“5 Must-Hear Pop Songs of the Week!”
LOS ANGELOS CALIFORNIA : Përmbledhjen e kësaj jave me këngët Pop – në hitet e televizionit amerikan MTV e kryesuan 5 këngë : një këngëtare dhe kompozitore në rritje e muzikës pop Bebe Rexha, një përzgjedhje e këngëve të sudezes Katy B + dhe nga një këngë nga diva Latine, Shakira me këngën “Chasing Shadows” .
Bebe Rexha, kësht bëhet këngëtaria e parë që është shqitare dhe kryesonë një nga hitet më prestigjoze të muzikës Pop në televizionin amerikan MTV.
Kjo këngëtare e cila po tenton të “shpërthej” në tregun e fortë muzikor amerikan dhe më pas në atë ndërkombëtar, është 24 vjeçare.
Ajo është e lindur Brooklyn – New York nga prindër shqiptarë të cilët kan emigruar nga Dibra e Madhe në SHBA.
Bebe Rexha, javën e kaluar ka publikuar dhe hedhur në treg këngën e saj më të re me titull “I Can’t Stop Drinking About You”.
Kënga megjithëse ka rreth një javë që është publikuar dhe është zgjedhur në kanalin muzikor të MTV si hiti i javës, ka pasur vetëm për një javë mbi 150 mijë klikime.
Në rrjetin social facebook – statusin e saj Bebe Rexha ajo u shkruan fansave të saj se :”Ne kemi mbi 150.000 klikime – vështrime –
Andaj thotë ajo unë ” Vetëm kam për të kërkuar dhe për të marrë një moment dhe të ju them dhe t’ ju falënderoj për të gjithë mbështetjen ju fansat e mi XO”
Gjithashtu një fakt i cili vlen të përmendet në suksesin e 24 vjeçares shqiptare, është se Bebe Rexha është edhe autorja e hitit “The Monster” e kënduar nga Eminem dhe Rihanna.
Suksesi në Amerikë, theksojnë medjat amerikane nuk i thjesht për t’u arritur, megjithatë, 24 vjeçarja Bebe Rexha duket se është në rrugën e duhur./Beqir SINA/