URIME KUVENDIT TE VATRES ME 31 TETORIT 2020!

VATRA QE DO TË VAZHDOJË RRUGËN E FILLIMIT

Nga Pjetër Jaku

Vatra që u krijua tetorin e vitit të kaluar, do jetë VATRA e vërtetë, në vazhdim të rrugës se fillimit të saj, pa asnjë devijim, siç po ndodh këto tri vitet e fundit, me futjen e komunistëve, hajdutëve dhe ish sigurimsave në Vatrën ekzistuese. Qendrimet e kësaj Vatre që kemi, nuk kanë asgjë të përbashkët me idealet e vatranëve që e krijuan dhe qellimin e tyre. Sot për sot, ajo është e gjitha në ndihmë të majtistëve, qoftë në trojet shqiptare, të cilat i mbrojti dikur, duke përfaqësuar shqiptarët në Amerikë dhe Organizma ndërkombëtare, si të ishte një Qeveri në mërgim, edhe kur Shqipëria nuk kishtë marrëdhenie me disa vende perëndimore e, sidomos me Ameriken. KOMISIONI VATRA – 5 TETORI, në përbërjen e tij ka vatranë të bindur për të vazhduar rrugen për të cilen u krijua Panfederata me të njëjtin emër. Në historikun e saj, gati 110 vjeçar, Vatra ka pasur disa herë paknaqësi dhe ndarje, por bashkëbisedimet e kanë çuar përherë drejt bashkimit dhe marrëveshjeve. Futja e disa vatranëve, sidomos pas vitit 2015, ku edhe qeverinë shqiptare e moren komunsitat e tipit Rama-Ruci, e bënë atë të afrohet drejt tyre dhe të bierë totalisht në preher. Pikërisht për këtë dhe për akuzat ( që do të zgjidhen së shpejti ) KOMISIONI 5 TETORI KRIJOJI VATRËN E VJETËR ( TË RE) PËR TË VAZHDUAR UDHËN E NISUR QË NË VITIN E LARGËT 1911!

URIME VATRËS SË VËRTETË DHE KUVENDIT TË SAJ!

Jemi në një vit jashtëzakonshëm të zgjedhjeve Presidenciale në Amerikë, në vendin ku  jetojnë një million e më shumë shqiptarë dhe, Vatra tradicionale, që mban emrin e fillimit, ende nuk ka dalë me një deklaratë mbështetëse për Presidentin Donald J. TRUMP, ndërsa kanë inkurajuar indirekt disa “vatranë” (vetëm në Detroit) për ta mbështetur. Kjo është një taktikë extra komuniste, për ta pasë mire me dy kahjet, por më shumë me të majtët. Jo më larg se para 4 ditësh” Dielli”, si organ historik i kësaj Vatre, publikon shkrime kilomterike kundër Presidentit TRUMP! ( Shih Sami Repishtin 26 tetor 2020!) Asnjë reagim deri më sot, duke qënë kohë e mjaftueshme për të reaguar… vetëm kjo do të mjaftonte për ta ditur se më kë është Vatra e sotme e cunguar dhe e mbetur vetëm.

PUNIME TE MBARA E VENDIME TË MIRA VATRËS QË PO MBAN KUVENDIN E SAJ! URIME PËR BULETININ E PUBLIKUAR KËTO MUAJT E FUNDIT!

Një falenderim për Komisionin dhe ftesën e dërguar, në pamundësi për të qënë i pranishëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *