Intervista e plotë me Mark Gjonaj, biznesmen shqiptarë nga Bronksi i Nju Jorkut, dhënë Zërit të Amerikës
Mark Gjonaj në fushatë : “Besojë se do të fitojë!”
WAHINGTON D.C (VOA ): Mark Gjonaj, biznesmen nga Bronksi i Nju Jorkut, është ndër të paktët njerëz në komunitetin shqiptar të Amerikës që synon të zgjidhet në një post të rëndësishëm, në këtë rast si anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork.
Votimet paraprake brenda demokratëve zhvillohen në muajin shtator dhe zoti Gjonaj ka filluar tashmë fushatën. Kandidati Mark Gjonaj, me origjinë nga Ulqini, është lindur në Shtetet e Bashkuara dhe merret me prona të patundshme.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku, zoti Gjonaj tha se, që të jesh zëri dhe fytyra e popullit në fillim duhet të jesh syri dhe veshi i tij, pra duhet të dëgjosh dhe të dish ankesat që kanë njerëzit.
Komuniteti shqiptar, tha ai, është marrë gjatë shumë viteve me nevojat dhe çështjet e mëdha që lidheshin me zhvillimet në Ballkan. Prandaj shqiptarët e këtushëm kanë mbetur prapa në çështjet e përfaqësimit lokal. “Megjithëse ata kanë biznese e shtëpi, nuk janë marrë me politikë lokale dhe kjo është e pakuptueshme. Por më mirë vonë se kurrë,” tha kandidati.
Zoti Gjonaj tha se ka besim te ndihma që do t’i japë komuniteti për t’u zgjedhur si anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork, ku shpreson të përfaqësojë një zonë të Bronksit. Më ka prekur si individ përkrahja e madhe që më kanë dhënë shqiptarët, tha ai.
“Ne duhet të ndihmojmë veten sepse përndryshe askush nuk do të na ndihmojë. Besoj se si komunitet do të ecim përpara,” tha zoti Gjonaj në intervistë me gazetarin e Zërit të Amerikës, gazetarin Ilir Ikonomi.
VOA : Përshëndetje zoti Gjonaj dhe urime për inisiativën tuaj për të kandiduar
Gjonaj : Kenaqësi dhe krenari të bëjë këtë intervistë me Zërin e Amerikës
VOA : Cili ishte motivi që u ka shtyrë ju të hyni në garë për anëtarë të Asamblesë së shtetit të New Yorkut ?
Gjonaj : Njeriu ka shumë opsione në jetë. Opsionet e tij – janë se duhet të pranojë gjërat ashtu si janë, ose të ankohet për problemet ose të “përveshi vetë mëngët”, dhe t’i futet punës ashtu si duhet për të bërë ndonjë ndryshim që është edhe i nevojshëm. Dhe kështu unë kam zgjedhur atë të fundit, “pra, për të ndryshuar”
VOA: Zoti Gjonaj dëshirojë me këtë rastë t’ju urojë për faktin që e keni mësuar shqipen që megjithse keni lindur në Amerikë është diçka shumë interesante, sepse shumë njerëz nuk e mësojnë ose e harrojnë gjuhën fare. Sipas jush sa është përafërsisht numëri i shqiptarëve që jetojnë në New York dhe në Amerikë ?
Gonaj : Faktikisht, që e di shqipen mirë është puna e gjyshit dhe gjyshes se ata na rritën dhe na mësuan gjuhën shqipe. Në New York e shtetet për rreth mendohet se sipas të thënave se kemi 250 mijë shqiptarë.
VOA : Ju nuk do t’i shërbeni vetëm komunitetit shqiptarë, por edhe komuniteteve të tjera, që jetojnë në Bronx, Çfarë të mirash do të kishte konkretisht komuniteti ynë nga ju ?
