Lojrat Verore Olimpike – Londër 2012: Ekipi amerikan është ndër më të mëdhenjët në këtë olimpiadë, një “armatë” sportistësh me 530 – anëtar të ekipit olimpik amerikan
BEQIR SINA, New York
Volejbollisti korçar, Donald Suxho, tani është konfirmuar si një prej yjeve të përfaqësueses amerikane të volejbollit në Lojrat Verore Olimpike – Londër 2012
Colorado Springs, Colo:- Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara, njoftoi sot se Ekipi amerikan në Lojrat Verore Olimpike – Londër 2012, që do të konkurrojnë në garat e ardhshme olimpike që zhvillohen në Londër – Angli, prej 27 Korrik deri në 12 Gusht, është duke bërë përgatitjet e fundit. Ekipi amerikan është ndër më të mëdhenjët në këtë olimpiadë, një “armatë” sportistësh me 530 – anëtar të ekipit olimpik amerikan është i përbërë nga 269 gra dhe 261 burra, duke shënuar herën e parë në historin e olimpiadave që Ekipi Olimpik i SHBA, ka në përmbërjen e tij – më shumë sportistë femra se sa meshkuj.
Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen në 25 lloje sporti (38 disiplina)
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfaqësohen në Lojërat Olimpike në Londër nga 530 e individëve, sportistëve më të mirë në vendin tonë. Ata janë atletët më të mëdhenj të kombit tonë dhe do të tregojnë se çfarë do të thotë të jeshë sportist amerikan. Unë pres nga ata sportistë dhe drejtues e stafet e tyre jo vetëm që do të konkurrojnë për të përfaqësuar kombin tonë, por do të përfaqësojnë dhe krenarinë tonë kombëtare si në dhe jashtë fushën e lojës, “tha Presidenti i Komitetit Olimpik Amerikan , zoti Scott Blackmun. “Unë jam gjithashtu krenar që për herë të parë në histori, Ekipi olimpik amerikan përmban më shumë gra se burra – një testament i vërtetë për ndikimin e Titullit IX, i cili në historinë 40-vjeçare të saj – ka rritur mundësitë sportive për miliona femra në të gjithë Shtetet e Bashkuara. ”
Fakte:
• Dyzet e katër shtete nga SHBA janë të përfaqësuara, duke përfshirë 128 atletë nga California, 35 nga New Yorku dhe Pennsylvania dhe 33 nga Teksasi.
• Atleti më i vjetër dhe më i ri në Ekipin Olimpik të SHBA në Londra 2012 – është ai i garave të kuajve Karen O’Connor, 54 vjeç, dhe me i ri notaria Katie Ledecky, 15 vjeçe-
*Moshat mesatare e atletëve amerikan janë të ndara nga 39 vjet për meshkuj, ndërsa mosha mesatare për femra është 27 vjet.
• Atleti më i gjatë është Basketbollisti i qendrës Tyson Chandler 7 ft, 1 inç,
• Ekipi Olimpik i SHBA përmban dy grupe të binjakëve në lojtarët e tenisit Bob dhe Mike Bryan dhe Grant dhe Ross James.
*Vëllezërit e motrat të ekipit përfshijnë notarët Alyssa dhe Haley Anderson, atletët Dianë dhe Steven Lopez, atletët Paige dhe Zach Railey, lojtarët Julisw dhe Katie Reinprecht, lojtaret e vaterpolit Jessica dhe Maggie Steffans dhe lojtaret e tenisit Serena dhe Venus Williams.
• Gjashtëdhjetë e shtatë anëtarët e Ekipit Olimpik të SHBA , janë prindër kanë fëmijë, nga këta janë 54 baballarët dhe 13 nëna.
*Volejbollisti shqiptar Donald Suxho i cili u bë një qytetar amerikan në 2001 dhe ka konkuruar për ekipin e SHBA në Olimpiadën e vitit 2004 në Athinë, “humbi” shancin të luaj në Lojrat Olimpike në Pekin 2008, me një problem në gju, duke mbetur pa një medalje ari.
Volejbollisti korçar, Donald Suxho, tani është konfirmuar si një prej yjeve të përfaqësueses amerikane të volejbollit që kërkon të ri-marë medaljen e artë në Lojrat Olimpike Verore Londra 2012, për të përseritur fitoren e Pekinit 2008.
Suxho, tashmë 36-vjeçar, i cili ka qenë pjesëtar i përfaqësueses shqiptare të volejbollit, si për të rinj ashtu edhe të rritur, deri në vitin 1996 kur ai u shpërngul në SHBA. I rritur si sportist në skuadrën e Skënderbeut në Korçë, pasi u bë i njohur me ekipin e kolegjit USC në Boston, për të u hapën edhe dyert e Kombëtares amerikane, ku ai ishte fillimisht një zëvendësues.
Në vitin 2004, Suxho ishte pjesë e skuadrës që u rendit në vendin e katërt në Lojërat Olimpike në Athinë, duke u aktivizuar në 8 takime gjatë këtij turneu. Që pas përfundimit të Olimpiadës, ai është kthyer në titullar në rolin e pasuesit dhe është cilësuar si ndër më të mirët në qarkullim edhe në Evropë, Në vitin 2005, ai ishte kandidatura e propozuar nga Federata Amerikane e Volejbollit për çmimin “Sportisti i Vitit” i dhënë nga Komiteti Olimpik i SHBA-së.
Uniformat e atletëve të ekipit amerikan në Lojërat Olimpike “Londra 2012” kanë ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të kaltër, të gjitha që përbëjnë dhe flamurin amerikan, por ato janë të prodhuara në Kinë. Ky fakt ka nervozuar në masë të madhe anëtarët e Kongresit të SHBA-së.Republikanët dhe demokratët kanë reaguar ashpër në vendimin e Komitetit Olimpik të SHBA-së që beretat, xhaketat e pantallonat për hapje dhe mbyllje të ceremonisë së Olimpiadës, pastaj uniformat për gara e stërvitje janë prodhuar në fabrikat e ngritura në Kinë, derisa industria e tekstilit në SHBA, po ka vështirësi ekonomike dhe nuk po mund të përballet me numrin e madh të punëtorëve, të cilët çdo ditë e më shumë po kërkojnë punë.
“Jam shumë i shqetësuar. Mendoj se zyrtarëve të Komitetit Olimpik duhet t’u vijë turp. Mendoj se ata duhet të ndihen të poshtëruar. Mendoj se ata duhet t’i marrin të gjitha uniformat, t’i gjuajnë mbi një tufë të drunjve dhe t’i djegin të gjitha, për të filluar nga e para”, ka thënë lideri i senatit amerikan, demokrati Harry Reid.
Donald Suxho celebrates