Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan – 2014

Ditët e Letërsisë Shqipe, të cilat kanë vitin e 13-të që realizohen në Michigan, me pjesëmarrjen e krijuesve nga gjitha Shtetet e Amerikës, këtë vit do të bëhën me datat 31 Tetor dhe 1 e 2 Nëndor 2014

Komisioni për realizimin e  këtij aktiviteti do të jetë:

Gezim Basha, – kryetar, Iliriana Sulkuqi, Gjovalin  Lumaj, Elinda Marku, Lulash Palushaj

Si çdo vit, ky aktivitet do të ketë një Juri të përbërë:

Nexhip Ejupi,- Kryetar, Zef Paloka, Ana Toma, Pierre – Pandeli Simsia dhe Gazmend Kishta

Ky aktivitet do të ndahet në tri faza:

E premte 31 Tetor 2014

Pritja, sistemimi i krijuesve dhe  darka e mirëseardhjes

E shtune 01 Nendor 2014

Mëngjesi në orën 9:30

Diskutime dhe  Promovime nga ora 10 e 30 deri në orën 14:00

Nga ora 14 deri 15 dreka

Mbrëmja kryesore e këtij aktiviteti nga ora 8:00 pm – 01:00 am

Moderator të këti takimi  Arben Dervishi dhe Alba Xifaj

Skenari i mbrëmjes do të realizohet nga Gjovalin Lumaj

E dielë 02 Nendor 2014

Panair libri, ekspozita pikturas, fotografishë dhe punimesh të ndryshme artistike nga ora 9:00 am deri në orën 6:00 pm.

Ky aktivitet është në varësi te kërkesave për ekspozime.

  • Vendi se ku do të zhvillohen aktivitetet do percaktohet deri me daten 15 Shtator 2014
  • Materialet e konkursit do te dorezohen deri me daten 25 Tetor 2014 në adresen:

revistakuvendi@hotmail.com

 

Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi”

Sterling HTS, MI

30 Gusht 2014

3 thoughts on “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan – 2014

  1. Eshte e vetmja gje e bukur qe behet ne komunitettin tone, edhe pse behen festivale e mbledhje, hapje e mbyllje biznesesh e shoqatash. Artistet kane nevoje ta kene nje sebep per tu mbledhur dhe ju e benei kete prej vitesh. Mua me ka rastisur te takoj aty Agim Shehun e ardhur nga Zvicra, Pellum Kullen e ardhur nga New Yorku, shkrimtarin e njohur Fatos Kongoli, Dalan Luzaj e Gjeke marinaj, Pandi Sykun e Naum Priftin e shume e shume te tjere. Ndoshta dhe ju kushton, por bejeni se ia vlen!

  2. Me ka pelqyer menyra e organizimit deri vitin e kaluar. Ne 4-5 raste kam marre pjese. Vjet e pashe nga TV e Ganise. Shume folklorizem. Besoj s ekete vit do ta korigjojne. Pjesemarrja e shkrimtareve me te njour shqiptar eshte nje vleresim qe i behet ketij aktiviteti, por organizatoret, sidomos ata qe u pelqen te jene kryetar duhet ti kontrollojne moderatoret, qe te mos bajne sipas qefit te tyre. Keto lloj aktivitetesh nuk mendoj se kane nevoje per publike, keto me mire duhet bere vetem me krijues edhe ata pak dashamire te tyre qe njihen nga komuniteti.
    Konkursi duhet ta kete ndonje stimul material. Flm nese publikohet komenti!

    • Jam plotesisht dakort me vrejktjen tuaj Antoneta. Kjo ka qene ne qender te gjith diskutimeve tona me organizatoret dhe miqte e kesaj dite. Me te vertete kishte shme folklorizma dhe dalje jashte asaj tematike qe kerkon nje dite letrare. Kete vit me siguri do te jete gjithcka me koncize. Respekt per juve dhe vrejtjen tuaj dashamirese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *