BINJAK ME SHKUMBININ

BINJAK ME SHKUMBININ

Bisedë  me poetin e nohur, NEXHI EJUPI

Realizuar nga Pjetër Jaku

Nexhip Ejupi, është brezi i dytë i realizmit socialist, ose vetëm një gjysëm hapi kishte në atë kohë strikte, ku e pengonte shumë të shprehurit  jashtë kornizave, ndërsa hapin e plotë po e bënë me botimet e shumëta të pas 90-tës. I angazhuar, perveç punëve rutinë të jetesës, me poezinë dhe vetëm me poezinë. Duke  njohur Nexhipin, bindem se natyra e poetit shihet para se të lexohet. Xhipja është krejt gjuhë dhe figurë, i veçantë në krijuesit e këtyre  30 viteve, por edhe jashtë vëmendjes së qarqeve letrare. Ndoshta në turpin e  tyre! A presin ata që Nexhipi t’i thërras ta lexojnë, ta promovojnë, ta vlerësojnë?! Ka institucioni që paguhen për t’i bërë të njohur poetë të tillë. Aq me tepër në këtë muaj, ku për herë të parë nominohet Lauratë i Poezisë Shqipe, si Institucion qe do te drejtoje për dy vjet leximet dhe promovimet. Kush i bën këto përzgjedhje, si e kur bëhën, nuk reklamohen, në këtë kohë kur secilit krijues mund t’i shkoi nëpërmjet e-mailit, apo mediave të tjera elektronike.

Për Institucionet kulturore le të përmendim librat:

Pesha e duarve, 1978

Shqetësime, 1990

Drithërima ere, 1991

Agshol ( bashkautorë), 1994

Lirika Elbasani, 1998

Hëna e vllehëve, 2001

Hajku ( bashkautor ) 2003

Fyelli i Kamiçanit, 2003

Ma mori era kapelen, 2004

Psherëtima të mërguara, 2007

Brenda meje rrjedh një lum, 2008

Vetëtinë një vetull reje, 2008

Fjala ka shpirt, 2009

Bora qan me njëmijë sy, 2010

Në mbyllje të kësaj bisede, mendoj se Ministria e Kultures dhe Drejtoria e Librit dhe Leximeve duhet të kujtohet për këtë krijues të rrallë, t’i bëjë një përmbledhje në një botim special krijimitraisë së Nexhip Ejupit. Edhe ndonjë dekoratë e meriton!

P.J.: A mund te na thoni, zoti Nexhip, diçka rreth jeteshkrimit tuaj,vendlindjes dhe ndikimit te saj ne formimin e profilit te ardhem poetic, si dhe per studimet e tua. Lexuesit, para se te njohin Nexhipin poet, u duhet te njohin Nexhipin njeri…

N.E.:Po,i dashur Pjetër, eshte e vertete kjo qe thate ne fund te pyetjes. Kam lindur ne mespranvere, me 16 prill,1949, ne Çerme te Lushnjes. Aty qe vendosur im ate,Mehmeti. Babai ka lindurvme 1908 ne Poroçan te Gramshit dhe atje kaloi vogeline dhe rinine, gjer ne moshen per te kryer sherbimin ushtarak,qe e ka kryer ne Tirane,ne oborrin mbreteror te Zogut. Meqe ishte i paraqitshem dhe shume korrekt si ushtar,e mbajten si nenoficer, qe nga viti 1924 deri ne pushtimin e Shqiperise nga Italia,me 1939. Pastaj kaloi ne radhet e Ushtrise Nacionalçlirimtare per kater vjet,1944-1948, ne Brigaden XII. Me t’u liruar nga sherbimi ushtarak ne kete brigade, mori familjen qe nga Poroçani i Gramshit dhe u vendos nja dy vjet ne Çerme te Lushnjes. Per me mire, u shperngul familjarisht ne Elbasan, ku punoi ne kombinatin e drurit, ne sektorin e kompesatave deri me 1956, pastaj hyri ne kooperativen e qytetit, qe me vone u be NBSH, deri me 1970,ku edhe doli ne pension.

Vitet kalonin dhe une u bera binjak me Shkumbinin, qe nuk ishte larg prej shtepise ku banonim. pastaj erdhi mosha per shkolle dhe im ate me regjistroi te shkolla ”Ptoleme Xhuvani”, ku kreva vetem dy klase, sepse u hap gjimnazi ”Qemal Stafa”qe e kisha me prane lagjes sime dhe babai me regjistroi atje, ku kreva edhe krejt ciklin e shtatevjeçares. i kujtoj me respekt mesuesit,qe me dhane njohurite epara, por edhe do te me nxitnin pasionin per letersine. Mbaj mend mesuesin kujdestar,Ibrahim Ganin,qe m’i lavderonte detyrat me karakter krijues,mbaj mend dy piktoret e vizatimit, qe ishin piktore te mirenjohur, si Bukurosh Sejdinin dhe Xhemal Luften.

Me t’u hapur gjimnazi ”Dhaskal Todri” im ate me regjistroi atje, ku prirjet e mia letrare m’u zhvilluan me shume,sepse mesuesit e letersise qene me te specializuar. Shoqe klase kam pasur edhe poeten Iliriana Sulkuqi,qe dallohej ne hartime dhe ne esete e shkurtra. Ne keto vite, edhe pse ende adoleshent i nje moshe aguridhe,me ndihmen e poetit te shquar,Musa Vyshka,m’u botuan vjersha ne organe qendrore per elektrifikimin, qe me ndihmuan per te drejten e studimeve universitare.

Në UTSH, djalosh, plot vrull e entuziazem, me deshiren per poezine njoha edhe shoke te tjere krijues, si Bedri Zenel Islami,Tonin Shtjefni, Alfred Çapaliku,(nga Shkodra),Shpetim Gina dhe Zoi Dashi,(nga Fieri),Spiro Kote (nga Lushnja dhe une nga Elbasani). Jetonim ne nje dhome dhe diskutonim per krijimet tona me njeri-tjetrin. Po jap edhe lendet dhe pedagoget perkates per secilen lende, qe perbenin fondin e studimeve tona universitare.

1.Folkloristike -Zini Sako,

2.Fonetike – Anastas Dodi,

3.Morfologji – Miço Samara,

4.Letersia e viteve tridhjete – Drita Siliqi dhe Fatos Arapi,

5.Letersi e realizmit socialist – Nasho Jorgaqi,

6.Letersi dekadente perendimore – Ismail Kadare,

7.Estetike – Alfred Uçi

8.letersi e realizmit kritik – Nexhip Gami,

9.Letersi greko-romake per dy vjet radhas – Muzafer Xhaxhiu,

10.Gramatike historike – Shaban Demiraj,

11.Fjaleformim – Fatmir Agalliu,

12.Sintakse – Remzi Pernaska,

13.Dialektologji – Jorgji Gjinari,

14.Kolokiume per letersine moderne perendimore – Viktor Qurku.

Ne kete proces mesimdhenieje kam pasur fatin te kem nje personel pedagogesh qe u ngjitej fjala si me zamke. Ne fakultetin tone kish edhe nje rreth letrar ku numeoroheshin nja 50 krijues, nder te cilet shquheshin qe atehere Mehmet Elezi me vellimin poetik ”Vershimet e ujevarave”, Foto Malo – ”Zjarret e vjeshtes”, Moikom Zeqo – ”Vegimet e vendlindjes dhe ”Qyteti Feniks”,Vllasova Musta me “Pa kopertine”,Shefki Karadaku ”Kenga e karrove te drithit”,dhe ”Melodite e Shkumbinit”, Niko Kacalidha me ”Fjale te thena ne pranvere”, Roland Gjoza me vellimin”Mozaik” dhe te tjere me cikle te mrekullueshme te botuara sidomos te gazeta ”Zeri i rinise” si Rudolf Marku, Zoi Dashi,Thanas Dino dhe bashke me ta edhe une, ndonese me pak…

