Sekretarja e SHBA do te vizitojë përsëri Kosoven…

Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA – “Simpoziumin për Parandalimin Genocidit”

 BEQIR SINA, New York
 Clinton :”fëmijë, burra dhe gra në rrugët e Prishtinës, me pritën me lule, duartrokitje dhe duke valëvitur flamujt Amerikan, dhe duke mbajtur në duar parrulla që shkruanin ““Thank you America!- Faleminderit Amerikë !”
WASHINGTON D.C: Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, e cila si kan njoftuar mediat shqiptare ” do të vizitojë sërish Kosovën dhe sipas shtypit shqiptarë këtë vizitë, Sekretarja Amerikane e Shtetit, pritet ta bëjë në fillim të shtatorit. Mirëpo, ende nuk dihen detaje për vizitën e sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Kosovë.
Javën e fundit të muajit korrik, në Uashington Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, gjatë një fjalimi të mbajtur në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA – “Simpoziumin për Parandalimin Genocidit”, ka rikujtuar vizitën e saj dy vjetë më parë në Prishtinë – Kosovë, duke rivizuar edhe një herë atë pritjen madhështore të shqiptarëve në Kosovë.
 ” Dy vjet më parë, tha në mes të tjerave në Uashington Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, gjatë një fjalimi të mbajtur në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA – “Simpoziumin për Parandalimin Genocidit, unë vizitova Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës dhe kur kam mbrritur atje, pashë fëmijë, burra dhe gra rreshtuar duke më pritur mua në rrugët e Prishtinës, me lule, duartrokitje dhe duke valëvitur flamujt Amerikan, dhe duke mbajtur në duar parrulla që shkruanin ““Thank you America!- Faleminderit Amerikë !”
Kjo sipas saj është për atë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj – NATO-s e tjerë, kan bërë në Kosovë, më shumë se një dekadë më parë.
“Nuk ka se si të mos të jetë e freskët në mendjet e çdo amerikani, kujtojë Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, duke shtuar se unë mund t’ju siguroj se të jeni të sigurtë – se ato kujtimet e 13 vjetëve më parë, janë sigurisht më të freskëta në mendjet dhe zemrat e popullit të Kosovës. 13 vjetë më parë , tha ajo familjet e tyre jetonin në frikë se do të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ngarkuar në trena dhe kamionë për të spastruar etnikisht Kosovën. Nëse SHBA- dhe NATO-ja nuk do të kishim ndërhyrë – do të kishim dështuar, dhe kush mund t’a dinte sot se sa njerëz do të ishin zhdukur edhe nga nga ato turma që më pritën mua në rrugët e Prishtinës, me lule, duartrokitje dhe duke valëvitur flamujt Amerikan, dhe duke mbajtur në duar parrulla që shkruanin ““Thank you America!- Faleminderit Amerikë !” ka theksuar Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, në pjesën e fjalimit për genocidin në të gjithë botën, kur foli për Kosovën- për atë se çfarë ndodhi atje 13 vjetë më parë.
 Dy të tretat e amerikanëve besojnë se gjenocidi është i parandalueshm, dhe 78 për qind e amerikanëve mbështetin aksion ushtarak amerikan në ndalimin gjenocidit ose krime në masë, sipas një sondazhi të lëshuar të martën nga Muzeut Memorial të Holokaustit në ShBA. Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton tha se Shtetet e Bashkuara kan një detyrim moral për të luftuar gjenocidin përmes “parandalimin dhe partneritetit.”
Ajo foli në një simpozium të organizuar nga Muzeu Holokaustit në Washington më 24 Korrik 2012. “SHBA duhet të përdorin Holokaustin dhe krimet e tjera në masë si mësime se si për të parandaluar gjenocideve të ardhmen,” tha ajo.
 Ndërkohë, duke folur për Holokaustin dhe genocidin në gjithë botën Zonja Clinton në fjalimin kryesor mbajtur në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA – “Simpoziumin për Parandalimin Genocidit”, tha se: “Pra, ne sot në përpjekjet tona të përbashkëta kemi një detyrim moral për t’u përballur me kërcënime të tilla si këto, sepse ato janë shkelje të lirive e të drejtave të njerëzimit. Populli amerikan, u shpreh ajo mbanë këtë angazhim dhe besoj se ne kemi një përgjegjësi për të vepruar. Por, kjo nuk është vetëm një përgjëgje morale dhe një e drejtë e jona për të ndaluar çdo gjenocid. Mbasi në se ne nuk veprojmë këto krime minojë stabilitetin në të gjitha ato vende dhe rajonet. Ato ndezin shkëndijën e krizave humanitare dhe shkaktojnë lëvizje të pa imagjinueshme me refugjatë përtej kufijve”
 Në fund të fjalimit të saj, Zonja Clinton theksoi se Presidenti Obama e ka bërë të qartë kur ai ka deklaruar se parandalimin e mizorive masive dhe gjenocidit është një bazë e interesit të sigurisë kombëtare, si dhe një përgjegjësi thelbësore morale. Pra, nëse një qeveri nuk mund të bëjë diçka ose nuk mund të mbrojë qytetarët e saj, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj strategjik duhet të veprojnë. Por, thotë zonja Clinton më lejoni të sqaroi, pra të them se kjo nuk është thirrje për veprim ushtarak, mbasi dihet që forca duhet të mbetet një mjet i fundit, dhe në shumicën e rasteve, zgjidhja e këtyre problemeve bëhet me mjete të tjera, që do të jenë më të përshtatshme përmes diplomacisë, sanksionet financiare, ndihmë humanitare, masat e zbatimit të ligjit, përfundojë fjalimin e saj të gjatë Sekretaria e Shtetit Hillary R. Clinton në fjalimin kryesor mbajtur në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA – “Simpoziumin për Parandalimin Genocidit” në 22 Korrik 2012 në Washington D.C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *