Dega e Pan Federates “Vatra” në Michigan e përkrah Peticionin- Protestë të Shoqatës “ Dukagjini” me veprimtari ne po këtë shtet ( Michigan ), për ndarjen e padrejtë të teritorit administrativ të Republikës së Shqipërisë.
Ndarja Teritoriale, e pamiratuar ende nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, por e kaluar në Kuvend, përbën një precedent të rrezikshëm për eleminimin e zonave të tëra me përbërje të njohura dhe të specifikuar social-shoqërore, që mbajnë një histori brilante të Republikës së Shqipërisë.
Veçanërisht, krahina si Dukagjini, të njohura në shekuj, nuk mund të preken me një të rënë të lapsit.
Sterling HTS, Michiagn
29 Gusht 2014
PETICION PROTESTE
DREJTUAR:
PRESIDENTIT TE SHQIPERISE,
QEVERISE SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE ,
PARLAMENTIT SHQIPTAR
AVOKATIT TE POPULLIT
LENDA: PER NDARJEN TERITORIALE ADMINISTRATIVE TE RSH !
SHOQATA “DUKAGJINI” me qender ne Shtetin Michigan ,USA i transmeton subjekteve te lartpermendura kete peticion/proteste per riorganizimin administrative, specifikisht te zones se Dukagjinit !
Ne e kuptojme nevojen e shqetsimin e Qeverise per efektivitetin ekonomik, po nuk jemi dakort dhe kundershtojme me insistim heqjen e emrit te DUKAGJINIT nga harta gjeoadministrative e Republikes se Shqiperise .
Na lejoni t’ua kujtojme zoteri te nderuar, se Dukagjini nder shekuj a ka fituar legjitimitetin e tij ne Historine e Shqiperise, per te mos u hequr kurre nga hartat Ballkanit e te Europes e, aq ma pak nga hartat e SHQIPERISE !!!
Dukagjini i Leke Dukagjinit, Dukagjini i qendreses se pashembullt kunder turkut, Dukagjini mbrojtesi i kufive verilindore te Shqiperise, qe kemba e pushtuesit nuk e shkeli kurre, eshte monumental ne aspektin kombetar, emri i tij nuk mund e nuk duhet te hiqet nga harta geoadministrative e Shqiperise .
Ju kujtojme te nderuar zoterinje, se ky vendim fatkeq merr nje rendesi te vecante, sidomos tashti qe Europa po behet gati te pranoje Shqiperine ne BE, ku hartat do te jene permanente . Askush nuk do t’i rikthehet ketij vendimi.
Te nderuar zoterinje, ju bejme thirrje qe te rishikoni e te konsideroni kthimin e nderit qe i takon Dukagjinit , edhe pse situata e sotme ekonomike, zhvendosja e popullsise nuk e favorizon kete.
Ndryshimi i ketij vendimi nuk do te jete vetem ne favor te Dukagjinit e te Dukagjinasve, por edhe ne favorin e nderin Tuaj, do t’i sherbeje, sic i ka sherbyer ne shekuj kombit Shqiptar ne pergjithesi . Ti ruajme piketat kombetare, se do te na duhen neve the brezave qe do te vijne, pavarsisht pjesmarrjes se Shqiperise ne BE.
Si konkluzion, kerkojme me insistim:
a. Te shfuqizohet vendimi i parlamentit per ndarjen teritoriale –administrative, respektivisht per zonen e Dukagjinit .
b. Te behet referendum popullor per zgjidhjen e ketij problemi .
c. Te kthehet emri i Dukagjinit ne harten administrative historike e t’i kthehen edhe krahinat tjera te hequra nga hartat e meparshme.
Ne qofte se kerkesa jone nuk merret parasysh,ne do te reagojme me te gjitha forcat edhe mjetet demokratike perfshi ;
1. T’i ftojme te gjithe Dukagjinasit te bojkotojne zjedhjet e ardhshme te 2015-es
2. Do te sensibilizojme opinionin e kerkojme nga miqte tone perendimor te ndikojne ne arritjen e kerkesave tona.
3.Do t’i kerkojme Keshillit te Europes te nderhyje per zgjidhjen e ketij problem.
Shpresojme se ky peticion/ proteste do te konsiderohet ne aspektin historik e kombetar e se nuk do te jete nevoja ta zgjasim pafundesisht zgjidhjen ketij problemi jo shume te nderlikuar.
Me respekt ju njoftojme se kete peticion /proteste jane gati ta perkrahin edhe shume shoqata te tjera patriotike kombetare.
Me respekt :
SHOQATA “DUKAGJINI” MICHIGAN
UNITED STATES OF AMERICA
Detroit,8-10-2014