Thanas Dino u be sebep qe te hapej nje fushate e gjere kunder kesaj lloj letersie plot ndikime te huaja ekzistencialiste, do te perfshinte Sadik Bejkon, Zhuliana Jorganxhiun, por edhe Miço Verlin, qe ishte kreu i kesaj levizjeje per nje frymezim te ri dhe tematika te letrare.Qe atehere lexonim fshehurazi letersi te autoreve te huaj, perkthyer nga Rudolf Marku.Kjo fushate na i preu krahet fare. Pastaj erdhi nje brez i ri,qe ngrinin zerin ne gazeten ”Studenti” kunder ndikimeve te huaja ne te gjitha gjinite e artit. Kesaj fushate i shpetuan vetem dy ”ndocet” e veriut, Ndoc Gjetja dhe Ndoc Papleka, te cilet merreshin me tema larg rrezikshmerive ekzistencialiste, duke trajtuar me art probleme te perditshme te aktualitetit. I shpetoi talenti dhe nuhatja e holle e situates aktuale.

P.J.Po me tutje,Nexhip,ç’u be me krijimtarine tende te atyre viteve rinore/…

N.E.:Me te mbaruar UTSH,u caktova nga  seksoni i arsimit – Elbasan ta kryeja stazhin e mesimdhenies ne Mollas.Gjate stazhit te praktikes per mesues, pergatita vellimin me vjersha per ne Shtepine Botuese ”Naim Frasheri” me titull ”Trokitje”.Nuk ma botuan me nje recension te Ruzhdi Qatipit.Vetem ky elbasanas ngulte kembe, qe libri te mos botohej, per paqartesi ideore, per shmangie nga realiteti socialist, per prirje moderne, per mosperputhje me kerkesat e partishme te diteve tona,etj.,etj.Isuf Nelaj,pergjegjesi i botimeve poetike ne Shtepine Botuese, me keshilloi qe te bisedoja me Ruzhdiun,qe ishte asi kohe redaktor ne gazeten ”Drita”. E mbaj mend si sot ate takim me redaktorin Ruzhdi Qatipi. Ky po zbriste shkallet, qe te ngjiteshim te zyra e redaktoreve.Me njohu dhe me tha:

-Kam nje verejtje per ty, Nexhip. Ç’vjen ketu ne Tirane si katundar? Ti je dhe me shkolle te larte.Ke prure dhe nje vellim per botim… E lexova permbledhjen dhe, te them te drejten, me zhgenjeve. Ketu i paske kepucet me balte, te palustruara, por ne liber te mungon balta e Dumrese…

Une u meka fare.

U skuqa vesh me vesh.

Pastaj i ke dhe shume lirika, more Nexhip. I ke me shume dashuriçka. Pa le, por i ve dhe nje titull te çuditshem,”Trokitje”.  Pa me sqaro, kujt i troket ti, ciles kohe?…Veri gishtin kokes, Nexhip! Shkruaj per kapulet e misrit, per taracat, per korrjet e shirjet pa firo, ec me hapin e shokeve letrare te diteve tona”.

Pastaj, trokitjet e mia u pine me kafen e dopion e konjakut te klubi i gazetes ”Drita”.

Me 1984 m’u dha nga Lidhja nje muaj leje krijuese. Me thirri shefi i seksionit te arsimit, Agim Leka, dhe me tha se kisha nje mundesi te mire te vazhdoja nje kurs pasuniversitar ne Tirane, letraro-gjuhesor per specializim. E pranova kete fatmiresi, qe m’u be papritur dhe, me 1tetor 1985fillova kursin, qe zhvillohej ne Akademine e Arteve, prane godines qendrore te UTSH. Vajtja ne kursin specializues, qe me perteriti leksionet e bera ne universitet, veçese me kerkesa me te rrepta. Kursi perbehej nga dy grupe,nga ai i letrareve dhe ngaai i skenaristeve. Atehere, sapo kisha botuar vellimin ”Pesha e duarve”. Disa nga lendet qe zhvilloheshin ishin keto:

– Estetike – Jakup Mato,

– Dramatizim dhe venie ne skene – Piro Mani,

– Letersi shqiptare – Adriatik Kallulli,

– Dramaturgji boterore dhe shqiptare – Kudret Velça,

– Venie ne skene dhe loja e aktoreve -Esat Oktrova,

Poezia dhe te fshehtat e te shkruarit poetik,kishim dy pedagoge, Razi Brahimi dhe Gjergj Zheji.Pas specializimit, me emeruan ne shkollen tetevjeçare ”Qemal Stafa”, ku zuri fill edhe komentari per pjeset letrare klasa e peste:” Sa e bukur gjuha shqipe’. ‘Deri ne vitin 1990 ndenja ne kete shkolle,pastaj u shkeputa vete, mora deren ne krahe per te vajtur emigrant ilegal ne Greqi.Tre muaj vere dhe nje muaj vjeshte isha ne Janica te Greqise. Kur u merzita me pambuktoret e shtetit fqinj, u ktheva ne Elbasan per te rifilluar si mesues ne Floq te Suloves, pastaj ne Kozan te Qafe-Kerrabes, pastaj ne Cerrik e me pas ne Xibrake te Cerrikut, ku iu nenshtrova fatit per te mos e kundershtuar me…

Per çudi te çudive, ime bije, Ariana Guri ,asi kohe ne Amerike, kishte bere kerkese ne ambasaden amerikane per bashkim familjar, qe m’u realizua me 21 maj 2005 si emigrant, shteti Michigan , Detroit, ku jam familjarisht edhe sot e kesaj dite,qe po shkruaj keto radhe te jeteshkrimit tim..

P.J.:A ka ndikuar Emigracioni ne krijimtarine tuaj?

N.E.:Ka ndikuar shume dhe ma ka zgjeruar tematiken e motiveve, ma ka mprehtesuar kendin e veshtrimit dhe m’i ka qartesuar te gjitha shqisat qe ka njeriu.

M’i ka theksuar disa ndjenja dhe disa m’i ka zbehur fare.Ta zeme, ma ka theksuar ndjenjen e mallit, per ata qe kam pasur shoke e miq e qe nuk jane me,

si Tonin Shtjefni, Zoi Dashi ,Shpetim Gina, qe i kam pasur edhe shoke studimesh, krijimesh e diskutimesh… Ka ndikuar dhe me eshte bere i paperballueshem te duroj larg syvwe qe jane gjalle e qe me presin t’i rishikoj edhe nje here. Syte e moter Liklit.Te tim kunati, te niperve ete mbesave te mia, qe tani jane rritur, fejuar apo martuar dhe une s’kam pasur mundesi t’ua uroj gezimet, apo edhe t’i ngushelloj per ndonje te papritur qe u ka ndodhur…Ndikimet e tjera te emigracionit jane te zakonshme si buka qe hame, si punet qe bejme, siç jane te thjeshta, jane edhe te kapitshme…

P.J.:Jeni i vetmi krijues shqiptar me nje krijimtari kaq te pasur. A mendoni se poeti mund t’i shmanget perseritjes se motiveve dhe a ka letersia jone shembuj te renies ne perseritje?

N.E.: – Faleminderit per pohimin qe m’i ben krijimtarise sime nder vite, qe kur isha gjimnazist e deri tani. Vertet, ne veshtrim te pergjithshem, si te thuash,nga dritarja e nje avioni, terreni i krijimtarise duket i pasur, por po ta shohesh nga afer, nuk eshte aq i pasur. Ka edhe krijime qe nuk e kenaqin lexuesin e kohes sone, qe ben nje jete krejt ndryshe nga e imja, e jotja apo e moshatareve tane. Ne jemi te vjeter, ata – te rinj. Ne kemi lindur atje ku kemi lindur, ata ne vend krejt tjeter. Perjetimet nuk jane te njellojta per secilen moshe. Dikujt i pelqen te jetoje edhe larg,mjaft qe t’i plotesohen kushtet e jetes vetiake qe ben . Ty s’te pelqen vetjakesia e tij, te duket jete e mbyllur, si nen zhguallin e nje breshke. Dikujt i pelqen liria qe ka ne vendin e huaj, ty te pelqen vendi yt, me gjithe mungesat qe ka e qe ti ke besim se prania jote do t’i rregulloje ato mungesa. Po, kur nuk i ndreq as prania jote? Ti zhgenjhesh e pikellohesh e vuan se pse s’ka ndreqje e bie ne fatalitet. Ty s’te pelqen ky lloj fataliteti, por je bere imun me te dhe ai eshte bere pjese e gjallnise sate . Dhe, keshtu perseriten gjendjet shpirterore e bashke me to, perseriten edhe motivet, po qe krijues i ndjeshem…Tek une ka perseritje gjendjesh shpirterore te perseritshme, por qe une jam perpjekur ”t’i fsheh” perseritjen me njelloj zhanri tjeter letrar, ose me gjeegjeza, me fjale te urta,me distike,tristike apo komente letrare,me forma klasike si rubai apo trioleta. Thyrja e menyres se te shprehurit, te gjendjes se perseritshme shpirterore,mendoj se ia ka dale me sukses dhe krijon larmine dhe laryshine e motivimeve te mia. Ne te vertete,eshte perpjekje per shmangie,pa bere asnje shgmangie nga e njejta gjendje shpirterore,e perseritshme. Si shembull te renies ne perseritje gjendjesh shpirterore po marr idhullin tim, Lasgush Poradecin…Shume poezi te tij jane perseritur ne trajta variantesh, sa per thyrje te gjendjes se tij shpirterore. Sido qofte kjo perseritje variantesh le te lexuesi pershtypjen e nje tematike te pasur dhe te nje perpunimi te vazhdueshem…Perpunimi i motiveve, rregullimi i ritmeve, i rimave, i theksave ritmike jane menyra veprimi te zakonshem, vetem te krijuesit te vullnetshem, pasionant dhe tejet kembengules…

P.JÇ’mund te me thuash per kodin poetik,miku im?…

N.E.: -Me ke bere pyetjen me te veshtire per t’iu perjigjur,por jo te pamundur per te shprehur diçka qe eshte ne interes te çdo krijuesi, qe rreket t’u lere brezave diçka nga shpirti i tij, diçka qe te mbetet ne kujtesen e tyre. Sipas meje,kodi poetik nuk eshte ndonje mrekulli e zbritur nga qielli.Kete kod une e shoh te trinia jete-poet-poezi. Ky eshte universi poetik, i shkrire njesh,me nje harmoni te kendshme me kedo lexues te çdo kohe, apo sistemi shoqeror. Çdo trajtim i veçante i kesaj trinie nuk do te kishte kuptim. Te tre elementet e kesaj trinie i zbulon apo i mbulon vetem nje kod – kodi me emrin zemer dhe ku kod organik, (zemra),ka vetem nje çeles, çelesin e dashurise, me te cilin mund te hapet. Pa kete kod zor se ka poezi. Kesisoj poezia ka nje emer, lind nga zemra dhe shkon ne zemer, vetem me çelesin e dashurise. Jo mekot populli yne ka nje shprehje te te mrekullueshme: Te kam zemer! Ky kod natyrisht ka mjetet e veta. Ne themel te saj qendron shenjteria e saj,fjala, ajo qe tund malet, te kendojne lulet, te qeshin krojet, qe farfurin guret e druret, qe prek qiell e diell, qe edhe te vdes, edhe te ngjall. Ne kete mes qendron poeti si vezhgues jo i zakonshem i dukurive, si rremihes deri ne palcen e shpirtit njerezor per te zbuluar te bukuren, te madherishmen, te epermen, edhe atje ku nuk duket…

Edhe atje ku nuk gjendet, poeti syvezhgues e gjen…Dhe kaq per kodin poetik…Dhe pike!…

P.J.:-Ç,mund te me thuash per qendrimin e krijuesit ndaj dialektit dhe ndaj standardit te njesuar te gjuhes sone shqipe?

