Kalimi nga një rregjim totalitar në ballafaqimin me vlerat e lirisë është vetiu një ngërç në vetvete. Një pjesë e çimkave që i shërbyen me zell diktaturës,porsa kalojnë provën e mirëseardhjes dhe harresës,implementojnë mikrobin e kuq, i cili mori miliona jetë njerëzish anë e kënd botës. Ky mikrob nuk është më diktatura e proletariatit, se pushteti që e mbante atë ka vdekur.Por,është prodhimi i thashethemeve dhe i intrigave si pjesë përbërëse e armës së propagandës së kuqe.
Alfons Grishaj
“I would rather walk with a friend in dark, than alone in the light”. Kështu shprehej për miqtë Helen Keller.
Miqësia është një vlerë shoqërore, e cila përmban në vetvete karakterin, mirësinë, shpirtin dhe traditën.
Si koncept filozofik dhe psikologjik, shpesh herë kam përseritur rreth kësaj vlere, të cilën nganjëherë njerëzit e nëpërkëmbin,e injorojnë, ose më saktë, nuk janë të aftë për ta mbajtur atë. Për ta kuptuar dhe mbajtur miqësinë duhet të jesh tip Sanguin,të gëzosh si kusht primar të katër komponentet qëpërmenda më lart. Pa to njeriu është një hap larg nga kafshëria dhe bota instiktive.
Në vitet e jetës sime,kam parë shumë njerëz të sferave të ndryshme në të gjitha rrethanat,të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara,në paqe e në luftë,në liri dhe izolim.Dhe mund të them pa asnjë kompleks se e di përmendsh të plotë rregjistrin e tipave dhe karaktereve njerëzore. Këtu përfshij edhe ata, me të cilët jam ballafaquar në experiencën e re të emigracionit, dhe, i zhgënjyer totalisht, mund të përsëris me bindje thënien lapidare, që e përdornim dikur (autorin nuk e mbaj mend): “Sa më tepër njoha njerëzit, aq më tepër desha kafshët!”.
Liria është ajo pjesë e qiellit,ku njerëzit që e kanë nuk e njohin,kurse atyre që u mungon e adhurojnë.Por çfarë u ndodhi në rrethanat e reja disa të njohurve të mi të cilëve u mungoi liria për 47 vite, porsa u ballafaquan me të? Fillimisht, u sollën si të trembur,konfuzë dhe të dëshpëruar.Pasi u kaloi kjo fazë,filluan të shijonin të mirat e lirisë dhe u bënë miqësorë, (nuk mungonin në fotografitë e darkave që organizonim ndër festa kombëtare apo tradicionale).Më vonë ata zunë të bëhen “seriozë”, të trashnin zërin,biles u shihej dhe ndonjë akt vagabondazhi i vonuar,apo ndonjë trimëri jo paralele.
Kafeja filloi të degjenerojë.Në sfond, u shfaqën mungesa e karakterit, e mirësisë, e shpirtit dhe e traditës, gjë që tregon, se përveç rastësisë asgjë më tepër nuk kishim të përbashkët. E para, ata vinin nga një traditë e përlyer familjare që nga e kaluara dhe deri në ditët e lirisë, të cilët si vegla të verbëra pa identitet, me pseudonime të pështira, i shërbyen rregjimit të Enver Hoxhës me zanatin më të urryer në perëndim, atë të spiunit. Megjithëse disave ua njihnim të kaluarat familjare dhe personale, shoqëria që krijuam dhe buka që hëngrëm si bashkatdhetarë, e lanë prapa pjesën e tyre të errët. Për mua, kishte shumë kuptim ky akt, sepse miqësia që mbështetet në fisnikëri, eshte akoma më e shenjtë. Por, siç thotë një fjalë e urtë popullore: “Ai që është mësuar, nuk rri pushuar!”. Dalngadalë, “miqtë” iu kthyen veseve të vjetra të spiunllëkut dhe intrigave. Velloja që mblulonte miqësinë tonë të rrejshme, u gris dhe fytyrat e vërteta të “miqve” dolën lakuriq! Përsëri u mundova t’i justifikoja dhe, për asnjë çast nuk mendova keq për ta,sepse mëshira është më e madhe se urrejtja.
E kam shkruar dhe më parë,njerëzit e vegjël nuk mund të bëhen kurrë të mëdhenj, aq më pak të gëzojnë një vlerë fisnike siç është miqësia.
Vlerën e miqësisë e gëzojnë të gjithë ata njerëz që besojnë në kodin e fisnikërisë, i cili mbetet instrumenti më i drejtë për të matur sjelljet tona në raport me njëri-tjetrin dhe moralin shoqëror në tërësi.
A mund të bëhet miqësia një lojë mjeranësh dhe trutharësh? Për një kategori, po. Pas një kohë studimi të karaktereve të dobta në shoqërinë e emigracionit, verejta se: Njeriu i ri i komunizmit u shpërnda gjithandej pas rënies së diktaturës. Në fillim, hiqej zvarrë pa ngritur kryet. Më vonë mësoi të ecte me duar dhe këmbë si kafshë e butë.Porsa kuptoi se në perëndim nuk e njohu kush,filloi zakonin e vjetër, dhe pse jo, të pretendonte tashmë të bëhej dhe udhëheqës në emigrim, në atë vend që e shau me rracë e me koc dikur.
Kalimi nga një rregjim totalitar në ballafaqimin me vlerat e lirisë është vetiu një ngërç në vetvete. Një pjesë e çimkave që i shërbyen me zell diktaturës,porsa kalojnë provën e mirëseardhjes dhe harresës,implementojnë mikrobin e kuq, i cili mori miliona jetë njerëzish anë e kënd botës. Ky mikrob nuk është më diktatura e proletariatit, se pushteti që e mbante atë ka vdekur.Por,është prodhimi i thashethemeve dhe i intrigave si pjesë përbërëse e armës së propagandës së kuqe. Ata përdorin portalet e turpit për të gjykuar tavolinat e nderit me pandershmërinë e tyre. Gjakpirësit, gjykojnë njerëzit që kanë dhënë gjak për lirinë. Gjykojnë të vuajturit, viktimat e spiunllëqeve të tyre. Gjykojnë priftërinjtë e hoxhallarët, të cilët u përndoqën prej ateizmit tyre.Gjykojnë Konsuj e Ambasadorë të lirisë, pikërisht ata qëi shërbyen persekutimit dhe izolimit. Gjykojnë Vatren,patriotë e atdhetarë,shkrimtarë e poetëe çdo gjë me vlerë, pikërisht ata të cilët janë vetë e keqja më e madhe kohës dhe e shoqërisë sonë.Gjykojnë e ç’nuk gjykojnë,por kurrë veten dhe familjarët e tyre, që njihen nga fshatarë e qytetarë për bëmat mortore e inkuizitive, mbi të cilat, u mbajt për dekada me rradhë një rregjim çnjerëzor. Kutërbimii kësaj rrace gjakprishur ka sjellur erë të keqe dhe ketu nëperëndim…
Nje shkrim mjaft I vlefshem I Zotit Grishaj.
Po te jete per portalet e turpit , vendin e pare e zen ad…, qe une I Kisha keshilluar shume shoke e miq as mos ta hapin fare at faqe ngatrrestaresh duke filluar nga administratori I Saj deri tek kungujt tjere nje nga nje qe bejne artikuj Aty. Shpresoj qe kto ateista te kthehen ne rrugen e Zotit sa me pare , Se Kur te Duan ata do te jete teper vone.