Gjonaj : Është më se e vërtetë se komuniteti shqiptarë në New York, është vetëm një pjesë e gjithë këtyre komuniteteve që përbëjnë Bronxin – New York, por në se zgjidhem unë do të jem përfaqësuesi i të gjitha komuniteteve. Unë kam si qëllim për të qenë zëri i tyre dhe përfaqësuesi i tyre, atë se çfarë duan ata. Përfaqësuesi i popullit, është si një trup i vetëm kryesorë janë syt edhe veshët , pra në atë kuptimin për të parë dhe për të dëgjuar komunitetin, të jetojë me problemet dhe shqetësimet e komunitetit. Vetëm kështu mundet me qenë një përfaqësues ashtu si i kërkon populli. Besojë se me mua; fitojnë të gjithë komunitetet në këtë zonë. Mbasi unë do të jem “zëri dhe mendimi i tyre ”
VOA : Zoti Gjonaj a mendoni se komuniteti shqiptarë ka “mbetur mbrapa’ me përfaqësimin e njerëzve të tyre në institucione të tilla si për shembull si është Asambleja e New Yorkut.
Gjonaj : Për mendimin tim, tani që komuniteti shqiptarë gjatë këtyre viteve është marrë më shumë me çështje të mëdha, në vendlindjen e tyre, prej andej nga kan ardhur si në Shqipëri e në Kosovë. Kështuqë në këtë kontekst e kemi lënë “veten shumë prapa”, sepse edhe nuk i kemi dhënë shumë rëndësi kësaj çështje,
Dhe është çudi e madhe se këtu shqiptari ka biznes, ka shtëpi , ka një jetë shumë më të mirë, ka fëmijët e punësuar ose të shkolluar, por prapseprapë e kemi lënë veten shumë “mbrapa”, duke mos u marrë asnjëherë me politikën në nivele lokale. Në një kohë që shqiptarët e njohin shumë mirë politikëbërjen se si funksionon këtu. Por këtu ku fillon gjithçka nuk kemi asnjë llojë përfaqësimi sepse nuk jemi marrë me këtë. Populli shqiptarë thotë: “Më mirë vonë se sa kurrë!”
VOA: Zoti Gjonaj si u ka shkuar fushata dhe si po punoni deri tani ?
Gjonaj : Shumë shumë mirë, dhe ndoshta jashtë asaj që kam mendur. Është diçka shumë e ndjeshme dhe e prekshme për mua si individ të kem përkrahjen dhe ndihmesën e shqiptarëve. Më vjen shumë mirë që shohë se sa impenjohen shqiptarët për njeriun e tyre, mbasi si thotë një fjalë e moçme popullore” Vetëm i zoti i saj – e di se ku i pikon Shtëpia -“. Ne nuk kemi për të ngecur si komunitetet, në qoftëse nuk presim ndihmën e tjetërkujt pa punuar vetë. Duke ndihmuar njëri tjetrin ne do të ecim edhe më përpara si komunitet dhe e ardhmja jonë është përpara.
VOA : Por problemi është se a do të mundeni ju të mblidhëni ato fondet që janë të nevojëshme për një fushtë të till – mbasi dihet që një fushtë e tillë kushton shumë ?
Gjonaj : Është më se e vërtetë nuk është e lehtë të mbledhish aq para sa duhen për një fushatë të till. Mbasi kjo është një punë e madhe, por më se e nevojshme, sepse pa para dhe fonde nuk mundesh të ecish para. Po, nuk është e thënë se votat fitohen vetëm me fushtat me para , por duhen sipas mendimit tim edhe angazhimi vullentar i komuniettit në fushatë për të punuar me të gjitha komunitetet e tjera, italianëve, amerikanëve, hispanikëve, afrikano amerikanëve dhe çifutëve.
VOA : Pra ju keni besim se do të fitoni në këtë garë ?
Gjonaj : Absolutisht Po ! Çdo ditë e më shumë e ndjejë veten edhe më mirë në fushtaë. Por edhe stafi im i fushatës e shohim se jemi më të “fortë” se kur e nisëm këtë garë. Jemi në rrugë të mbarë për një fitore në shtator dhe besojë se do të ia arrijmë !
VOA: Zoti Gjona po e mbyll këtë intervistë duke të uruar suksese !
Gjonaj : Shumë të falemnderit! Ne Shqiptarët këtë vit kur festuam 100 Vjetorin e Vatrës, dhe po përgatitemi të festojmë 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, le të festojmë edhe zgjedhjen e një shqiptari për herë të parë në Asamblenë e New Yorkut.