Kryeministri Thaqi vlerësoi lart rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në lidhjet e shkëlqyera me SHBA, dhe falemnderoi ata për kontributin e tyre, në pavarësinë e Kosovës
MANHATTAN NEW YORK CITY : Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitën e tij të sukseshme disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe me takimet që zhvilloi sot në Nju Jork. Kryeministri Thaqi i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, dhe anëtarët e delegacionit të tij, sot në mesdrekë, zhvilloi një takim faleminderimi në lokalin e njohur “Club A Steakhouse” me pronar shqiptarë Bruno Selimaj,
Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington zoti Avni Spahiu, Konusllia e Përgjithëshme e R. Kosovës në New York, znj. Arta Rama, diplomati Fatmir Zajmi, si dhe media shqiptare në SHBA.
Kryeministi Hashim Thaqi i përshëndeti të pranishmit duke i a u uruar atyre dhe të gjithë shqiptarëve 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në vazhdim të fjalës së tij, përshendetëse, ai i informoi bashkatdhetarët tanë, përfaqësues këta të disa shoqatave dhe organizatave të komunitetit, për agjendën e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe i falenderoi të gjithë shqiptarët në Amerikë, që me kontributin e tyre kan ndikuar që Shtetet e Bashkuara të jetë mike e përjetëshme e Kosovës.
“Për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për mua personalisht, është kjo një vizitë historike, tha Kryeministri Thaqi, duke shtuar se gjatë këtyre ditëve, ai ka patur takime të nivelit të lartë me udhëheqës politikë të Shteteve të Bashkuara,” Ai ka takuar gjatë këtyre ditëve, Sekretaren Amerikane të Shtetit zonjën Hillary Clinton, zëvendës Presidentin Joe Biden, ish kandidatin për President , senatorin Bob Doll, senatorë dhe kongresmen, anëtarë të Administratës, së Presidentit Obama, dhe ka mbajtur ligjerata në Universitetet amerikane. Vizita ime në SHBA, tha zoti Thaqi, është një rast i madh për ne për ta ritheksuar ndikimin dhe ndihmën vendimtare amerikane që mundësoi shtetësinë tonë, pavarësinë e Kosovës..
“Në vazhdimësi të forcimit të shtetit si dhe forcimit të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), roli i komunitetit shqiptaro-amerikan ka qenë gjithnjë i rëndësishëm,” tha në përshëndetjen e tij kryeministri Thaqi.
Kryeministri i Repubikës së Kosovës, Hashim Thaqi, përmendi me këtë rast rolin e kontributin historik të shqiptarëve të Amerikës, që patën në demokratizmin e Shqipërisë, çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Ai vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në SHBA, dhe theksoi se lidhjet e mira duhet të avancohen në vazhdimësi, nëpërmjet takimeve. Më tej zoti Thaqi theksoi se duhet t’i rrisini sa më shumë lidhjet dhe kontaktet e tuaja me kongresmenët dhe senatorët amerikan, anëtarët e qeverisë përfaqësuesit e insiturcioneve ndërkombëtare në SHBA.
Takimi kaloi në një atmosferë mjaft miqësore. Mirëseardhjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia uruan Kryetari i Federatës PanShqiptare Vatra, Dr. Gjon Buçaj, Drejtori Egzekutivë i Këshillit Kombëtarë Shqiptaro Amerikan z. Avni Mustafa, Presidenti i KKSHA, z. Martin Shkreli, veprimtarët e komunitetit z. Harry Bajraktari, z. Shefki Mexhuvani, z. Shaqir Gashi, z. Sabit Bytyqi, z. Arben Krasniqi, z. Elmi Berisha,,z.Agim Aliçkaj, z. Ismer Mjeku, dhe të tjerë, patën rastin të shtrojn pyetje të drejtpërdrejta. Në fjalën e tyre ata kan shprehur gjithashtu, gatishmërinë për të vazhduar me angazhimet e tyre dhe mbështetjen e gjithanshëm të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve në Kosovës.