Koncert i Ansamblit ” Skampa” ne Sarajevë

SARAJEVE : (Bota Sot) : Në kuadër të organizimit të aktiviteteve të ndryshme për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë në bashkëpunim me Qendrën kombëtare të Veprimtarive Folklorike-Tiranë, si dhe Sarajevo Art-BeH, javën e kaluar organizoi disa koncerte në Sarajevë të Shoqërisë Kulturo Artistike “SKAMPA”, nga Elbasani.

Koncerti i parë hapës, u mbajt në ambient të hapur para qendrës BBI, në qendër të qytetit të Sarajevës, ku morën pjesë personalitetet më të larta shtetërore dhe kulturore të Bosnje dhe Hercegovinës, përfaqësues të trupit diplomatik si dhe shumë qytetarë të Sarajevës dhe turistë nga vende të ndryshme të botës që ishin në vizitë në Sarajevë.

SH.K.A. “Skampa” nga Elbasani, shfaqi një repertor të shkëlqyer të këngëve dhe valleve shqiptare, me kostume të bukura popullore dhe u përshëndet me entuziazëm të madh nga publiku vendor dhe turistët e shumtë.

Gjatë qëndrimit katër ditor në Sarajevë, anëtarët e Sh.K.A. “Skampa” defiluan nëpër qendrat dhe rrugët kryesore të qytetit, me flamurin kombëtar, pllakatin me mbishkrimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe veshje kombëtare të trevave të ndryshme shqiptare. Gjithashtu, u mbajtën koncerte në ambient të hapur në qendrat kryesore të tri komunave më të mëdha të Sarajevës.

Anëtarët e Shoqërisë Kulturo Artistike “Skampa” vizituan dhe Ambasadën tonë në Sarajevë, ku u priten nga Ambasadori Flamur GASHI.

Mediat e shkruara dhe elektronike, e cilësuan në raportet e tyre muajin korrik, si muajin e kulturës shqiptare në Sarajevë/BeH.

Vetëm gjatë muajit korrik 2012, në kuadër të aktiviteteve për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada Shqiptare në Sarajevë/BeH, ka organizuar tri aktivitete të mëdha kulturore si: Koncerti i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, ekspozita e piktorit nga Tirana z.Mustafa ARAPI , katër koncerte të Shoqërisë Kulturore Artistike “Skampa” nga Elbasani. Të gjitha këto aktivitete i përcollën mbi dhjetë mijë spektator si dhe pothuajse të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike përgatiten reportazhe dhe lajme nga këto aktivitete duke vënë në pah arritjet e Shqipërisë në 100 vite pavarësi, si dhe resurset e shumta ekonomike dhe turistike të vendit tonë.

 

Koncerti hapjes i SH.K.A.”Skampa” në platon e qendrës BBI, ashtu si edhe koncerti i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, u transmetua drejtpërdrejtë nga Televizioni shtetëror BHT1.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *