E vërteta dhe riëndërrimi i së shkuarës…

Mendime rreth vëllimit poetik “Fundi, i një fëmijërie tjetër”, i poetit dhe publicistit Preç Zogaj Nga Raimonda MOISIU Poetët përtej gjithë aftësisë, pasionit e talentit të tyre, brenda lëkurës poetike, nënkuptojnë rrjedhat dhe tendencat e mendimit filozofik, që i japin formë psikikes e shpirtit artistik, nga e cila rrjedhin fjalët e shkruhen vargjet.