vullnetin tem prosonal ne perkrahje te istitucjoneve te komunitetit ton.Pas ketij vendim Z,Ndue Ftoni ne nje nga medjat lokale te komunitetit del me disa zhgarravina ku thonte se une qenkam shkarkue se paskam shkel statutin e kesaj shoqate,Ku kjo gje seshte e vertet e para shoqata s’ka nje statut te mirfillte ku e cakton detyrat qe sejcilit funksjonar te saj,Nse e ka shkel kushe ate statut te cunguar me dy rreshta eshte i pari vete qe e shkel me te dyja kembet.Tani edhe 100 vitet e arllshme do jetoj me nje genjeshter te malle qe me ka ber,do jetoj me nje pa drejtesi qe me beri mue prosonalisht,qe ju luta disa her si Dukagjinas te dilte ta pegenjeshtronte se beri po perseri neper gzimet familjare te tije dhomollite ne adrres timen,Por zoterija e tije u donte tu perballte me ligjet e ketij shteti per shpifjet dhe intrigat qe thuri ne kete vit ne prag te 100 vjetorit.Ndue Ftoni shpetoj nga kjo situat vcse ishte Dukagjinas,dhe se ishte viti ma jubilar ne historin e Popllit shqiptare,Do vij nje dite qe do ta pyes publikishte per pa drejtesin qe me beri,ose nse ka prova le te mi argumentoj ose te heshtin,pasi Ky vite po mbaron dhe komisjoni i festimit e mabaroj qellimin e vet une jam i lir te shperhi idet e mija dhe nse e don nevoja jam i gatshem te perballem ku te dojne Mrapavija e Ndue Ftonit qe mueren mbi supe nje Turp qe do tja treshigojne dhe brezave qe do vijne ne rrethin e tyre shoqeror,dalshin faqebarlle,zoti ja u kthjellofte mendjen.edhe pse ju u bet kundershtaret e mij ju pershendes me kete raste Gezuar kete 100 vjetor qe po e festoni te ndar nga Intelektualet e istitucjonet e Komuniteti.edhe nje her ju pershndes,dalshi faqe bardhe.L,S,MI.