N.E.: – I permbahem rigorozisht mendimit se dialektet e gjuhes shqipe jane ushqyes te njeri-tjetrit. Dihet se gegenishtja eshte vazhdimesi gjuhesore e natyrshme e pellazgjishtes, nga ku rrjedh edhe ama e ilirishtes, qe i behet ame gjuhes se sotme shqipe. Jam i mendimit se gegenishtja eshte dialekt baze jo vetem e shqipes, por edhe e shume gjuheve te tjera europiane,qe zene, me te drejte, kreun e komunikimit midis kombeve europiane. Madje, do te doja qe gegenishtja, si dialekt baze, te shpallej me patjeter domosdoshmeri muzeale dhe te mbrohej nga Unesko.

Sa per krijimet ne te dy dialektet, pohoj me plot gojen e me bindje te plote qe jane shprehje mrekullirash ne folkun e tyre tradicional, jane dy pasuri te natyrshme te etnogjenezes sone kombetare. Sado qe thuhet se shqipja eshte e folura e nje kombi te vogel, pohoj se edhe gjuhet e kombeve te vegjel kane madheshtira te tilla, qe s’i kane as gjuhet e kombeve te medhenj. Ka kombe te vegjel,por jo gjuhe te vogla. Secila gjuhe ka madheshtine e saj te komunikimit, qofte edhe midis dy vetave… Madje, do te doja qe gegerishtja te shpallej patjetersisht domosdoshmeri muzeale.

P.J.: -Dhe kaq per dialektete …Dhe pike! po per standartin e vendosur nga kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972?…

N.E.: I drejtshkrimit dhe i njesimit te te dy dialekteve, zoti Pjeter!…Per mendimin tim te hershem dhe te mevonshem, ende me bindes tani se me pare,qe te tri keto menyrsa te folura dhe te shkruara,le te lihen te lira,siç kane qene,jane dhe do te jene, le te shkruhet shqipja jone ne te tri format e te shprehurit te saj, se te foluren s’e kemi ne ne dore ta ndalojme. Dy  kongrese kombetare te behen,por edhe nderkombetare te jene kto kongrese,eshte e pamundur te njejtesohen e te unisohen dialektet. Secili ka trevat e veta ku flitet e ku shkruhet, ka kohen e vet te pamohueshme, o te bjerrjes, o te zhvillimit,o te njesimit, por eshte heret te flitet per njesim. Njesimin e dialekteve e ben levizja e popullates nga nje vend ne tjetrin,nga nje brez ne tjetrin, kurre nga nje ligj apo nga nje detyrim me zor. Per drejtshkrimin dhe per pikesimin eshte bere nje pune e madhe dhe duhet lavderuar. Koha do t tregoje se cili variant i folur e i shkruar, gegerisht, toskerisht apo standard, do te kete mbeshtetjen e popullit ne nje te ardhme,sa te larget… Ligjesite e gjuheve nuk pyesin per vendimet e superstrukturave, sado te dhunshme te jene…

P.J.: Ç,mesazh jep per krijuesit e rinj perketej e perandej, kudo qe jetojne e punojne dhe shkruajne letersi?

N.E.: Para se te jap mesazhin tim per te rinjte, po them pak fjale per revisten ”Kuvendi”, qe na ka mundesuar me botimin e faqeve te saj ese, cikle poezish, apo tregime, novel dhe kujtime nga shtresa te ndryshme shqiptaresh. Mua stafi i kesaj reviste me ka botuar cikle poezish dhe nje fragment poeme ”Vitet nentedhjete”.

Per mua çdo numer i kesaj reviste eshte nje antologji me autore tregimesh, poezish, novelash reportazhesh nga me te ndryshmet. Ketu ka vershime talentesh nga te gjithe brezat, nga ata qe bejne hapat e pare deri te mosha e trete. Me qe ra fjala per fillestaret apo te rinjte, i keshilloj te veteveshtrohen ne vetvete dhe te bejne perzgjedhjen e duhur ne morine e motiveve.

Nuk shkruhet poezia si duke bere shaka…Moti eshte origjinal, kur trajtohet nga nje kendveshtrim i veçante. Koha,si gjithmone i ndrron stinet. Shosh e sit pa nderprerje. Po nuk u vetezdrugove, koha qe vjen,nuk te zdrugon, por te pohon siç ke qene, punetor i fjales srtistike apo dembel…

Kaq, i dashur, Pjeter, munda t’u shtrydhem pyetjeve te tua, qe me sjellin ndermend pyetjet e te famshmit Prust. E kalofsh mire mbasditen dhe te falura te perzemerta miqve e shokeve tane te atyshem, qe na kane mundesuar botimin!

Bisedoi: Pjetër Jaku

Detroit,  29 Tetor, 2020

Disa poezi nga NEXHIP  EJUPI

Lotët e jargavanit

Mjegullirë…Erë qoftesh…Tym duhani…

Një i dehur te nje qoshe,vjell e qan,

Te dritarja sa ka çelur jargavani,

Po asnjëri s’e kthen kokën nga kjo anë…

Ndoshta,shiu i ka mbledhur krejt pa pritur,

Ndoshta,malli,pengu,rasti…S’di se çfarë,

Gotë pas gote hapen gjokset e shkopsitur,

Duke folur,duke qeshur,duke sharë…

I vë gishtin kokës sime:”Kafenerat

Mos janë kthina ku sarhoshet kombi im?

Shkulen flokësh retë e shiut me rruferat,

Jargavani qan përjashtë me ngashërim…

Nallanakja

Ç’marrin brigje kësaj ane,

I njoh mirë e mirë më njohin,

Nallanaken me nallane

Sytë e mi kurrkund s’e shohin…

Pyes pleq e pyes plaka,

Por askush për të s’më flet,

Veç një vashë me të më ngjaka,

Lidhur flokët një-gërshet…

Sa i qasem,gojëçaprazet,

Shqyhen goje:-Mos iu qas!

Shfryjnë mbi mua gjithë marazet,

Si të jem një kamikaz…

Thembrat kthej nga kisha majat,

Pa mësuar asgjësend.

Pse s’m’u shembën krejt krenajat,

Të më linin top në vend?!…

Flas me veten:”Ky ësht faji,

Që po pyes për dikë.

Unë nuk jam si maskarai

Që rren botën për asgjë…

Kokën ul i merakosur,

Ndjej të nxehtë si në korrik…

Fshati im!…Ç’të ka vrerosur,

Mallit tim pse m’i ke frikë?…

Thërrimet e shpirtit

Shpirti im qe bukë që e ndava me shokët,

Ende më kanë mbetur prej tij pak thërrime,

Tash që po ndjehem i rënduari i plogët,

Po i mbledh dorëdridhur dromcat e bukës sime…

Rilindësit e kombit

Rilindësit e lanë të mosvarme Shqipërinë,

Na thanë ç’ka qenë,ç’ësht e ç’do të jetë,

Ç’u bë me të,më mirë që s’e dinë,

 (Me të mosvarmen e varme,Shqipërinë).

U bë bahçe me lule për lukuninë,

Ku secili sipas qejfit e shet.

Kurrë s’e menduan kështu Shqipërinë,

Çka ësht vërtet…

Triolete

S’ka njeri që s’ka një dhimbje,

Në qoftë një,nuk e besoj,

S’bëj hamendje,e kam bindje,

Ku jetohet, gjëllon dhimbje…

Gjëllim-dhimbje,dhimbje-lindje,

Gazavajthi mbijetohet,

S’ka njeri që s’ka një dhimbje,

Në qoftë një,ky nuk besohet!…

Pengu i Nënë Terezës

Bëri lutje për paqen e për mëshirën,

Për varfërinë,të mos mbetej varfëri,

Për dahurinë njerëzore,për më të mirën,

Që njeriu për njeriun të kishte njerëzi…

Vetëbrengoset nga brengat e të brengosurve,

Ua lehtësonte me dy duart drejt Zotit,

Trupi iu mpak prej plagëve të të plagosurve,

Dhe iku nga kjo botë me pengun e lotit!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *