LIBRI “KRISTO KIRKA” I URAN BUTKËS PROMOVOHET TË DIELËN E 21 TETORIT

Familja KIRKA organizon promovimin e librit”Kristo Kirka”ditën e dielë, 21 tetor 2012, ora 11 paradite, në adresën 2401 White Plains Rd. (godina ne qoshe te White Plains Rd. dhe Waring Avenue. perballe me Walgreen’s Pharmacy). Promovimi drejtohet nga shkrimtari PELLUMB KULLA.

Studiuesi i mirënjohur Uran Butka ka zbuluar plotësisht personalitetin e njërit prej atdhetarëve më të devotshëm të Kombit; bashkëthemelues i Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare në krah të Imzot Nolit, bashkëthemelues i Shoqatës Besa-Besë, ish kryetar i saj, menaxher i Diellit, bashkëthemelues i Vatrës, ish kryetar i degës së parë të Vatrës në Boston, ish kryetar i Shoqërisë Arsimi, deputet i Korcës, nën/prefekt i Himarës dhe Bilishtit, kryetar i Bashkisë së Korcës, konsull në Boston dhe New York, qëndrestar deri në vetmohim ndaj diktaturës, vdekur në burgun e Burrelit. Faqe pas faqeje, zbulohet portreti i një shërbestarit martir ndaj Kombit, që dha shpirtin për cështjen shqiptare, ndërkohë që familja e tij pësoi kalvarin plot vuajtje të burgjeve dhe internimeve. Për të, Arshi Pipa, bashkëvuajtës me me Kirkën, do të Shkruante:

Vdiq flamurtari i moçëm!

Si rrojti vdiq me nder,
I pastër, i devoçëm
E pa u përkulë njëherë

Ndër qela u sos t’Burrelit
me dhunën e tradhëtarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit

Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra, fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehtë ankoi:
“Për flamur!… Për atdhe!”

Ejani për të përfituar nga një libër që dëshmon, informon, që sjell dokumente autentike arkivore, fotografi dhe mesazhe mosharrese dhe fisnikërie. Që e djeshmja të mos përsëritet, duhet njohur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *