Çamëri! çdo shqiptar është me ty!

Shqiptarët e Amerikës përkujtuan genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në vitin 1944

BEQIR SINA, Staten Island NY

Çamëri! çdo shqiptar është me ty!

STATEN ISLAND NY : Shoqatat „Çamëria“ në Shtetet e Bashkuara organizuan javën që shkoi me rastin e “Javës së Çamërisë” në New York dhe Chicago aktivitet me rastin e 27 Qershorit – Ditën e Tragjedisë Çame( Me qëllim që kjo ditë të mos harrohet nga kalendari ynë kombëtar Kuvendi i Shqipërisë e ka shpallur 27 Qershorin Ditën e Tragjedisë Çame). Gjatë këtij aktiviteti u përkujtua genocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në vitin 1944, ku humbën jetën më shumë se 5 mijë shqiptarë dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre 30 mijë shqiptarë të kësaj treve, fëmijë , gra dhe pleq.

Me këtë rast i mbijetuari i kësaj masakre zoti Sali Bollati flet me të pranishmit mbi historinë e qytetit dhe për Masakrën e Paramithisë më 27 qershor 1944, prej nga nisi edhe genocidi mbi shqiptarët e Çamërisë. “Mesazhi i këtij përkujtimi, permend ai është të mos harrojmë kurrë amanetin e atyre çamëve , që u pushkatuan dhe u dëbuan me forcë, iu morën pronat, e ju mohuan të gjithë të drejtat, nga trojet e tyre. Ky përkujtim, sipas tij është një përshpirtje edhe një thirrje e fortë për të gjithë shqiptarët, se të gjithë si shqiptarë duhet të mbështesëm e përkrahëm zgjidhjen e kësaj çështje. Bollati, thotë se “Unë kamë qënë shtatë vjeçë, dhe i kamë parë me syt e mijë ato masakra, kur ushtarët grekë të Zervos më vranë 7- anëtarë të familjes sime.”

“Java Çame” në Shtetet e Bashkuara nisi më datë 23 Qershor, kur aktivistët e Organizatës Çamëria në New York e Tri-Shtetet, me në krye zotin Tahir Muhedini Presidenti i nderit i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që përfaqëson komunitetin Çamë, mori pjesë në Albanian Parade të organizuar nga organizatat Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots në New York. Një eveniment ky që iu kushtua 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe pjesës së “cunguar” të trungut të saj Çamërisë

Aktivitete pêr çështjen Çame, në kuadër të “Javës Çame” u zhvilluan edhe në Chicago. Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria, atje organizojnë një mbrëmje kulturore me muzikë dhe valle nga Çamëria ditën e shtunë në Çikago. Për pjesmarrësit, atje ka pasur një program artistik, gjithashtu është shfaqur një dokumentar dhe është çelur një ekspozitë fotografike, me kujtime nga Çamëria.

“Java Çame” në përkujtim të 27 Qershorit 1944 -DITA E GENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË, u mbyll të shtunën mbas dite në ishullin Staten Island në New York. Organizata Shqiptaro Amerikane Çamëria në New York, nën kujdesin e inxh. Sali Bollati, ish kryetar i Shoqatës Atdhetare Çamëria në Tiranë, dhe aktivisti i çështjes çame Cenko Brahimi, organizuan një Takim Përkujtimor me rastin e 68 vjetorit të masakrës greke ndaj popullsisë çame në Institutin Gjergj Kastrioti Skënderbeu,

Të Shtunën më 30 Qershor pjesmarrësit me një orë përshpëritje me moton “Çamëri! çdo shqiptar është me ty!” kanë bërë një nder dhe shprehur një respekt, për ata që ende kanë mbetur pa varre në vatrat e tyre stërgjyshore – në Çamëri. Në këtë tubim u mblodhën bashkëatdhetarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, që nga Dibra, Struga, Gostivari, Shkodra, Tirana, Vlora, Prishtina, Lugina e Preshevës, shqiptarë nga Mal i Zi, e Maqedonia.

Ceremoninë përkujtimore e hapi kreu i shoqatës Çamëria në New York, inxhinier Sali Bollati, një aktivist i shquar i çështjes çame në Amerikë

Në fillim të fjalës së tij – zoti Bollati tha se :”U mblodhëm jo për solemnitet, por thjeshtë për përkujtim të gjithë atyre çamëve të vrarë e msakruar nga shovinistat greke më 1944-45 dhe që për fatëkeqësi, mbas 68 vjetësh ende nuk kanë gjetur drejtësi. Dhe, meqenëse deri më sot politikanët e Shqipërisë , në ndryshim të plotë nga koha e Mbretit Zog – kur përmendej çdo ditë kjo çështje, dhe po bëheshin përpjekje në Lidhjen e Kombeve për të drejta e shkelura të Shqiptarëve të Çamërisë, sot për “frikë”, tha ai ose më mirë për mbrojtjen e interesave të tyre personale politikanët e sotëm heshtin!?”.

Kështu, u shpreh z Bollati, andaj ne si Organizata Atdhetare Shqiptare në SHBA, Çamëria, duam të vazhdojmë përpjekjet tona si shtetas të këtij vendi të madh dhe kampion i lirisë dhe demokracisë, dhe”Mik i madh i Shqiptarëve” t’a bëjme të njohur këtë padrejtësi shekullore . Ashtu, pohojë ai siç kujtojtonë bota – Holokaustin e hebrejve, duhet edhe ne shqiptarët, të kujtojmë dhe nderojmë ” Genocidin e Shqiptarëve të Çamërisë.

Duke vlersuar aktivitetin e organizatave dhe shoqatave shqiptare, në Shtetet e Bashkuara, kreu i çamëve në New York, u kujtojë të pranishëmeve faktin se gjatë viteve të fundit ka pasur një aktivitet të dendur kushtur çështjes së Çamërisë. “Konferenca e Kean Univerisity, tha ai, Parada e Shqiptarëve që organizohen në New York, me parullën “Chamëria is Albanian and Human Rights for Chameria”, kanë filluar të bëhen të njohura edhe nga populli Amerikanë. Ne si organizatë e drejtuar nga të rinjë e të reja( studentë në shkollat e larta amerikane) të frymezuar me ndjenja të forta kombëtare dhe të edukuar me demokracinë Amerikane, së shpejti duam t’a paraqesim problemin Çamë edhe në Washington – Kongresin amerikan dhe Departamentin e Shtetit.

Kryetari i degës së Oraganizatës Shqiptare në Amerikë “Çamëria” zoti Sali Bollati, bëri thirrje që sa të jemi gjallë do t’a përcjellim këtë problem edhe tek fëmijët tanë, niprit dhe mbesat të lindur këtu në Amerikë. Ne, çamët do të perserisim vargjet që një atdhetar nga Hasi i Lumës z.Rexhep Imeri më ka treguar për në kohën e Mbretiti Zotg, ku këndohej çdo mëngjes në shkolla :

Jam i vogël, djal Shqiptar
Kur të rritëm do shkoj ushtar,
do marr pushkën do të luftoj
Kosove e Çamëri do të çlirojë

Nga Kosova në Çamëri !
Do të valvitet përsëri
Vetëm flamuri Kuq e Zi

Këtë tubim përkujtimore në të cilin Shqiptarët e Amerikës përkujtojnë genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në vitin 1944 e pershendeti dhe z.Ahmet Hoti në emër të mbretërorëve dhe Legalistave, duke rivendikuar kohën e Mbretit Zog në çështjen e Çamërisë. Ndërkohë që veprimtari Musa Paçuku në emër të mikrpritësit, Presidentit të Institutit Gjergjë Kastrioti Skënderbeu z.Rape Ruci , foli për rëndësinë e madhe që ka sot kjo ditë, e cila kujtohët si në Dibër, Tiranë dhe Çamëri, duke na bërë të gjithëve çamë. Tom Gjergji rapsod popullor i Shoqërisë Kulturore ” Bashkimi Kombëtarë”, paraqiti një kolazh vjershash atdhetare për gjithë Shqiptarinë por në veçanti Balladën për Çamërinë dhe Bashkimin Kombëtar. Përshëndetën dhe folën me këtë rast edhe Dr.Bexhet Dika nga Struga-, znj. Mimoza Dajçi presidente e Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Shpresë, e cila bëri thirrje që kjo çështje tani duhet të kaloi nëpërmjet Uashingtonit, dhe, udhëheqësi artistik i SHK Bashkimi Kombëtarë z.Gjergj Dedvukaj- i cili tha se do të pregatisin një grup artistik dhe t’a dërgojnë në turne nga Amerika në krahinën e Çamërisë dhe Shqipëri e viset shqiptare

“Java Çame” në përkujtim të 27 Qershorit 1944 -DITA E GENOCIDIT GREK NDAJ SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË, një Takim Përkujtimor me rastin e 68 vjetorit të masakrës greke ndaj popullsisë çame në Institutin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u mbyll me shfaqjen e filmit dokumentar “Endrra e Çamërisë”. Të pranishmit dëgjuan recitime të aktorve të njohur me vargje të poetve çamë, këngë patriotike, këngë folklorike me motive të trevës së Çamërisë , si dhe shijuan ushqimin tradicional të çamërisë, përgatitur nga një nikoqire çame, znj. Bule Bollati për të treguar fisnikerinë dhe mikëpritjen Çame.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *