Poezi nga Luljeta Shala

Poezi nga Luljeta Shala

 

 

MUZA

 

Pa Erosin tim këtë natë pa hënë

kë puthë tani, çfar je duke bërë..

jam munduar të takoi këto vite

Diabolik shpirti, dhe pse ti më ike.

Përpiqu të më gjesh Argjinarja yte jam

pasha zotin s`dua tjetër të kem pranë..

të mposhtim këtë heshtje të madhe

nuk jemi mëkatarë , ta fshehim dashurinë

njerëzit qe folen aq shtrembër

në të shtatin rreth Dantesk do të hynë..

Të zgjodha ty dashuri arma ime..

pluhurin e dikurshem ta shkelqejmë

mbi kanalet e erreta të fusim dritën

qetësine e zemres ta ndjejmë e

prej dashurise do te shuhem

në zjarr do të digjem

vetëm per ty …

 

Me, 11.11.11

 

 

FRYMA E SHPIRTIT

 

Sa do doja te bëhem Semiramidë

mëngjeseve me yje të

pambaruara

nga dritarja të pergjoi diellin me

rreze s`ngrohin më për

mua

Kuroren e Mretëreshës tënde ta

mbajë

valsin e zemres ta hedhim

bashkë

buzë henës mes luleborash

kënga e dashurisë të

buqas..

S`dua te mbes Hestia, por qenies

suaj ti takoi fjetur në gjirin

tënd të zjarrtë të dehem

të pushoi..

Oh, eja me gas shpirtin më mbush

larg larg mos me rri, dua pa

fundë

gjaku i jetes time

t`pikoi vetëm për

Ty!

 

 

 

YLLI I MBRЁMJES

 

 

Në shiun e ngadalshëm të kësaj vjeshte

e gjithë nata zgjohet në heshtje

helmi i vetemisë më shoqëron

sytë e përlotur endur nëpër dhomë

portretin e shpirtit te vrarë

ëndërrojnë .

Si lulja që pret shiun ta ujis,

si nje rreze dielli në ujvarë

dorë e bekuar të më

ledhatoj…

Duke vallëzuar nëpër flokët e shprishura

të depërtoj në gjoksin tim

thellë në zemrën e boshatisur..

të mbjellë ngrohtësi,

gëzim..

Të kërkoj , o të kerkoj me tër qenjen time

arëgjend i dlirësisë, nga malli

jam venitë

nëse do t` më kujtosh një qast te vetëm

shprti i vdekur prap do të

rilindë…

 

 

 

TAKIMI

 

 

E sfilitur tek vinte nga rrugë e gjatë

“Hapma porten motër,” ah sa u

tremba atë natë..

Shtanga kur hetova para syrit tim

perlë bukurie mu hodh në

përqafim..

Sa e lumtur qe hëna fshehur tek përgjonte

ne ballë mërgimtares ja lexonte mallin..

nga bota që s` jetonte ,

u kthye.

Ne botë për të jetuar dy sy si dy yje,

errësiren ndriçuan..

lëshonin buzëqeshje mallëngjyse dy buzë

të kuqe

flokë te gjata mëndafsh mbulonin

supet .

Ferrin kish lëne pas lule parajsës

lulëzonte

peizashet e vendit hidhte në

pikturën e zemres

heronjët gdhendëte në poezinë e shpirtit

atdheut falte kengët më të

bukura.

ime motër Mbreteresha

Teuta..

Oh të ëmblin shpirtin tim.

Fati ma vodhi serishtë në

Mërgim..

 

 

 

 

QYTETI IM

 

 

Dehem nën hijene blirëve te

Prishtinës

në kafiteritë e vjetra mallëngjehem

unë

sa i lashtë është ky qytet thellë ne vete

ka një magji

të moshuar e te rinjë

duke i futur thellë

ne gji.

Të dashuruarit kërkojnë një lumë

nga dehja e puthjeve

mos të digjen

Shkrumb.

Studentët i mbytë malli per

fontanën ujt e shatervanit…

ato kitara në duar

serenata cupëzave

thurur kenduar.

Prishtinë o çerdhe e lumturisë!

 

 

 

PIRAMIDA MODERNE

 

 

Shkoqur nga dallgët e jetes

arrnoj thesin e grisur

të ëndrrave

zëra të zhurmosur

grimcuan ikën dhe e lan.

E mbështjellë me copëza te artit

aty gjendet pallati i ëndërrave

te mia

e me gaz te zemres mbroj

nga dora s` mund ta lëshoi.

E vërteta ngadhnjen

mbi zërin që kumbon

do t` pendoheni

ajo ditë do të vjen

jo më kot thonë,

Padrejtësia drejësinë

Sundon,

Mes brengash, dhimbjesh e mërëzish

buzëqeshja nuk është venitur fare

ashtu siç iu sfiduam Ju

mbi kete do të ngrem Kala….

 

 

QETESIA E DETIT

 

 

Lëkundet barka pa dashuri

Si ne erëra të ftohta të antikes

As mbretëritë se zunë dot

Nën arsyen se është vegla

më e lehtë në kët botë.

Si s` lundëroi kurrë e qetë

tani e ndjekë një uragan

sa më shumë lëkundet barka

aq më teper i rri pranë.

Eh kjo barkë ka një fuqi

erërat tani si ndien fare

uraganin do ta sfidoi.

Qetësinë e jetesë ta ndiej

mbi Oqean

nën drejtimin e Marinarit të zemrës

gjerë sa të prapri dita

e bukuria e Hënë të praroi

të lundroi !

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *