Uniforma e nje luftetari te “ Trupit Vullnetar” apo te “ Gardes Civile”

Pjese e uniformes te Trupave Vullnetare te Vatres e restauruar
Në prag të 100 vjetorit të VATRES, Zbulohen uniformat e “Trupi Vullnetar”apo “Garda Civile”, sic u quajt zyrtarisht më vonë, që në fillim të vitit 1920, erdhi në Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”! “Garda Civile”, metamorfozë e “Regjimentit Shqipëtar” i ideuar që në vitin 1918 nga Mehmet Bej Konica dhe i ftuar në 1920 nga kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sulejman Delvina!
Nga Frederik Stamati
Po marr përsipër të shkruaj historinë e një uniforme ushtarake të vitit 1920, pa pretenduar se do të jetë e plotë, por duke u munduar ta shoqëroj me të gjitha kuriozitetet e mundëshme. Gjithashtu dua të shtoj, se gjetja e saj ishte frut i punës së katër vetave, ku ve? meje morën pjesë edhe Arjola Prifti, shefja e Fondit etnografik të Qendrë së Studimeve Albanologjike, Vilma Nallbani dhe Violeta Maloku, të dyja punonjëse të këtij fondi. Nga i gjithë ky grup asnjë nuk ishte i parë.
***
Stendali thotë se rasti është gjeneral. Për ne rasti është treguar një fisnik bujar, zemërgjerësia e të cilit ledhatoi si rrallë herë sedrën muzeale të shtetit shqiptar. Ja, ndonja dy muaj më parë, tek rrënonim plot emocione për relike të harruara të Bandës “Vatra”, gjetëm në një grumbull objektesh, që nuk dihej se ?farë ishin, një uniformë të vjetër ushtarake. Ishte e palosur pa kujdes, gjithë rrudha, me sa dukej nuk i hynte askujt në punë, madje as që e tërhiqte, as sa për kuriozitet. Ë hë, as sa për kuriozitet! Mirëpo kurioziteti është kapri?ioz, është syth i fshehtësisë, apo lidhet me di?ka të rrallë, të cilën e di, e kërkon dhe nuk e gjen dot. E shpalosëm xhaketën. Në të dyja anët e jakës simboli kombëtar, shiriti kuq e zi dhe dy germa të mëdha prej bronzi T dhe V. O Zot! “Trupi Vullnetar”! “Trupi Vullnetar”apo “Garda Civile”, si? u quajt zyrtarisht më vonë, që në fillim të vitit 1920, erdhi në Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”! “Garda Civile”, metamorfozë e “Regjimentit Shqipëtar” i ideuar që në vitin 1918 nga Mehmet Bej Konica dhe i ftuar në 1920 nga kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sulejman Delvina!(Te plote ne botimin special te Gazetes Dielli me rastin e 100 vjetorit te VATRES, me 100 faqe)
Solli per ” Kuvendin” Beqir Sina
Marre nga www.gazetadielli.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *