NEW YORK : Federata PanShqiptare e Amerikës Vatra, ka reaguar sot pasdite nëpërmjet një deklarate zyrtare lidhur me vrasjen e pesfishtë, që ndodhi javën e kaluar në bregun rreth liqenit të Hekuranës në Smilkovc të Shkupit, të cilën thonë ata e mësuam nëpërmjet shtypit.
Kreu i shoqatës më vjetër shqiptare, Vatra, Dr. Gjon Buçaj përmes një deklerate që lëshoi sot për media këtu në Shtetet e Bashkuara, duke i shprehur ngushëllime familjeve për humbjen e të afërmve të tyre; “shpreh shqetësim të thellë për efektin e dëmshëm që kjo ngjarje tragjike mund të këtë në qetësinë e vendit dhe në marrëdhënijet ndëretnike. Në këtë kohë kur Republika e Maqedonisë bën përpjekje për t’u integruar në strukturat euroatlantike, rrethet armiqësore mund të përpiqen t’a shfrytëzojnë këtë ngjarje për të ndezur konflikte ndëretnike, me qellim për të penguar aspiratën e përbashkët të sllavomaqedoneve dhe të shqiptarëvet për integrimin e Maqedonisë.”
Më tej në deklartë ceket se Vatra e çmon deklaratën konstruktive të Ministrisë së Puneve të Brendëshme të Maqedonisë dhe u bashkohet thirrjevet drejtuar qytetarevet për vetëpërmbajtje dhe organevet për hetime serioze, për të sjellur para drejtësisë autorët e krimit të shëmtuar. Vatra, gjithashtu u bën thirrje autoriteteve të Shkupi që të bëjnë çdo gjë në kompetencen e tyre, për të siguruar një ambient sa më të qetë, dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Maqedonise, dhe të mundësohen hetime të plota vetëm në rrugën ligjore, duke parandaluar spekulime të dëmshme” perfundon deklarata e “Vatres”. /BEQIR SINA/