- Krasniqi: Kosova i ka borxh shqiptarëve në Mal të ZI – Mediet malazeze e quajn kontrabandist armësh
Në takimin që Lëvizja Vetevendosje realizoi me subjektet politike shqiptare në Mal të Zë mori pjesë edhe zyrtari i lartë i kësaj lëvizje njëherë edhe aktivist i shquar i diasporës shqiptare në SHBA, z. Florin Krasniqi.
Z. Krasniqi gjatë diskutimit të tij në tryezë shprehu hapur obligueshmërin e Kosovës dhe Shqipërisë për ndihmë në realizimin e të drejtave të shqiptareve në Mal të Zi. Ai paraqiti një të dhënë shumë interesante sa i përket ndihmës që diaspora shqiptare nga Mali i Zi në SHBA ka dhënë për ndihmë luftës së UÇK-së.
“Më shumë mjete financare për UÇK-në, në SHBA, kanë dhënë shqiptaret e Malit të Zi se sa shqiptaret e Kosovës”, deklaroi Krasniqi.
Zoti Florin Krasniqi është deputet i Lëvizjes Vetvendosje si dhe Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë.
Nimanbegu: Vetevendosje nuk ka politikë negative ndaj Malit të Zi
Shtypi malazez, posaçarisht e përditshmja Vijesti, e ka ndjekur dhe pasqyruar takimin e politikanëve shqiptarë nga Mali i Zi me udhëheqësit më të lartë të Lëvizjes Vetevendosje nga Kosova.
Ditën e marte, kjo e përditshme mundohet që ta zbeh vlerën e madhe që kishte ky takim, sidomos faktin që të gjitha subjektet politike shqiptare nga Mali i Zi takohen në një tryezë të përbashkët, duke u munduar që të hedhin baltë mbi figurën e deputeti të parlamentit të Kosovës Florin Krasniqi, duke e quajtur kontrabandist armësh.
Lidhur me këtë reagoi deputeti i Forcës Genci Nimabegu duke thënë se Florin Krasniqi është deputet i i Kuvendit të Kosovës si dhe bëhet fjalë për një bashkëbisedues të respektuar.
Poashtu Nimanbegu shtoi se lideret e Vetevendosjes, Kurti dhe Krasniqi, në takimin në fjalë janë munduar që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për dialog në mes të kolegëve të tyre në Mal të Zi. Ai sqaroi se shqiptaret kanë të drejtë që të komunikojnë me të gjithe politikanët legjitim në rajon duke shtua edhe faktin se Lëvizja Vetevendosje nuk ka politikë negative karshi Malit të Zi. /Ulqini Online/