Kryesia e Degës së Vatres Michigan ,të martën me datën 10 Qershor 2014, në Bibliotekën e Kishës së ShënPalit pati një takim me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe sekretarin e tij, Dom Fatmir Koliqin. Në takim merrnin pjesë Famullitari i kësaj Qendre Dom Fran Kola, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, Sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Fatmir Koliqi, Kryetari i Degës së Vatrës Alfons Grishaj, Nënkryetari PjetërJaku, sekretari Mondi Rakaj, anëteri i këshillit të përgjithshëm të Vatrës, Kujtim Qafa, arkëtari I kësaj dege Julian Çefa dhe aktivisti vatran PetritDoda.
Në këtë takim, i cili zgjati për më shumë se një orë, u diskutua rreth punës së Vatrës dhe rëndësisë së këasaj Federate Panshqiptare në të gjitha problemet shqiptare, në jetëgjatësinë e saj, si një ndër organizimet më serioze në diasporë dhe që ka luajtur një rol të rëndësisë së veçantë në zgjidhjen e problemeve me rëndësi kombëtare. Përafërsisht këtë e theksoi Ipeshkvi në përshëndetjen e tij, duke u ndaluar edhe në bashkëpunimin e saj me oragnizmat fetare që ka pasur e ka në diasporë, sidomos në Amerikë. Imzot Dodë Gjergji theksoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin vëllazror të shqiptarëve, edhe pse kanë besime të ndryshme.“ Para se të jemi katolikë, mysliman apo ortodoks, – theksoi Ai,- jemi shqiptar, ndaj edhe nuk kanë pse të na ndajnë besimet kur bëhët fjalë për kombin, për gjuhën, për kulturen tone të përbashkët. Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike kanë një bashkëpunim të mire dhe në asnjë rast nuk dalin me deklarata që kundërshtoj nënjëra- tjetrën edhe kur ka pasë raste të diskutueshme. Bash për këtë edhe ju këtu, sidomos në Detroit duhet të siguroni një koordinim të mire të aktiviteteve të përbashkëta e vëllazërore. Përsa i përket dyKishaveKatolike, që funksionojnë në këtë komunitet vital, falë edhe punës e ndihmës tuaj, unë mora përgëzimet më të mira, në takimin që pata dje në Arqipeshkvinë e Detroitit, – përfundoi Ipeshkvi.”
Nga ana e tij, Kryetari i Degës sëVatrës, Alfons Grishaj e falenderoi Ipeshkvin për takimin që u kishte rezervuar, duke vënë në dukje bashkëpunimin që kishin siguruar me këtë qendër fetare dhe kombëtare, falë punës së mire dhe përkushtuese të Don Fran Kolës, i cili në të gjitha rastet edukimin fetar e lidh me atë patriotic dhe kombëtar, duke qënë i pranishëm dhe ndihmuar çdo aktivitet të këtyre përmasave. Poashtu,-vijoj kryetari i kësajDege, ne kemi bashkëpunuar dhe gjetur mirëkuptime dhe me Kishën ZojaPajtore dhe famullitarin e saj Dom NdueGjergji, i cili në të gjitha evenimentet e rëndësishme ka qënë pjesëmarrës. Kemi bashkëpunim shumë të mire edhe me Teqen Bektashjane të Baba Rexhepit dhe po përpiqemi shumë të kemi të njëjten marrëdhenie edhe me Xhaminë Shqiptare të Detroitit, e cilakohët e fundit ka qënë lëkundur paksa.
Në këtë takim folën edhe nënkryetari i kësaj dege PjetërJaku, duke kërkuar që Ipeshkvia e Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës të ndikoj në përmirësimin e marrëdhenjeve të Xhamisë së Detroitit me Qendren Katolike të ShënPalit, si dy komunitete që kanë bërë histori në qendrimet e tyre atdhetare.
Poashtu, Kujtim Qafa dhe Julian Çefa falenderuan Ipeshkvin për këtë takim, si dhe Dom Fran Kolen për punë e tij të mire në shërbimet fetare dhe ato patriotike, duke qënë një punëtorë I zellshëm ne të mirën e shqiptarëve.
Pas takimit, Këshilli i kësaj Kishe kishte përgaditur një drekë, e cila kaloi në një atmosphere gazmore, ku nuk mungoi ndonjë pyetje miqësore Ipeshkvit, por as humori, që zakonisht shoqëron kohën pas një takimi serioz.