SHBA: Pas vizitës së mëngjesit nga Obama vdes pronaria e restorantit
BEQIR SINA, New York
Rreth tre orë pasi ajo ka shërbyer mëngjesin për Presidentin Obama sot në mëngjes, Josephine “Ann” Harris, 70 vjeçe pronare i një lokal të vogël në Akron, Ohio, vdiq nga një atak në zemër.
Akron – Ohio : Një pronare e një restoranti të vogël, i cili shërbeu për Presidentin amerikan Barak Obama, sot në mëngjes gjatë në një ndalesë të fushatës presidenciale, disa orë më vonë mbasi u larguan “mysafirët” e saj – ka vdekur.
Sipas shtypit amerikan ajo është Josephine”Ann” Harris, 70 vjeçe, e cila ka në pronësi të saj një restorant të vogël në qytetin Akron, në Ohio. Mbas takimit me Presidentin Obama dhe një fotografi së bashku, ajo u dërgua në spital pasi ishte ankuar për lodhje dhe një ndjenjë sikur “shpohej me gjilpërë” në gjoks, thanë mjekët.
Josephine”Ann” Harris, kaloi “në arrest kardiak – infrakt në zemër” gjatë rrugës dhe u gjend e vdekur menjëherë, aty pas orës 11:00 të paraditës, pra dy orë e gjysmë mbasi u takua me Presidentin Barack Obama.
Obama ishte në ditën e dytë të një aktivitet të fushatës së tij presidenciale, nëpërmjet dy shteteve Ohio dhe Pensilvania. Ai ka qëndruar gjatë natës në Akron, dhe në mëngjes shkoi në vendin ku ndodhej Restoranti i njohur në këtë zonë “Harris”.
Presidenti Obama i cili po zhvillon fushatën e tij presidenciale, me autobusin e fushatës arriti në restorantin e Josephine”Ann” Harris, rreth orës 08:30, të mëngjesit, dhe porositi për të ngrënë “një mëngjes të lehtë” , sipas stilit amerikan: dy vezë të fërguara me proshutë, dhe bukë gruri të thekur.
Gjatë vizitës së tij në restorant, Obama foli me pronaren e Restorantit zonjën Harris dhe ndanë me të një përqafim mjaft miqësore si dhe bënë një fotografi kujtimi, të cilën zonja Harris fatkeqësisht “nuk mundi t’a shijojë”
Qendra mjeksore e ekspertizave ” Summit County Medical Examiner’s Office” tha se zonja Josephine Harris kishte vdekur nga shkaqe natyrore dhe nuk do të ketë autopsi, për këtë shkak.
Në një deklaratë, Shtëpisë së Bardhë, sekretari i shtypit Jay Carney tha zoti Obama duke u larguar nga Ohio nga Air Force One për të shprehur keqardhjen dhe ngushëllimin e tij, e quajti atë “nënën e tij”.
Gazeta lokale Akron Beacon Journal intervistoi të motrën e Josephine”Ann” Harris, e cila tha se e motra e saj e kishte përqafuar zotin Obama, kur ajo u takua me atë këtë mëngjes në restorantin e saj –
Motra ime tha ajo është një adhuruese e madhe e Presidentiti Obama. Andaj “Unë jam e sigurt se ky takim i saj dhe fotografia që bëri ajo para vdekjes ishte pika më kulmore e jetës së saj,” tha Frankie Adkins, motra e Josephine”Ann” Harris, duke shtuar se ime motër “e donte Obamën jashtëzakonisht”.
Presidenti Obama në Restorantin e zonjës Josephine”Ann” Harris
Presidenti Obama në Restorantin e zonjës Josephine”Ann” Harris
Josephine”Ann” Harris, 70 vjeçe