Urimet e para për Presidentin

Urimet e para për Presidentin Bujar Nishani nga Shqiptarët e Amerikës
 Njoftohet se menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë mbasi e votoi zotin Bujar Nishani për Presidenti i ri i Shqipërisë, nga disa indiivid shoqata dhe organizata të komunitetiti shqiptarë në Shtetet e Bashkuar, kan mbrritur urimet e para.
1 logo

11 qershor 2012

Zotit Bujar Nishani

Tiranë

I nderuar zoti Nishani,

Kam kënaqsinë që, në emër të Këshillit Drejtues të “Vatrës” dhe timin personal, t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqiperisë.

Njëkohësisht ju uroj punë të mbarë në detyrën e lartë, me bindjen e thellë se frymëzimi i trashëguar nga Rilindësat dhe ndjenja e mirënjohjes për ata që u flijuan për një Shqipëri të pavarur dhe të lirë, ku shqiptarët të jetojnë në vëllazërimin e gjakut të përbashkët, do t’ju shoqërojë në ushtrimin e detyrës.

Mirënjohja për mijëra viktima që nuk u përkulën para dhunës së armikut as para egërsisë së ideologjisë së huaj, do të jetë mbështetje e fuqishme morale në udhëheqjen e shoqërisë shqiptare drejt çlirimit dhe shërimit nga trashigimia e rëndë e së kaluarës gysmëshekullore, për të ecur me besim drejt së ardhmes.

Me konsideratën më të lartë,

KRYETARI

Dr. Gjon Buçaj

Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave me qendër në Nju Jork, uronë detyrën e Presidentit të ri të Shqipërisë
Uroj të jeni i suksesshëm në punën Tuaj si Presidenti i Shqipërisë. Jam i bindur se me punë të palodhshme dhe me përkushtimin Tuaj maksimal si çdoherë deri më tani, Ju do t’i mundësoni Shqipërisë tani në postin e Presidentit një ardhmëri të sigurtë dhe një perspektivë evropiane. Ky është një obligim i rëndë për ta kryer, por Ju keni dëshmuar deri më tani se në disa poste qeveritare, si edhe si Deputetet se Shqipëria po hapëron shpejtë dhe sigurtë drejt familjes Evropiane, me mikun tonë të përjetëshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Unë jam thellë i bindur se tani nga detyra e Presidentit, Ju do të dëshmoni edhe më fuqishëm përkushtimin Tuaj për të punuar për Shqipërinë
“Besoj thellë se, sikur edhe deri tani, Ju do të kryeni me sukses edhe detyrimet e Juaja që do të merrni përsipër kur të betoheni si Presidenti i ri, i Shqipërisë që edhe në këtë institucion me punën Tuaj do të mbizotërojë demokracia dhe dialogu politik, pozitë opozitë që vendi ynë këtë vjeshtë në 100 Vjetorin e Shpalljes së Shtetit Shqiptarë, të marrë të drejtën dhe duke bërë të mundur statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Qytetarët shqiptarë janë dhe ndihen qytetarë të Europës. Ata meritojnë të jenë pjesë e familjes europiane dhe, për realizimin e kësaj ëndrre ne besojmë fort në detyrën e re i nderuar zoti Nishani, si Presidenti i ri i Shqipërisë, besojmë tek Qeveria shqiptare, dhe, aleatët e saj – besojmë tek mbarë forcat politike në Shqipëri, Partia Socialiste dhe aleatët e saj, edhe për faktin se në momente kyçe për Shqipërinë të gjithë së bashku, më së miri mund të realizojmë edhe këtë aspiratë.”
Me konsiderate te larte dhe respekt. Kryetari e Akademise se Shkencave Shqiptaro-Amerikane. Prof.Dr. Skender Kodra.
KKSHA uron Presidentin e ri të Shqipërisë, Z. Bujar Nishani
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) përgëzon Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Z. Bujar Nishani
Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe është anëtar i OKB-së, NATO-së, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ajo tani duhet të punojë me zell drejt marrjes së kërkesës për t’u bërë një anëtar i BE-së. Ne nxisim Presidentin Nishani për të punuar me të gjitha partitë politike për të përmbushur standardet për të qenë anëtare e BE.

KKSHA pret me padurim për të punuar me presidentin Nishani për të ruajtur dhe forcuar lidhje të veçantë që ekziston midis Shqipërisë, në të vërtetë me të gjithë shqiptarët, dhe Shtetet e Bashkuara.

Avni Mustafaj Drejtor Ekzekutiv i Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *